leoni

Institucionet

Juniku organizon akademi përkujtimore për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, Komuna organizon Akademi Përkujtimore, në kujtim dhe nderim të të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Junikut dhe Epopesë së Lavdishme të UÇK-së “Beteja e Zharres”. Në këtë Akademi Përkujtimore ndahet çmimi “Nderi i Junikut”, për të gjithë të rënët …

Më shumë...

Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësues të komunitetit të lagjes e njohur në kadastër si “Mahalla e Koxhve”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, pritën në takim përfaqësues të komunitetit të lagjes e njohur në kadastër si “Mahalla Koxhve”, të përfaqësuar nga Muhamet Malsiu. Përfaqësuesit e kësaj lagje shprehën shqetësimin e tyre lidhur me problemin që kanë me tokat e tyre. Ata theksuan …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë. Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, për të vazhduar …

Më shumë...

Nënkryetari Nura: Bashkëpunimi me CDI-në është model i bashkëpunimit të frytshëm

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur të mërkurën në takim udhëheqësit e CDI-së me në krye Alan Brown udhëheqës i Programit për Furnizim me Ujë të Pijshëm dhe Kanalizime Rurale si dhe zotërinjtë Astrit Vokshi e Lavdim Osmanaj. Në fillim të takimit nënkryetari Nura e ka falënderuar …

Më shumë...

Hapet tregu mobil i prodhuesve bujqësor në rajonin e Drinit

GLV”Gjeravica” është duke implementuar projektin “Tregu Mobil i Prodhuesve Bujqësor në Rajonin e Drinit”, i bashkfinancuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar- programi GIZ-Cosira dhe komunat e Deçanit, Pejës dhe Istogut. Ky projekt ka për qëllim që ti ndihmoj të gjithë prodhuesit bujqësorë të komunave të këtij rajoni, duke u …

Më shumë...

MKRS-ja investon 106 mijë euro në tri projekte kapitale në Gjilan

Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit. Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë …

Më shumë...

Promovohet kultivimi i bimëve mjekuese dhe aromatike në Komunën e Malishevës

Në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, përkatësisht në ambientet e kompanisë “AgroShqiponja”, është bërë promovimi i kultivimit të bimëve mjekuese dhe aromatike, projekt të cilin e përkrahë edhe USAID-i. Në këtë ceremoni mori pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përgjegjësi i USAID-it për bujqësi, Mike de la …

Më shumë...

Kaçaniku mbyll përkohësisht tregun e kafshëve

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton qytetarët e Komunës së Kaçanikut se nga data 28 Korrik 2017( E premte) mbyllet tregu i kafshëve, për arsye të fillimit të fushatës së vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes Gungore të Lëkurës. Për më shumë informata mund të informoheni në vendimin …

Më shumë...

Panairi veror ,,Deçani 2017’’ mbyllet më sukses pjesëmarrësit e vlerësojnë lartë organizimin

Është viti i katërt i Panairit veror ,,Deçani 2017’’ i cili mbahet në kuadër të shënimit të ditëve të diasporës nën moton ,,Edhe ti je pjesë e Atdheut’’. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për …

Më shumë...

Rendimentet e grurit në Malishevë, u sollën rreth 4200 kg për një hektar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punën e tyre gjatë javës së kaluar, si dhe për planifikimet e tyre, për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u tha se rendimentet e grurit në …

Më shumë...

KPF-ja i përcjell kuvendit për miratim raportin gjashtëmujor financiar për periudhën Janar-Qershor 2017

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e shtatë për vitin 2017, të cilën mbledhje e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi. Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, shpalosi para anëtarëve të KPF-së raportin gjashtëmujor financiar për periudhën Janar-Qershor 2017. Sipas …

Më shumë...

Tryezë për trashëgiminë shpirtërore

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prishtinë, të martën me 25 Korrik 2017 mban Tryezën e punës me temë: Referime për vlerat e identifikuara dhe të vjela nga terreni, faza e parë e Programit: Mbrojtja, ruajtja, vlerësimi dhe promovimi i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore. Në këtë tryezë, studentë dhe etnologë do …

Më shumë...

Tridhjetë familje të lagjes “ Kameraj” dhe “ Doqi” të Jashanicë së shpejti bëhen më rrugë të asfaltuara

Tridhjetë familje të lagjes “ Kameraj” dhe “ Doqi” të fshatit Jashanicë e Epërme të Klinës, së shpejti do të behën më rrugë të asfaltuara. Të hënën kanë nisur punimet për përgatitjen e rrugës për asfalt 1.3 km e gjatë e cila do të krijoj lehtësi në qarkullim për nxënësit …

Më shumë...

Vazhdon hapja e rrugëve të lagjeve në fshatrat Kastriot dhe Klladërnicë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon realizimin e projekteve të rrugëve të lagjeve në fshatrat Kastriot dhe Klladërnicë. Po ashtu po vazhdon inspektimi i vazhdueshëm i punimeve në këto projekte nga Nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorët e tij. Nënkryetari Nura i shoqëruar nga Kreysuesi i Kuvendit Ismet Salihu, ka inspektuar punimet …

Më shumë...

Fillon projekti i kanalizimit në Llaushë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të kanalizimit fekal në fshatin Llaushë të Skenderajt. Punimet tashmë kanë filluar dhe po ecin mbarë. Për të inspektuar fillimin e punimeve në Llaushë ka qëndrua Nënkryetarit i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Ai është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve …

Më shumë...

Ministri  Zharku kryetari Ismajli dhe Muharremi inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Qafë Duhël-Topillë-Grajqevc-POapaz   

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kryetari i Shtimes Naim Ismajli dhe ai i Ferizajit Muharrem Sfarça, si dhe dy zëvendësministrat e MI-së, Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, inauguruan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës, Qafë Duhël – Topillë-Grajçevc-Papaz, segmenti Topillë, e cila rrugë lidhë tri komuna: Shtimen-Ferizajn dhe Suharekën. …

Më shumë...