Institucionet

Bordi i Drejtorëve në Viti diskutoj për Draft Buxhetin komunal 2019-2021

Bordi i Drejtorëve komunal në Viti në mbledhjen e rregullt që u mbajt, pos pikave të ndryshme të parapara për këtë takim, ka diskutuar edhe për Draft Buxhetin komunal për vitin 2019-2021, me ç’rast janë paraqitur edhe kërkesat dhe nevojat që kanë drejtoritë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, …

Më shumë...

Është hapur Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti

Pas një renovimi të objektit të çerdhes së fëmijëve në Viti, ka filluar punën ky institucion, i cili ndonëse me një javë vonesë për shkak të punimeve që janë kryer aty, tani do të jetë në funksion të edukimit të fëmijëve. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol …

Më shumë...

19 vite Polici e Republikës së Kosovës

Me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në koktejin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Kryetari Muharremaj është shprehur: “Sot ishim në koktejin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me …

Më shumë...

Kryetari Muharremaj vazhdimisht në terren

Po bëhet rrjetëzimi elektrik nëntokësor, në Shirokë të komunës së Suharekës. Atje për të parë nga afër punën që po bëhet, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharemaj, ku është takuar me punëtorët e Kompanisë “KEDS”, me të cilët ka biseduar për ecurinë e punimeve rreth këtij projekti. …

Më shumë...

Për ta pastruar ambientin, të gjithë në aksion më 15 shtator

Më 15 shtator do të ketë aksion për pastrimin e tërë territorit të Kosovës. Edhe Në Komunën e Suharekës do të ketë një aksion të tillë. Për këtë, në zyrën e tij, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me disa zyrtarë komunalë, e kanë bërë planin se …

Më shumë...

Nisin punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”

Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”, në ceremoninë e nisjes së punimeve të pranishëm ishin Kryetari Smajl Latifi, Berat Duraku drejtor i DBPZHR-së dhe Afrim Dina kryesues i Kuvendi. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi …

Më shumë...

Kryetari Latifi vizitoi punimet në disa projekte

Po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, ecurinë e realizimit të këtyre punimeve nga afër i kanë parë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.  Ata …

Më shumë...

Shërbimi i zjarrfikësve në Junik përkujton sulmin e 11 shtatorit në SHBA

11 shtator 2001, sulmuesit rrëmbyen katër aeroplanë, që fluturonin mbi SHBA. Dy prej tyre u rrëzuan te kullat binjake të Qendrës Tregtare Botërore, në Nju Jork. Një tjetër u rrëzua në Pentagon, ndërtesa më e lartë ushtarake në Uashington. Aeroplani i katërt u rrëzua në një fushë, 80 milje nga …

Më shumë...

Përkujtohen dhe nderohen viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal dhe qytetarë, i kanë përkujtuar dhe kanë bërë nderime para flamurit amerikan, me rastin e 17 vjetorit të  sulmit terrorist në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sikur çdo herë tjetër, …

Më shumë...

Kompania IPKO ndihmon QKMF-në në Junik

Përfaqësuesit e kompanisë telefonike IPKO, vizituan komunën e Junikut. Qëllimi i tyre ishte ndihma me pajisje për QKMF-në. Ultrazë, Inhalator profesional dhe ECHO ishin disa nga pajisjet të cilat nga sot janë në shërbim të kësaj qendre donacion nga IPKO. Kryetari i komunës së Junikut Agron kuçi, falënderoj Kompaninë IPKO …

Më shumë...

Kryetari Jashari kujton sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari Jashari ka shkruar se “veprimet djallëzore e të liga do …

Më shumë...

Kryetari Jashari pret në takim znj.Krasniqi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në një takim Afërdita Krasniqin, kryetare e Komunitetit Shqiptar në Gjenevë të Zvicrës. Kryetari Jashari i ka uruar mirë se ardhje zonjës Krasniqi, dhe e ka njoftuar për zhvillimet në Komunën e Skenderajt. Gjatë takimit janë diskutuar tema rreth mundësisë së …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI VIZITOI DISA SHKOLLA NË KOMUNËN E DEÇANIT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka qëndruar në Deçan, ku ka vizituar tri shkolla të kësaj komune dhe ka biseduar me udhëheqësit e shkollave, mësimdhënës e nxënës për të arriturat në këto shkolla. Pas vizitave në Shkollën …

Më shumë...

FILLOI SË NDËRTUARI TRANSITI I MALISHEVËS

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, të shtunën kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës transite të Malishevës. Kjo rrugë do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të Ministrisë së Infrastrukturës, do të jetë e gjatë mbi 14 kilometra dhe do të …

Më shumë...

Punëtorët teknik të të gjitha shkollave priten në takim nga kryetari Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të premten në orën 10:00, ka pritur në takim në sallën e mbledhjeve të Asamblesë Komunale, të gjithë punëtorët teknik (mirëmbajtësit), të të gjitha shkollave të mesme dhe fillore të Komunës së Suharekës. Atyre u ka uruar së pari shëndet dhe fillim-vit të …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i transitit në Malishevë

Në Malishevë, ka filluar ndërtimi i rrugës transit për qytetin e Malishevës, e cila është një rrugë unazore, e gjatë rreth 14 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge, me rëndësi të madhe për Malishevën, mundësohet nga Ministria e Infrastrukturës. Shiritin e fillimit të punimeve, e kanë prerë, Kryetari i Komunës së …

Më shumë...