Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj priti sot në takim, përfaqësuesit e Organizatës The HALO Trust, në një takim miqësor, për të shprehur mirënjohjen të sinqertë për kontributin e çmueshëm në krijimin e ambientit të sigurt në shtetin e Kosovës, e me theks të veçantë për punën që …
Më shumë...Institucionet
Në komunën e Skenderajt është përuruar objekti i ri për ndërmarrjet Eko Natyra dhe Uniteti
Është përuruar sot objekti i ri i ndërtuar për dy ndërmarrjet publike Eko Natyra dhe Uniteti, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, zyrtarë të ndërmarrjeve dhe mysafirë tjerë të ftuar. Kryetari Nura, në …
Më shumë...Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2024
Mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2024, e udhëhoqi Kryesuesi Argjend Thaçi, ku i uroj asamblistët për një vit pune, bashkëpunimi dhe realizim të detyrave të parapara në planin e punës për këtë vit së bashku në të mirë të qytetarëve. Mbledhja filloi …
Më shumë...Njoftim për organizimin e ceremonisë përkujtimore me rastin e katër vjetorit të rënies së heroit Sami Thaçi
Më 28.01.2024, organizohet ceremoni përkujtimore me rastin e rënies së “Heroit të Kosovës”, Sami Thaçi, veteran i luftës dhe ish zyrtar policor, i cili ra në krye të detyrës, në shërbim të vendit, më 28.01.2020. Ceremonia përkujtimore, mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati. Agjenda: 28.01.2024 …
Më shumë...Kryetari Ramosaj ka zhvilluar një takim pune me z. Beqir Berisha
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar një takim pune me kompaninë “Eng Idea” Sh.P.K, me përfaqësues z. Beqir Berisha, të cilët prezantuan projektin për ndërtimin e Memorialit të Dëshmorëve në Gllogjan. Punimet për ndërtimin e Memorialit do të fillojnë këtë vit.
Më shumë...Në komunën e Ferizajt kanë filluar trajnimet e mentorëve për edicionin e gjashtë të Garës së Robotikës, KML Open 2023/24
Në Qendrën e Trajnimeve në SHFMU “Tefik Çanga” në komunën e Ferizajt është mbajtur trajnimi i parë për mentorët e garës, të cilët janë trajnuar për përdorimin dhe programimin e robotit edukativ, micro:Maqueen Plus. Pjesë e kësaj gare janë edhe shkollat e mesme të ulëta nga komuna e Ferizajt. Edicioni …
Më shumë...KPF në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë drejtorët e drejtorive komunale. Anëtarët e këtij komiteti kanë diskutuar propozim – vendimi për orarin e mbledhjeve të …
Më shumë...Mbahen takimet e përjavshme me qytetarët e komunës së Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, priti në takim qytetarët, të cilët i dëgjoi për kërkesat, shqetësimet, pyetjet dhe propozimet. Kjo qasje ndihmon në ndërtimin e marrëdhënies së mirëfilltë dhe të hapur në mes të qytetarëve dhe ekzekutivit.
Më shumë...Kryetari Latifi ka takuar në zyrën e tijë Liridon Berishën, të birin e dëshmorit Selim Berisha
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar në zyrën e tijë Liridon Berishën, të birin e dëshmorit Selim Berisha nga Drenoci i Prishtinës. Liridoni është magjistër i ekonomisë dhe rrjedh nga një familje atdhetare e me tradita të lashta, të lashta sa historia e Oso Kukës, i cili …
Më shumë...Komuna e Malishevës ka njoftuar për zhvendosjen e zyrave të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Komuna e Malishevës njofton qytetarët se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka ndërruar lokacion, apo është zhvendosur përkohësisht në objektin prapa stacionit të autobusëve në Malishevë. Me këtë rast, njoftohen të gjithë ata që kanë nevojë për shërbimet e kësaj drejtorie, që nga tani, shërbimet mund ti marrin në …
Më shumë...Në vitin 2023 në komunën e Ferizajt, u ndanë afro 2 milionë euro për bamirësi
Në vitin 2023, në komunën e Ferizaj u ndërtuan dhe u ndanë për familjet nevojtare 31 shtëpi/banesa, në bashkëpunimin mes Komunës së Ferizajt, përfaqësuar nga Koordinatori për Çështje Sociale, Agon Zhinipotoku, kryehumanistit të Kosovës, Halil Kastrati dhe shoqatës së udhëhequr prej tij “Jetimat e Ballkanit”, qindra biznesmenëve ferizajas, të cilët …
Më shumë...Kryetari Latifi ka zhvilluar takim të rëndësishëm me përfaqësues të MAPL-së dhe përfaqësues të projektit DEMOS
I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka zhvilluar takim të rëndësishëm me përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe përfaqësues të projektit DEMOS. Në takim u diskutua lidhur me performancën e Komunës së Rahovecit gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë …
Më shumë...Kryetari Latifi ka pritur në takim Prof. dr. Florim Isufin, kryetar i Komisionit të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në takim Prof. dr. Florim Isufin, kryetar i Komisionit të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i shoqëruar nga anëtarët e këtij komisioni, z. Kushtrim Krasniqi dhe z. Agim Ferati. Përgjatë takimit u diskutua për ecurinë e …
Më shumë...Kryetar i fshatit Neredime e Poshtme u zgjodh Bedri Aliu
Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, procesin zgjedhor sonte e kanë vazhduar në fshatin Neredime e Poshtme. Në këto zgjedhje kanë dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me shumicë votash kanë vendosur që Bedri Aliu t’i përfaqësojë për vitet në vazhdim. Këta banorë …
Më shumë...Në Ferizaj do të filloj trajnimi i mësimdhënësve sipas metodologjisë “Të nxënit sipas përvojës”
Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe OJQ “TOKA” do të filloj trajnimi i mësimdhënësve sipas metodologjisë “Të nxënit sipas përvojës”, projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit.
Më shumë...Ali Ademi u zgjodh kryetar i fshatit Dubrave të Ferizajt
Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave të komunës së Ferizajt, ka vazhduar mbrëmë në fshatin Dubravë. Banorët e këtij fshati me shumicë votash kanë zgjedhur Ali Ademin që t’i përfaqësojë si kryetar i tyre për katër vitet e ardhshme. Procesi zgjedhor do të mbahet sonte edhe në fshatin …
Më shumë...