Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të poetit Naim Fetaj, është bërë promovimi i veprës së tij të fundit të mbetur në dorëshkrim “Ende Është Terrinë”. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha: Jeta dhe veprat e Naimit do të mbesin gjurmë të …
Më shumë...Institucionet
Në Ferizaj shënohet me aktivitete Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në hapësirat e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u realizua aktiviteti me panelistët pjesëmarrës ku u diskutua mbi “Transformimet Kulturore Teknologjike dhe Inovative në fushën e rinisë”. Pjesëmarrës ishin të rinjtë nga struktura rinore si dhe përfaqësues të KFOR-it amerikan.
Më shumë...Drejtori Bajrami vizitoi dy fermere ferizajase, i premton mbështetje nga Drejtoria e Bujqësisë
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami vizitoi dy fermere të Komunës së Ferizajt, përkatësisht zonjën Merita Jonuzi e cila është bletare dhe ka mbi 120 koshere bletësh si dhe zonjën Advije Berisha e cila është kultivuese e lajthisë, të dy këto biznese, të …
Më shumë...U mbajt dëgjimi buxhetor me Shoqatën Hendikos dhe Kryqin e Kuq
Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 6 pika 1.3 UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nën organizimin e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Komuna e Rahovecit …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e Kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë diskutimeve, u raportua për punët e javës që shkoi dhe planet që priten të realizohen gjatë kësaj jave.
Më shumë...Ka përfunduar mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës
Pas ndërprerjes në mungesë kuorumi, Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit, Argjend Thaçi, i ka vazhduar punimet dhe e ka përfunduar mbajtjen e mbledhjes së gjashtë të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar disa nga pikat, e që kanë qenë në rend të ditës. Në mesin e …
Më shumë...U mbajt aktiviteti kajakim në Liqenin e Dukagjinit
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i bashkohet një sporti me plot aventurë dhe energji të mirë, kajakim në Liqenin e Dukagjinit. Kjo ngjarje përkrahur nga Komuna e Deçanit, u organizua nga Klubi i Kajakut “Aqua” dhe QIT Visit Deçani, me moton “Kujdesi dhe mbrojtja e ekosistemit dhe ujit …
Më shumë...Së shpejti do të fillojë kubëzimi i oborrit të odës së fshatit në Malësi të Vogël
Këshilli i fshatit të Malësisë së Vogël njoftojnë se së shpejti do të fillojmë kubëzimin e oborrit të odës së fshatit. Akoma ka njerëz të vullnetit të mirë dhe për këtë e falënderojnë përzemërsisht bashkatdhetarin i cili jeton dhe vepron në Ansbach, Republika e Bavarisë në Gjermani, z. Selim Ukaj! …
Më shumë...Kryetari Latifi ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Shkollës Verore ndërkombëtare në Prizren
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Shkollës Verore ndërkombëtare në Prizren, e cila ishte e organizuar mirë nga personeli i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Komuna e Rahovecit edhe këtë vit ka mbështetur financiarisht UP “Ukshin Hoti si dhe aktivitetet që …
Më shumë...Janë përuruar dy pllaka mermeri në fshatin Sapniq të Rahovecit
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me pjesëmarrje të bashkëluftëtarëve dhe përfaqësuesit udhëheqës nga OVL e UÇK, z.Feriz Thaçi, të miqve dhe qytetarëve, kanë përuruar dy pllaka mermeri në fshatin Sapniq. Në shtëpinë e Sahit Fetah Gashit, aty ku u mbajt takimi për themelimin e njësitit të parë të …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në vizitë Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë Michael Davenport
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në vizitë, Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me bashkëpunëtorë, ku diskutuan një varg çështjesh të ndërveprimit në nivel lokal, në kuadër të programeve të OSBE-së me Komunën e Ferizajt e po ashtu diskutuan edhe rolin e raportet e punës …
Më shumë...Kajakim në Liqenin e Dukagjinit
Klubi i Kajakut Aqua në bashkëpunim me QIT Visit Deçani, organizojnë Kajakim në ujërat e qeta të Liqenit të Dukagjinit. Ky organizim mbahet të shtunë me 12 Gusht 2023, nga ora 11:00. Me moton “Kujdesi dhe mbrojtja e ekosistemit dhe ujit të pijes”, aktivitet ky i cili synon të rrit …
Më shumë...Kryetari Latifi i ka dhënë mirënjohje Andrin Kabashit nga Brestoci, i cili ka marrë vendin e parë në konkursin letrar gjithëkombëtar
Për arritje të veçantë në konkursin letrar gjithëkombëtar për të rinj 2023, në Tiranë, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka dhënë mirënjohje Andrin Kabashit nga Brestoci, i cili ka marrë vendin e parë. Kryetari Latif tha se është kënaqësi kur sheh të rinj që arrijnë suksese në …
Më shumë...Kryetari Haliti priti në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda. Gjatë takimit është biseduar mbi aktivitet e Korpusit të Paqes në Kosovë, përfshirë këtu edhe në Komunën e Vitisë, por edhe mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit për të ardhmen. …
Më shumë...Kryetari Latifi ka takuar familjarët e disa prej veteranëve
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar familjarët e disa prej veteranëve dhe të veprimtarëve të cilët dhanë kontribut në kohët më të vështira për vendin. Me këtë rast, u ka dhënë mirënjohje post-mortum me motivacionin: Për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndërtimin e …
Më shumë...Zjarrfikësit dhe vullnetarët e fshatit Ratkoc intervenuan në fikjen e zjarreve që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave
Mbrëmë, zjarrfikësit së bashku me vullnetarët e fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit, intervenuan në fikjen e zjarreve që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpetim në komunën e Rahovecit, bën thirrje për mosndezje të zjarreve dhe mbrojtje të natyrës!
Më shumë...