Institucionet

Kryetari i Shtimes takoi përfaqësuesit e bashkësive fetare

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e bashkësive fetare, në komunën e Shtimes, z. Isa Tërshani-kryetar i BI, në Shtime dhe z.Trajko Vllajkoviq-prift i kishës ortodokse serbe për Shtimen. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime …

Më shumë...

Kryetari Gashi priti përfaqësuesin e USAID-it, James Hope

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, priti sot drejtorin e Misionit të USAID-it për Kosovë James Hope. Ky takim kishte për temë përurimin e katër projekteve të  implementuara, të cilat janë financuar nga USAID përmes programit “Të Avancojmë Kosovën së Bashku” në bashkëfinancim nga Komuna e Kastriotit. Kryetari Gashi …

Më shumë...

Ministri Zharku dhe kryetari i Istogut nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e …

Më shumë...

Kosova do të themelojë Fondin për Industrinë e Filmit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, kanë zhvilluar një takim me ministrin e Financave, Avdullah Hotin, me të cilin kanë biseduar për realizimin e një fondi shtesë për Qendrën Kinematografike të Kosovës, në vlerë prej 250 mijë …

Më shumë...

MKRS-ja e subvencionon xhudon me 135 mijë euro

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federatat e sportit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Xhudos, me çka këtë federatë e ndihmon me 135 mijë euro. Drejtuesit e FXHK-së, e vlerësuan bashkëpunimin me MKRS-në si shumë pozitiv, ndërsa nënshkrimin …

Më shumë...

Rruga Nacionale N2 është liruar për qarkullim

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve ishte mbyllur për qarkullim rruga Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës me gabiona). Mirëpo, tani, me përkujdesje të kompanisë së mirëmbajtjes, që i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja, është liruar për …

Më shumë...

Repelimi i kafshëve vazhdon të enjten më 17 mars, në Pagarushë dhe Gurishtë të Malishevës

Njoftohen banorët e Pagarushës dhe Gurishtës të komunës së malishevës, se repelimi i kafshëve në këto  vendbanime, do të bëhet të enjten më 17 mars 2016. Repelimi i kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo, prandaj luten të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake, …

Më shumë...

Që nga muaji Janar Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjet e faturave të Tatimit në Pronë

Komuna Rahovec

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e komunës së Rahovecit, sektori i Tatimit në Pronë, njofton të gjithë qytetarët se ka nisur shpërndarja e faturave të Tatimit në Pronë dhe pritet që deri me datën 30 Mars të bëhet shpërndarja në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit. Faturat në gjithë territorin …

Më shumë...

Mobilizohen DKRS-të dhe artistët për zgjidhjen e problemeve të teatrove

Me nismën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizajt, sot në këtë qytet u takuan drejtorët e drejtorive të qendrave më të mëdha të Kosovës, për të diskutuar një numër të madh problemesh që lidhen me funksionalizimin e teatrove të qyteteve. Drejtorë të drejtorive nga Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, …

Më shumë...

Ministri i Infrastrukturës dhe kryetari i Vitisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Ministri i MI-së, z. Lutfi Zharku ka pritur të martën kryetarin e Vitisë, z. Sokol Haliti, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë. Ky memorandum ka për qëllim financimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Devajë dhe Radivojcë, asfaltimin e rrugës në fshatin …

Më shumë...

Ministri i Infrastrukturës nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me Komunën e Gjilanit

Ministria e Infrastrukturës

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet …

Më shumë...

MKRS-ja dha 799 mijë euro për katër federata

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federatat e sportit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandume të tilla me Federatën e Shenjëtarisë (78 mijë euro), Hendbollit (295 mijë euro), Volejbollit (146 mijë euro) dhe Basketbollit (280 mijë euro), me çka këto federata, në …

Më shumë...

Edhe në Mitrovicë u mbajt “Java Ndërkombëtare e Parasë”

Në organizim të BQK-së dhe organizatës ndërkombëtare Child and Youth Finance International dhe  në prani të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” u mbajt “Java Ndërkombëtare e Parasë”. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti, ishte informimi …

Më shumë...

Komuna e Mitrovicës do të mbështes Shoqatën e të verbërve

Përfaqësues e shoqatës së të verbërve të Kosovës dhe asaj ndërkomunale të Mitrovicës, me në krye Mexhit Foniqin dhe Skender Kerollin, janë pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, me ç’rast diskutuan për mundësinë e zgjidhje së problemeve të shumta me të cilat kjo kategori po ballafaqohet në …

Më shumë...

Repelimi i kafshëve, vazhdon të mërkurën në Bellanicë, Temeqinë dhe Kërvasari

Njoftohen banorët e fshatrave Bellanicës, Temeqinës dhe Kërvasarisë të komunës së Malishevës, se repelimi i kafshëve në këto  vendbanime, do të bëhet të mërkurën me 16 mars 2016. Repelimi i kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo, prandaj luten të gjithë ata që kanë …

Më shumë...

Në Rahovec legalizohen dy objekte të ndërtuara pa leje, me kërkesë të pronarit

Zyra e legalizimit të ndërtimeve pa leje, e cila vepron në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mjedis në Rahovec, ka legalizuar dy objekte të ndërtuara pa leje, me kërkesë të pronarit të Kompanisë ” Venera – D “,  gjegjësisht objekte me sallona mobilesh, pronar i të cilëve …

Më shumë...