Institucionet

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë e ku …

Më shumë...

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë sot ka mbajtur një takim me drejtues e përfaqësues të ekipeve të mirëmbajtjes nga KRM Pastërtia në Ferizaj, Njësia në Kaçanik, Shtime, NPL “Ambienti” si dhe kompani …

Më shumë...

Në komunën e Ferizajt po zhvillohet program trajnimi 5 ditor me mësimdhënësit

Në përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë, këto ditë po zhvillohet program trajnimi 5 ditor me mësimdhënës nga Komuna e Ferizajt e që ka të bëjë me “Ngritjen e kapaciteteve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore”. Trajnimi mbështetet nga “Funded by the European Union” dhe nga …

Më shumë...

Kryetari Latifi kujton 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë. Ai me këtë rast ka thënë:  Të zhdukurit me dhunë nga pushtuesi serb gjatë luftës, janë plaga jonë më e madhe që na përcjell në secilën ditë mbi dy dekada. …

Më shumë...

Kryetari Latifi vizitoj familjen atdhetare Krasniqi nga Hoqa e Vogël

Ndihesh i nderuar kur je pranë njerëzve që gjatë tërë jetës i shërbyen çështjes kombëtare. Të njëjtin përjetim e kisha edhe në vizitën që ua bëmë familjes atdhetare Krasniqi, bacës Naim, atdhetar i paepur, njeri me dije të gjerë e me përvojë të madhe, i përcaktuar vendosmërisht e i angazhuar …

Më shumë...

Me temë “Bëjeni mësimin e nxënësve real dhe efektiv”, u mbajt trajnim për mësimdhënësit vitias

Sot, në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në komunën e Vitisë u mbajt trajnim një -ditor me temë “Bëjeni mësimin e nxënësve real dhe efektiv”, për mësimdhënësit e gjuhës angleze, në të cilin trajnim ishte prezente drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda. Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit …

Më shumë...

Shpallet Gjendje Emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në territorin e Komunës së Ferizajt

SQARIM PUBLIK në lidhje me gjendjen e krijuar ditëve të fundit me grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në territorin e Komunës së Ferizajt, si pasojë e grevës së paligjshme dhe të pakuptimtë të një pjesë të departamentit operativ përkatësisht shoferëve të kategorisë C në KRM Pastërtia. E jashtëligjshme është kjo …

Më shumë...

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së Meyrin, (kantoni i Gjenevës në Zvicër), i udhëhequr nga kryetarja e këshillit të kësaj komune, Nathalie Leuenberger, e shoqëruar nga bashkëkryetarët e këshillit, Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz, si dhe nga aktivisti mërgimtar në Zvicër, …

Më shumë...

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e MAPL-së, z. Avdulah Djesevic dhe banorët e fshatrave Opterushë dhe Retijë e Poshtme, bën përurimin e parqeve në këto dy fshatra, të cilat janë bashkëfinancim i komunës Rahovecit (84959€) dhe MAPL-së (50000€). Kontrata përfshin edhe …

Më shumë...

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc të Rahovecit. Drenoci ishte pikënisja e UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, prej ku do të dilnin shumë heronj e dëshmorë trima, që do të sakrifikoheshin për lirinë e Kosovës. “Lufta jonë çlirimtare mori përmasa …

Më shumë...

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika; Shqyrtimi dhe miratimi i …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka ndarë  mirënjohjen e qytetit për atdhetarin Ramiz Tafilaj

Sot, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka ndarë mirënjohjen e qytetit për atdhetarin Ramiz Tafilaj, në shenjë mirënjohje dhe respekti për aktivitetin e tij human në shkollimin e të rinjve shqiptarë dhe kontributin e dhënë në promovimin e vlerave tona historike, kulturore, artistike dhe shkencore. Ramiz Tafilaj, …

Më shumë...

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”. Në kuadër të unazës së brendshme, projekti i nisur sot ka të bëjë më ndërtimin e rrugës që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin”, duke …

Më shumë...