U kompletua rikonstruktimit i rrugës “Ahmet Kaçiku” në komunën e Ferizajt. Rruga “Ahmet Kaçiku” pjesa nga shkolla “Gjon Serreqi” deri tek rrethrrotullimi në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, pas rikonstruktimit u kompletua edhe me shtegun për çiklistë, drunjtë dekorativ, ndriçimin publik e sinjalistikën rrugore.
Më shumë...Institucionet
Pas rrebesheve të shiut, ekzekutivi i komunës së Rahovecit ka dalë në terren për të përcjellë situatën
Pas rrebesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën. Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për …
Më shumë...U vendos gurthemeli për ndërtimin e terrenit sportiv në ShFMU “Rudolf Walther” në komunën e Rahovecit
Sot, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës, nxënës e qytetarë, në hapësirën e ShFMU “Rudolf Walther, paralelja e ndarë në Dobidol, vendosën gurthemelin për ndërtimim e terrenit sportiv, që do t’u shërbejë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e …
Më shumë...Filloi cikli i parë i dëgjimeve buxhetore në komunën e Rahovecit
Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive dhe Statutit të Komunës së Rahovecit, nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi publik buxhetor me rininë, gratë, pensionistët dhe komunitetet pakicë. Duke filluar kështu cikli i parë …
Më shumë...KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt
Komiteti për Politikë dhe Financa, organ i Kuvendit të Komunës në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit të kuvendit, Argjend Thaçi, sot e ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt të këtij komiteti, ku janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për komunën dhe të njëjtat janë rekomanduar për mbledhjen e radhës …
Më shumë...Nesër fillon spërkatja selektive në disa fshatra të Malishevës
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Malishevës lajmërojnë qytetarët se nga data 22.05.2024 do të bëhet spërkatja selektive nga toka të Zonave Endemike nga Ethet Hemoragjike Krime Kongo (EHKK) në sasi prej 2500 ha, me preparat nga familja : “Pyrethroid”- ACARID, ose ekuivalent: Biocide të kombinuara me ujë, …
Më shumë...Subvencionohen Organizatat, shoqatat e klubet sportive nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Vitisë
Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të kontratave për subvencionimin e Organizatave dhe shoqatave nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që veprojnë në komunën e Vitisë. Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili duke uruar përfaqësuesit e OJQ-ve, theksoi se Komuna e …
Më shumë...Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim znj.Rafete Maliqi, e cila sapo është pensionuar. Më këtë rast ai falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim, konkretisht për 42 vite punë të saj në …
Më shumë...Edhe një punë e mirë po bëhet në qytetin e Malishevës
Rruga “Habib Berisha” në komunën e Malishevës që lidhet nga rrethi afër “Lindi Center” dhe që shkon deri të stadiumi “Liman Gegaj”, tashmë po shkon drejt përfundimit. Për ti pa punimet në këtë rrugë ishe edhe kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrat, i cili kërkoi nga punëkryesi që punimet …
Më shumë...Një delegacion i Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave kanë qëndruar në Deçan
Sot, një delegacion i Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave, që veprojnë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të prirë nga Kryesuesi i këtij Kolegjiumi, z. Fadil Gashi, kanë qëndruar në Deçan, ku janë pritur nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, z. Hajdar Sutaj. Pjesë …
Më shumë...Në komunën e Ferizajt po mbahet java e KFOR-it
Aktiviteti i parë në kuadër të agjendës tashmë tradicionale Java e KFOR-it,u realizua sot në komunën e Ferizajt përkatësisht në hapësirat e Galerisë së Arteve me storien e suksesit nga Denisa Shabani nga Klubi i Karates Lybeteni dhe nga ushtarakët amerikan Maurice Hendrix dhe Alex Garcia.
Më shumë...Përfundoi mbledhja e KPF-së në komunën e Rahovecit e pesta për këtë vit
Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja ishte konstruktive …
Më shumë...Nënkryetari Iska mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive
Nënkryetari i komunës së Rahovecit Fatmir Iska, mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive. Aio tha se, mbledhjet e përjavshme janë shumë të rëndësishme për koordinimin dhe vlerësimin e progresit. Puna që është bërë për një javë, mund të ndikojë për të mirë në punët që duhet të bëhen …
Më shumë...Trenjakët ferizajas morën 3 vendet e para në Olimpiadën e Matematikës
Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Balaj të komunës së Ferizajt, Erbar, Erblin dhe Erblina Tahiri, në Olimpiadën e Matematikës për klasat e nënta, ditë më parë, zunë 3 vendet e para në këtë Olimpiadë. Erbari zuri vendin e parë, Erblini të dytin, gjersa Erblina të tretin. Sot, kryetari i komunës …
Më shumë...Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri
Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur në luftën kundër pushtuesit deri në çlirimin e saj, sot, me 17 maj, me një tubim madhështor ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi …
Më shumë...Ferizaj në mënyrë madhështore shënoi Festën e Abetares
Në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, mesditën e sotme në mesin e qindra shkollarëve të vegjël, mësimdhënësve, përfaqësuesve të institucioneve arsimore nga vendi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës me një program të pasur e me skenografi të veçantë në formën e shkronjës “F” …
Më shumë...