Institucionet

Kryetari Haliti me bashkëpunëtor në prag te Vitit të Ri kanë ndarë dhurata për fëmijët

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtor të tjerë në  prag të Vitit të Ri 2024, ka ndarë dhurata për fëmijët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Viti dhe paralelja e ndarë në Çifllakë. Gjithashtu dhurata janë ndarë edhe në …

Më shumë...

Kryetari Kastrati takon punëtorët e administratës komunale për festën e fundvitit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me Nënkryetarin, Vesel Krasniqi, drejtorin e Administratës, Fatmir Ademaj dhe drejtorë të tjerë të qeverisjes komunale, takuan punëtorët e administratës komunale, në një koktej rasti për festat e fundvitit. Me këtë rast, Kryetari Kastrati ndër të tjera tha, “Është kënaqësi e …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në zyrën e tij menaxherin e bankës “Finca” në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij, menaxherin e bankës “Finca” në Deçan, z. Genc Kameraj dhe zyrtaren Jetmira Tahirukaj, në përmbyllje të vitit. Kryetari Ramosaj i ka uruar mysafirët, që viti 2024 të jetë një vit i mbarë për biznesin e tyre!

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur për vizitë në zyrën e tij nxënësit e IAAP “Tafil Kasumaj”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur për vizitë në zyrën e tij nxënësit e IAAP “Tafil Kasumaj” dhe drejtorin e kësaj shkolle, z. Lan Stojkaj, që të përmbyllin këtë vit me urimet më të përzemërta që viti që po vie të jetë i mbarë, me suksese, shëndet …

Më shumë...

Familja e Gentritit nga fshati Makërmal është ndihmuar me pako ushqimore dhe veshmbathje

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, e ka vizituar sot familjen e Gentritit nga fshati Makërmal, i njohur për afërsinë me qytetarë. Meqë jemi në prag të festës së Vitit të Ri, Gentriti dhe familja e tij janë ndihmuar me pako veshmbathje …

Më shumë...

Jepen çmimet për lauretët e sportit për vitin 2023 në Rahovec

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi ceremoninë e zgjedhjes së laureatëve të sportit për vitin 2023. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe yjet tanë që po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në arenën vendore e ndërkombëtare në futboll …

Më shumë...

Vëhet gurthemeli i ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prelez të Muhaxherëve

Në Prelez të Muhaxherëve pas vitesh përpjekje të shtuara, është vë gurthemeli i ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me shoqatën “Qëndresa Kosovare”, qendër kjo shëndetësore që do t’i jap shërbime shëndetësore të afërta e lehtë të qasshme banorëve të këtij fshati dhe zonave tjera përreth. Në vënien …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ka pritur në takim Xhemajl Jasharin, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, vëlla i heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka pritur në një takim tejet miqësor Xhemajl Jasharin, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, vëlla i heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Kryetari Kastrati the me këtë rast se baca Xhemë, që njëherit është edhe “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, vazhdon …

Më shumë...

E enjtja e dyerve të hapura për qytetarët e Rahovecit

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, ka pritur në takim qytetarë, për t’i dëgjuar ata rreth kërkesave, shqetësimeve, pyetjeve dhe propozimeve. Kjo qasje ndihmon në ndërtimin e marrëdhënies së mirëfilltë dhe të hapur në mes të qytetarëve dhe ekzekutivit.  

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim sportistët

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim sportistët, njëherit yjet tanë që po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në arenën vendore e ndërkombëtare në futboll dhe në sporte të tjera. Me mirënjohje “Krenaria e Komunës së Rahovecit”, u nderua: Lumbardh Dellova, nga …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka vizituar Komunën e Haraçinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar Komunën e Haraçinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga kryetari Ridvan Ibraimi. Me këtë rast, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërkomunal në kuadër të thirrjes Cross-Border Cooperation Programme Kosovo – The Republic of North Macedonia under IPA …

Më shumë...

Kryetari Aliu në jubileun e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt ka vazhduar ndarjen e dekoratave për grupe dhe personalitete të ndryshme

51 nga 150 vite të themelimit të Ferizajt, janë vite të zërave të bukur të grave dhe vajzave, misionit historik që patën ato në promovimin e vlerave muzikore dhe emancipimin e gruas, ngjarja që jehoi për mbi gjysmëshekulli me zërin e saj në gjithë gjeografinë shqiptare e lidhur pashkëputshëm me …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani me bashkëpunëtorë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Mustafë Abazin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i njoftoj ata rreth zhvillimeve të përgjithshëm në komunën e Vitisë dhe mundësive për investime, duke potencuar se Vitia mirëpret …

Më shumë...

Edhe një rrugë e re për qytetarët e Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të komunitetit, sot kanë përuruar rrugën që shtrihet në fshatrat; Gurbardh, Lumishtë dhe Turjakë. Realizimi i këtij projekti është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Malishevës, dhe …

Më shumë...

Është përzgjedhë sportisti i vitit në komunën e Skenderajt

Në ngjarjen e përvitshme të përzgjedhjes së sportistit të vitit në komunën e Skenderajt, në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot është bërë shpallja e më të mirëve në sport, derisa ky epitet i ka takuar Drilon Haxhijajt nga skuadra e Drenicës në futsall. Sipas …

Më shumë...

Drejtoria për Bujqësi ka bërë shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni komunal, në bazë të kritereve të përcaktuara në konkursin publik. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes, i …

Më shumë...