Institucionet

Përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi sot përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, në krye me zëvendëskryetarin Hasan Aliu, kanë bërë homazhe në varrin e tij në fshatin Gjylekar të Vitisë. Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, …

Më shumë...

Kryetari Latifi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, përuruan renovimin e brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec

Kryetari i kom,unës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Saranda Sallteku, përuruan përfundimin e renovimit të brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec. Ky përurim bëhet në kuadër të festimeve të çlirimit të Kosovës dhe në vigjilje të 14 qershorit, ditës së çlirimit të …

Më shumë...

Në Ferizaj mbahet minimaratona “Vrapojmë me Policinë e Kosovës”

Qytetarë të shumtë të moshave të ndryshme u bashkuan në minimaratonën e  organizuar nga Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Ferizajt dhe 150 vjetorin e themelimit të qytetit. Kjo minimaratonë është bërë tashmë tradicionale në Ferizaj pasi që po mbahet për të shtatën herë.

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti takimin e dytë periodik me punonjësit e administratës komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik me punonjësit e administratës komunale në Rahovec, me të cilët bashkëbisedoi për çështje të ndryshme të organizimit sa më të mirë të punës në të gjithë sektorët, rritjen e përgjegjësisë dhe rregullit nga secili punonjës, respektimin e orarit …

Më shumë...

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës kryetari Latifi ndanë mirënjohje post-mortum, me motivacion: “Për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, në Kompleksin Përkujtimor në Gradish të komunës së Rahovecit, në koordinim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Rahovec, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka nda mirënjohje post-mortum, me motivacion: “Për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të …

Më shumë...

Ngritët niveli i ujit në disa fshatra te Skenderajt pas reshjeve te fundit

Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë të Skenderajt po bëhet gjithçka që është në dorën e komunës së Skenderajt që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet dhe për të …

Më shumë...

Ndahen dekorata për Dëshmorët e Kombit dhe Shoqata e Dala nga Lufta e UÇK-së

Me rastin e Ditës së Çlirimit, dhe me rastin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka nderuar me dekorata të gjithë  Dëshmorët e Kombit, heronjtë, martirët, luftëtarët e lirisë, të burgosurit politikë, familjarët e të zhdukurve me dhunë, me titullin …

Më shumë...

Shpaloset shtatorja e Dëshmorit të Kombit Ramadan Rexhepi-Adidasi

Në përvjetorin e 24 të çlirimit të Kosovës, Ferizajt i është kthyer në bronz, Dëshmori i Kombit, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramadan Rexhepi-Adidasi. Në këtë manifestim ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Agim Çeku, deputet të Kuvendit të …

Më shumë...

Kryetari Haliti organizon takimin e parë publik për vitin 2023  

Ju njoftojmë se takimi i parë publik i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti për vitin 2023, me qytetarë dhe grupet e interesit dhe të gjithë palët e interesuara do të mbahet me datën: 30.06.2023 (e premte ), në Sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e …

Më shumë...

Vazhduan takimet Publike me grupin e Grave, Rininë, Bizneset dhe OJQ-të

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: …

Më shumë...

Për nderë të 12 Qershorit – Ditës së Paqes u mbajt Festivali ndërkomunal “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”

Për nderë të 12 Qershorit – Ditës së Paqes, në Mitrovicë u mbajt Festivali ndërkomunal i këngëve korale, me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”. Pjesëmarrës në këtë festival ishin nxënësit e shkollave finaliste të qyteteve: Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas, ndërkohë ka qenë i pranishëm edhe drejtori …

Më shumë...

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” prezanton Kosovën në Festivalin e  Ambasadave në Pragë të Çekisë

Në Festivalin e Ambasadave në Pragë të Çekisë, 50 shtete pjesëmarrëse prezantuan artin, kulturën, ushqimin tradicional dhe turizmin, ku në mesin e tyre Kosovën e ka përfaqësuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”. Mirënjohës për pritjen e ngrohtë që i ka dhuruar Ansamblit, Ambasadorja e Kosovës në Çeki, znj. Albesjana …

Më shumë...

Në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt u organizua ecje përkujtuese në kujtim të 11 dëshmorëve ferizajas të rënë në betejën e Koshares

Në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Fwerizajt, në kujtim të 11 dëshmorëve ferizajas të rënë në betejën e Koshares, Organizata për Mbrojtjen e Ambientit “Kaça” nën mbështetjen e Komunës së Ferizajt ka organizuar ecja përkujtuese, ku pjesëmarrësit ecën shtigjeve të lirisë së Kosovës. Ecja filloi nga …

Më shumë...

Bytyçi priti në takim anëtarët e komitetit për komunitete

Anëtarët e Komitetit për Komunitet në komunën e Malishevës, u pritën në takim pune nga përgjegjësja e Bibliotekës së qytetit  ‘ Sokol Kryeziu”, Hana Bytyçi dhe u njoftuan drejtpërdrejt me tirazhin e veprave, llojin tematik, lexuesit dhe për aktivitete të tjera që zhvillon biblioteka e qytetit. Me këtë rast, kryesuesi …

Më shumë...

Krasniqi priti mërgimtarin Agim Paçarizin

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi priti në takim mërgimtarin, profesor Agim Paçarizin i cili jeton në Zvicër që nga vitet e 90-ta. Për kontributin e tij që po jep në vazhdimësi për komunën e Malishevës dhe më gjerë në përkrahje të institucioneve …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti  takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me raportimin mujor të zyrtarit përgjegjës për Zbatimin e Planit të Integritetit në komunën e Rahovecit, z.Valmir Gashi. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila …

Më shumë...