Në kuadër të vizitës që po realizon në Republikën e Kosovës, një delegacion nga shteti i Iowa-së i SHBA-së, janë pritur nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ministri Gashi shprehu mirënjohje për popullin dhe administratën e SHBA-së, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme nëpër …
Më shumë...Institucionet
Kryetari Latifi priti në takim z.v ministrinë e shëndetësisë Ali Berisha
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha dhe Ahmet Isufi, shef i GP të AAK-së, së bashku kanë vizituar QKMF-në, në qytetin e Rahovecit. Kryetari …
Më shumë...Dy shkollat e mesme në Suharekë u bënë me roje të sigurisë
Gjimnazi “Jeta e re” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi “ në Suharekës, nga sot do ta kenë nga një roje të sigurisë në hyrje të oborrit të Shkollës. Rojet që janë pjesëtarë të një Kompanie private të sigurimit derisa të përfundoj ky vit shkollor do të paguhen nga …
Më shumë...Kryetari Jashari inspektoi punimet në rrugët lokale në fshatin Polac
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe asamblisti i këtij fshati, Qazim Xani, kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në trasimin e rrugëve lokale në fshatin Polac dhe së shpejti do të fillojë edhe asfaltimi i këtyre rrugëve. Gjatë inspektimit të …
Më shumë...Organizohet Turniri Memorial për Dëshmorin e Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi, Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe OVL-UÇK- Deçan, është organizuar Turniri Memorial për Dëshmorin e Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj. Në këtë turnir memorial tashmë tradicional, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, Kryetari i …
Më shumë...MINISTRI BYTYQI PRITI EKSPERTEN E BANKËS BOTËRORE NICOL SAGINOR
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim eksperten e Bankës Botërore, Nicol Saginor, e cila është e angazhuar për procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënëseve (VPM), me të cilën ka biseduar për ecurinë e këtij procesi dhe rëndësinë që ka ky proces në sistemin arsimor …
Më shumë...Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e 40 punëtorëve në mirëmbajtjen e pyjeve në Malishevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për punësimin sezonal të punëkërkueseve, në sektorin e pylltarisë, ku do të angazhohen 40 punëkërkues. …
Më shumë...Ministri Reçica udhëton në Kuvajt
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka udhëtuar për në shtetin e Kuvajtit, me ftesë të homologes së tij, ministres së Çështjeve Sociale dhe të Punës, Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh. Ministri Reçica do të zhvillojë takime me përfaqësues institucional të Kuvajtit, si dhe përfaqësues që merren me punësim, …
Më shumë...Kori i Filarmonisë së Kosovës u prezantua suksesshëm në Britani
Kori i Filarmonisë së Kosovës, për herë të parë u prezantua në një turne në Britaninë e Madhe me projektin “Kthim në të kaluarën: Një rrugëtim muzikor”, ku mbajti tri koncerte. Koncertet u mbajtën me 5 dhe 6 maj në Hasting në bashkëpunim me Korin dhe Orkestrën e Hastingun dhe …
Më shumë...NGA E MARTA NË ORA 10:00, MBYLLET PËR QARKULLIM RRUGA NACIONALE N 2, KAÇANIK-HANI I ELEZIT
Nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për media Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se si pasojë e rrezikut që paraqet rruga nacionale N 2, Kaçanik – Hani i Elezit, do të mbyllet për qarkullim nga e marta (08.05.2018) në ora 10:00 deri në një vendim tjetër. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, …
Më shumë...Kryetari Haliti pjesë e Konferencës së OKB-së në Lubjanë të Sllovenisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merr pjesë në një konferencë dy ditore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Lubjanë të Sllovenisë dhe atë së bashku me një delegacion të lartë nga Kosova, konkretisht të disa kryetarëve të komunave tjera por edhe përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare. …
Më shumë...Mbyllet edicioni i 8-të i festivalit gjithëkombëtar ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’
Edicioni i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” ka nisur më një këngë dedikuar Heroit të Kombit, Gjenaral Luan Haradinaj, e cila u këndua nga këngëtari deçanas Jeton Kuçi, i cili ishte pjesëmarrës i të gjitha aktiviteteve kulturore dhe manifestimeve, dhe bashkë organizator i të gjitha edicioneve të këtij Festivali …
Më shumë...Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe MKRS-së për palestrën sportive
Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi gjatë ditës së hënë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për palestrën sportive, që procedurat e prokurimit të kryhen nga Komuna e Rahovecit. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl …
Më shumë...Mblidhet ekzekutivi komunal në Ferizaj, diskutohet për gjendjen pas vërshimeve në territorin e Ferizajt
Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur takim me drejtorët e drejtorive komunale me ç ‘rast temë e diskutimeve ishte gjendja e përgjithshme në territorin e Ferizajt, pas stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut e breshëritë që ka përfshirë ditëve të fundit komunën tonë. …
Më shumë...Pas vërshimeve, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu viziton biznese, objekte banimi privat, rrugë në zonën rurale dhe urbane, evidentohen dëme të mëdha
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga anëtarë të task-forcës për menaxhimin dhe tejkalimin e fatkeqësisë së djeshme me ç’rast reshjet e shiut dhe breshëri shkaktuan shumë dëme, ka dal në terren për të vizituar biznese dhe objekte private banimi duke parë nga afër dëmet që …
Më shumë...Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit dhe ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe …
Më shumë...