leoni

Institucionet

Komuna e Deçanit dhe NPL “Higjiena”, i dhuruan në shfrytëzim përkohësisht një kamion për grumbullimin e mbeturinave kompanisë publike “Pastrimi” në Prishtinë

Me qëllim të bashkëpunimit të mirë dhe duke parë situatën dhe sfidat me të cilat përballet aktualisht kompania publike “Pastrimi” në Prishtinë, Komuna e Deçanit dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Higjiena”, i dhuruan në shfrytëzim përkohësisht një kamion për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për …

Më shumë...

Kryetari Latifi si çdo të enjte takim me qytetarë

Të gjithë ata që erdhën për t’u takuar me udhëheqësinë e komunës së Rahovecit dhe patën mundësi t’i parashtrojnë kërkesat dhe nevoja tyre nga afër, morën përgjigje konkrete nga kryetari Smajl Latifi , gjithmonë duke u mbështetur në mundësitë që i posedon Komuna e Rahovecit.

Më shumë...

Hapet Panairi i Librit në Ferizaj

Është hapur sot në Ferizaj edicioni i pestë i panairit të librit në Ferizaj. Dhjetëra botues kanë ekspozuar botimet e tyre në sheshin e qytetit. Zyrafete Shala, organizatore e panairit ka thënë, se këtë edicion po marrin pjesë mbi 30 botues kryesisht nga Kosova, por ka edhe nga Shqipëria dhe …

Më shumë...

AKV “Deçani” fitues i edicionit të tetë të festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”

Të mërkurën mbrëma ka përfunduar festivali i folklorit “Oda e Llapushës”- edicioni i tetë. Festivali është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe fitues i festivalit, nga juria profesionale, është shpallur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani, të cilët me plotë meritë, duke …

Më shumë...

Ka filluar të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në Skënderaj

Ka filluar sot të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në qytet, një nga më të frekuentuarat e zonës, duke u transformuar kështu në një pjesë urbane të modernizuar si pjesë e Bulevardit “Ilaz Kodra”, i cili është zgjeruar me trotuare të gjera, ndriçim të ri publik dhe infrastrukturë përcjellëse të kompletuar. …

Më shumë...

Është mbajtur nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”- të mërkurën nata finale

Mbrëmë në Malishevë, është mbajtur nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”-edicioni i tetë, festival që tashmë është tradicional. Në këtë festival po marrin pjesë ansamble, shoqëri, grupe dhe këngëtar të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare, duke prezantuar vlerat e folklorit tonë të pasur, përmes këngëve, valleve …

Më shumë...

Kryetari Haliti organizoj pritje për mërgimtarët, ndërsa e nderon me mirënjohje veprimtarin e çështjes kombëtare në SHBA, z. Agim Rexhaj

Në kuadër të ditëve të Mërgatës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në takim mërgimtarë vitias që po qëndrojnë për pushime në Kosovë. Gjatë këtij takimi ai para tyre ka folur për kontributin e bashkatdhetarëve që kanë dhënë dhe po japin për vendin duke e …

Më shumë...

Vitia mobilizohet për shënimin e Ditës së Zojës së Madhe në Letnicë

Me qëllim të realizimit sa më të mirë për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”, që zakonisht mbahet në Letnicë të Vitisë më 14 dhe 15 gusht, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim të përbashkët me përfaqësues të Policisë së Kosovës- Stacioni në …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë hapin thirrjen për aplikim me projekte komunitare

Komuna e Vitisë së bashku me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në kuadër të “Skemës për Mbështetjen e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Rinisë”, të projektit FIERC – Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, hap këtë thirrje për aplikim me projekte komunitare/projekte start-up A jeni në mes të moshës …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me Drejtor të Drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Fatmir Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi …

Më shumë...

Asfaltohet bypass-i i përkohshëm rrugor prapa Palestres se Sporteve “Bill Clinton”

Në Ferizaj është asfaltua bypass-i i përkohshëm rrugor, me hyrje nga ana e djathtë e rrugës “Bifurkacioni” (poshtë kafiterisë “Cosmo”) dhe dalje tek rrethi i madh në rrugën “Brahim Ademi” – rrugë kjo prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, për të krijuar komunikim rrugor mes dy anëve të qytetit, pa …

Më shumë...

Mimoza Sojeva-Pajaziti është rizgjedhur kryesuese e grupit të grave në Ferizaj

Gratë asambleiste të Kuvendit të Komunës së Ferizajt me shumicë votash kane rizgjedhur për herë të dytë si kryesuese të grupit të grave Mimoza Sojeva-Pajazitin. Pas zgjedhjes si kryesuese e këtij grupi, Sojeva ka thënë se angazhimin e saj do ta vazhdojë tutje duke përmbushur të gjitha synimet për barazi …

Më shumë...

Kryetari Aliu me të rinjtë e Klubit “Rin’ON” qëndruan në fshatin Balaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve ditore të tij qëndroj në fshatin Balaj. Me këtë rast me të rinjtë e këtij fshati në kuadër të Programit të Rinisë Aktive, Klubi Rin’ON vendosën murale në shkollën e fshatit si dhe u vendosën shporta mbeturinash në …

Më shumë...

Në Rahovec u mbaj takimi i tretë i Këshillit Publiko-Privat për qeverisjen e Pronës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me znj. Jennifer N. Ober, drejtoresh e Projektit për Qeverisjen e Pronës, mbajten të martën takimin e tretë të Këshillit Publiko-Privat. Ky Këshill ka për qëllim që të përmirësojë kornizën ligjore dhe rregullatoren në fushën e të drejtës së pronës për …

Më shumë...

Drejtoria e bujqësisë bën thirrje për aplikim për subvencionimin e qumështit për fermerët malishevas

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, në kuadër të zbatimit të politikave për përkrahje në sektorin e blegtorisë, përmes subvencioneve, sot ka bërë shpalljen e thirrjes publike për blegtorët e Komunës së Malishevës, për aplikim për subvencionimin e qumështit, për të gjithë blegtorët të cilët …

Më shumë...

Festa tradicionale e folklorit “Oda e LLapushës” nis sonte në bulevardin e Malishevës

Edicioni i 8-të i festivalit folklorik “Oda e LLapushës” fillon son te (e martë) në ora 18:00, për të vazhduar me natën finale, të mërkurën mbrëma prej orës 19:00. Rapsodët, grupet, shoqëritë kulturo-artistike dhe ansamblet e këngeve dhe valleve, nga të gjitha trevat shqiptare do të jenë pjesëmarrës për këto …

Më shumë...