Institucionet

U bë promovimi i segmentit të shtegut malor të “Via Dinarica” që fillon nga qyteti i Deçanit e deri te Liqeni i Zemrës

U inaugurua një shteg i ri i mrekullueshëm që lidh zonën e qytetit të Deçanit me Bjeshkën e Madhe në kuadër të shtegut Via Dinarica, duke çuar drejt Liqenit të Zemrës. Ky shteg i ri ofron pamje mahnitëse të peisazheve malore unike për nga bukuria! Komuna e Deçanit, në kuadër …

Më shumë...

QKA “Anamorava”, fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”

Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”, është fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”. Me këtë rast Kryesia e QKA “Anamorava” falënderon gjithë institucionet qendrore dhe lokale, si Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zyren e Kryetarit të Komunës së Vitisë, të cilat …

Më shumë...

Mbahet diskutimi publik me qytetarët e Vitisë për planifikimin e buxhetit 2025-2027

Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim publik me qytetarët për planifikimin e buxhetit për periudhën 2025-2027, ndërsa prezent ishin zëvendës kryetari i Komunës së Vitisë z.Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit komunal, z.Bekim Azizi. Ky takim synon të përfshijë qytetarët, asambleistët, …

Më shumë...

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi. Në ceremoninë e zbulimit të këtij busti kanë marrë pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, etj. “Në Parkun afër …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027. Ky dëgjim është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, e në të cilin kanë marrë pjesë drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, shoqëria civile dhe qytetarë. Gjatë dëgjimit, anëtarët e …

Më shumë...

Kryetari Haliti inspektoi punimet në renovimin e QKMF-së në Viti dhe u zotua për investime të tjera në njësitë shëndetësore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar të premtën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Gjatë vizitës, Haliti u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e …

Më shumë...

Në Deçan u mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

Në mbledhjen e Komitetit për Komunitete të Komunës së Deçanit që u mbajtë të premtën morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, të OSBE-së, UNMIK-ut si dhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj. Takimi u kryesua nga Shkelzen Berisha. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës: …

Më shumë...

Nënshkruhet kontrata për ndarjen e subvencioneve për Shoqatën e pavarur të gruas “Hareja”

Kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi dhe znj. Adelina Paçarizi, nënshkruan të premtën kontratën për ndarjen e mjeteve financiare në mes të Komunës së Rahovecit dhe Shoqatës së Pavarur të Gruas “Hareja”. Kjo kontratë siguron mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve në fushën e mirëqenies sociale dhe për ofrimin e …

Më shumë...

Sot në Rezallë të Re kanë filluar punimet e projektit për asfaltimin e rrugëve dhe degëzimeve brenda lagjeve.

Sot në Rezallë të Re të komunës së Skënderajt kanë filluar punimet e projektit për asfaltimin e rrugëve dhe degëzimeve brenda lagjeve të këtij fshati. Kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, të cilat kanë hyrë në fazën …

Më shumë...

Në Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem

Në fshatin Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem. Krahas kësaj, po instalohet edhe ndriçimi publik në fshatin në fjalë, në kuadër të projektit kapital për përfshirjen e të gjitha fshatrave në sistemin …

Më shumë...

Komuna e Malishevës dhe “Teach For Kosova” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe drejtori ekzekutiv i “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit të kësaj organizate, që synon promovimin e mendimit kritik dhe qytetarisë aktive te të rinjtë. Ky program do të zhvillohet në dy shkolla të mesme …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe IKKL nënshkruan marrëveshje për fillimin e dokumentimit të krimeve të kryera në këtë komunë

Të premtën në takim me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë Atdhe Hetemi, u nënshkrua procesverbali për fillimin e aktiviteteve të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në këtë komunë. Ky partneritet do të jetë një …

Më shumë...

Kryetari Kastrati vazhdon angazhimet rreth çështjes së energjisë elektrike në komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme që ndërlidhen me përmirësimin e situatës me energji elektrike në komunën e Malishevës, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, me të cilin kanë bashkëbiseduar për domosdoshmërinë e avancimit edhe më tej të procedurave …

Më shumë...

Java e tretë e mësimit, nxënësit me mungesë të teksteve mësimore

Në mbledhjen e nëntë të Komitetit për komunitete të komunës së Malishevës, të cilën e udhëhoqi, Amrush Helshani, fillimisht u nderua dhe u vlerësua lartë jeta dhe veprën e ish nënkryetarit të Komunës së Malishevës, drejtorit për shëndetësi e mirëqenie sociale, veprimtarit e luftëtarit të UÇK-së, Hajdin Berisha, që ditë …

Më shumë...

Prelezi i Muhaxherëve bëhet me qendër moderne shëndetësore

Në Prelez të Muhaxherëve të enjtën është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare projekt ky në bashkëpunim me shoqatën “Qëndresa Kosovare”. Në përurimin e kësaj qendre moderne shëndetësore e cila shtrihet në një hapësirë prej afro 300m2, me 8 dhoma pune dhe pajisje moderne, mori pjesë edhe kryetari i komunës së …

Më shumë...