Institucionet

Njoftim për shënimin e 17-vjetorit të rënies së Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Hoçë e Vogël

Komuna Rahovec

Me rastin e shënimit të  17-vjetorit  të rënies së 9 Dëshmorëve dhe 34 Martirëve në fshatin Hoçë e Vogël të Komunës së Rahovecit, këshilli i fshatit organizon tubim përkujtimorë. Tubimi përkujtimor do të mbahet të shtunën, me 02 prill 2016, në ora 11:00, pranë përmendores së Dëshmorëve në qendër të …

Më shumë...

Minatorët pensionistë falënderuan kryetarin Bahtiri për mbështetje

Përfaqësuesit  e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Parakohshëm të “Trepçës” falënderuan kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për mbështetjen e ofruar në realizimin e kërkesave të tyre në lidhje me përmirësimin e gjendjes së vështirë materiale. Në shenjë falënderimi për interesimin e treguar gjatë gjithë kohës prej se …

Më shumë...

Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbështes fermerët me projekte të ndryshme

Drejtori i drejtorisë së  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, Nasuf  Aliu, priti një grup fermerësh, të cilët i njoftoi për mundësinë e përfitimit të grandeve në fushën e grumbullimit të qumështit, pemëve e perimeve dhe bimëve aromatike. Ai i njoftoi fermerët edhe për takimin që bashkë me …

Më shumë...

Përkujtohen Dëshmorët dhe Martirët e fshatit Opterushë

Në 17-vjetorin e rënies, përkujtohen 4 Dëshmorë dhe 27 Martirë të cilët u vranë gjatë luftës së vitit 1999, në fshatin Opterushë të Komunës së Rahovecit. Në tubimin përkujtimorë morën pjesë banorë të fshatit Opterushë, familjar të Dëshmorëve dhe Martirëve,  z.Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor,  z.Vajdin …

Më shumë...

Kosova dhe Shqipëria synojnë projekte të përbashkëta gjeneruese të energjisë

Kosova dhe Shqipëria në kuadër të tregut të përbashkët synojnë të ndërtojnë edhe kapacitete të përbashkëta të gjenerimit të energjisë, dhe për këtë shumë shpejt do të kryejnë edhe një studim fizibiliteti me mbështetjen e USAID-it. Kështu kanë bërë të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci dhe …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri u prit nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri dhe përfaqësuesit  e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Parakohshëm të “Trepçës” u takuan me ministrin Abrashi, me ç’rast biseduan për realizimin e kërkesave në lidhje me nivelizimin e pensioneve. Ramadan Ademi, përfaqësues  nga kjo sindikatë, fillimisht e njoftoj ministrin Abrashi  për gjendjen …

Më shumë...

Këto ditë bëhet pranim-dorëzimi i qendrës biznesore

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u  takua me anëtarët e Komisionit për pranimin e punëve në ndërtimin e Qendrës së Re Komerciale, me ç’rast nga përfaqësuesit e komisionit u njoftua lidhur me disa vërejtje të vogla të cilat i kanë vërejtur në realizimin e projektit. Kryetari Bahtiri, tha …

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në Carrallukë

Njoftohen banorët e fshatit Carrallukë të komunës së Malishevës, se repelimi i kafshëve në këtë fshat, do të bëhet të enjten, më 31 mars 2016. Repelimi i kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo, prandaj luten të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake, kafshët …

Më shumë...

Në 17 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Avdullah Kodra

Më rastin e 17 vjetorit të rënies u përkujtua dëshmori Avdullah Kodra me homazhe dhe tubim përkujtimor. Në nderim të veprës së tij, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të dëshmorit në Prekaz të Poshtëm. Në fjalën e mbajtur me …

Më shumë...

Njoftim mbledhje përkujtimore, me rastin e 17 vjetorit të Masakrës së Burimit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, me rastin e 17 vjetorit të Masakrës së Burimit, më 31 mars 2016, mbanë mbledhje përkujtimore. Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, duke filluar në ora 10:00. Agjenda: Ora: 10:00 – Mbledhja përkujtimore          10:30 – Homazhe në varrezat e të …

Më shumë...

Zogaj-Gashi: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirja kusht për zhvillim të qëndrueshëm

Rritja e qëndrueshme ekonomike mund të sigurohet vetëm me arsim cilësor, kapital njerëzor profesional, shtet ligjor, menaxhim efikas të financave publike, treg të hapur dhe disponueshmëri të infrastrukturës, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi. Këto komente ajo i bëri në Konferencën “Perspektiva Ekonomike e Kosovës- Sfidat dhe Mundësitë”, …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri u prit nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës dhe  Ministri i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural, Memli Krasniqi, kanë biseduar në Prishtinë  rreth mundësisë së përkrahjes më të madhe të fermerëve të komunës së Mitrovicës. Ai tha se tek …

Më shumë...

Ministri  Zharku mori pjesë në inaugurimin e lokomotivës së kompanisë hekurudhore “TrainKos”

Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku mori pjesë në inaugurimin e lokomotivës së kompanisë hekurudhore “TrainKos”. Ministri Zharku,  gjatë këtij solemniteti u shpreh se është për t’u përshëndetur angazhimi i bordit drejtues dhe menaxhmentit të lartë të “TrainKos-it” për modernizimin  e mjeteve motorike dhe vagonëve, duke synuar arritjen e standardeve të …

Më shumë...

17 vjet nga Masakra e Belegut të Deçanit  

Në 17 vjetorin e masakrës së fshatit Beleg të komunës së Deçanit, në të cilën forcat ushtarake dhe para ushtarake serbe me 29 dhe 30 mars të vitit 1999, patën vrarë dhe masakruar 46 dëshmorë dhe martirë të këtij fshati dhe fshatrave tjera të Komunës së Deçanit, është shënuar kjo …

Më shumë...

Komuna e Shtimes përfituese e grantit prej 62,400 € nga DEMOS-i  

Në kuadër të Programit të Decentralizimit dhe Përkrahjes Komunave ( DEMOS ), i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe në zbatim nga Helvetas Suiss Inteckooperation, Fondacion Zvicera për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përfaqësuar nga z. Norbert Pijls, Menaxher i projektit DEMOS dhe Komunës së Shtimes, përfaqësuar nga Kryetari  z. Naim Ismajli, më …

Më shumë...