leoni

Institucionet

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen me paraqitjen e tij në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga komuna e Vitisë, është duke marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. Me këtë rast ata me paraqitjen e tyre kanë mahnitur publikun Turk,  duke prezantuar vlerat e mirëfillta të folklorit shqiptarë. Përfaqësuesi i këtij ansambli, Arsim Abazi,  ka falënderuar …

Më shumë...

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër të komunës së Ferizajt, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua Salla e Sporteve e sapo përfunduar në këtë fshat. Në këtë ngjarje, mori pjesë drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani bashkë me zyrtarë nga kjo drejtori …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty nga afër ka përcjellë punimet që janë zhvilluar në disa projekte infrastrukturore, konkretisht të asfaltimit të rrugës në drejtim të Xhamisë së fshatit por edhe të rrugëve  “Qëndresa”, “Luftëtareve të lirisë “,  “Salih Zenuni”, rrugën …

Më shumë...

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë, në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (ReLOaD2/UNDP). Komuna e Rahovecit është e hapur dhe u jep mundësi të gjithë kuadrove të rinj për aftësim profesional.

Më shumë...

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga z. Florim Kryeziu me kolegë, me të cilët diskutuan për stadiumin e qytetit në Rahovec. Komuna e Rahovecit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sa …

Më shumë...

Kryetari Aliu pret në takim bibliotekistin Avni Sadiku

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në takim bibliotekistin Avni Sadiku pikërisht në ditën ndërkombëtare të librit. Ai ka shkruar :”Avniun e njeh i gjithë Ferizaj, veçanërisht studentët, lexuesit, pasionantët e fjalës së shkruar dhe librit. Avniu për dekada dha më të mirën nga vetja, nuk …

Më shumë...

Anëtarët e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit vizituan komunitetet jo shumicë

Anëtarët e Komitetit për Komunitete dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim të komunës së Deçanit ishin në vizitë në teren në vendet ku jetojnë komunitetet, në lagjet Pemishte dhe Gramaçel. Gjatë kësaj vizite u realizuan edhe dy vizita nëpër shkolla ku ndjekin mësimin nxënësit nga komuniteti jo shumicë. Në …

Më shumë...

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt. Mbledhjen  e udhëhoqi, kryesuesi i këtij komiteti, Ilaz Krasniqi, para anëtarëve e paraqiti rendin e ditës, rend i cili u miratua pa ndryshime. Pas diskutimet për …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga z. Florim Kryeziu me kolegë, me të cilët diskutuan për stadiumin e qytetit në Rahovec. Komuna e Rahovecit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sa …

Më shumë...

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e komunës se, kanë filluar punimet në funksion të zgjidhjes së problemit që komuna e Malishevës në vazhdimësi është ballafaquar, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Më shumë...

Nën moton “Natyra pa plastikë” komuna e Rahovecit shënon 22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Nën moton “Natyra pa plastikë” u shënua 22 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Tokës. Nënkryetari i komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, bashkë me drejtorët komunal mbollën lule në simbolik të kësaj dite. Po ashtu, në bashkëpunim me shkollat fillore të mesme të ulëta u mbajt ekspozitë me punimet e nxënësve, …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt shënon ditën e Tokës me aksion pastrimi

Dita Ndërkombëtare e Tokës është një nga datat kryesore në kalendarin Mjedisor Ndërkombëtarë,ku në këtë datë në të gjithë botën zhvillohen veprimtari të ndryshme me objektiv për mbrojtjen e mjedisit dhe planetit tonë Tokën. Në komunën e Ferizajt punonjësit e NPL”Ambienti” të organizuar për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta  kanë …

Më shumë...

KPF-ja në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa i  komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të komunës së Skenderajt, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës, si në vijim: – Miratimi i rendit të ditës – Shqyrtimi i …

Më shumë...

Me një aksion të madh komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës

Komuna e Vitisë me disa aktivitetet e ka shënuar sot 22 prillin – Ditën e Tokës, me ç’rast u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të Vitisë për të parë nga afër punimet që janë realizuar në asfaltimin e rrugës në drejtim të xhamisë së këtij fshati, rrugën “Qendresa” rrugën e varrezave, rrugën “Luftëtareve të lirisë ” , ” Salih Zenuni” …

Më shumë...

KPF-ja në Viti diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2024

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të fundit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në Kuvendin Komunal …

Më shumë...