Institucionet

Asfaltohet rruga Sllatinë e Poshtme – Sllatinë e Epërme dhe bëhet finalizimi i rrugës Sllatinë-Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet në vazhdimin e rrugës Sllatinë-Viti, konkretisht të finalizimit të asfaltimit të pjesës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Poshtme dhe Sllatinë e Epërme. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar banorët e kësaj pjese për realizimin e këtij projekti madhor që …

Më shumë...

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe nxënësit e kursit “Art Sudio Vincent” – Viti, kanë mbajtur një koloni artistike në parkun e qytetit …

Më shumë...

Krasniqi: 16 Qershori Dita më e rëndësishme në historinë e Komunës së Malishevës

Mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës, e udhëhoqi kryesuesi, Ilaz Krasniqi. Krasniqi ndër të tjera theksoi. ”16 Qershori është dita më e rëndësishme në historinë  e komunës së Malishevës, sepse simbolizon fuqishëm Ditën e …

Më shumë...

Shpërndahen 149 Motokultivatorë dhe 5 Plugje pesëkrahëshe  për bujqit rahovecian

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Berat Duraku, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vazhduar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 154 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas …

Më shumë...

Organizohet aksioni i pastrimit “Drini rrjedh i lirë pa plastikë”

Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me Asociacionin PAMKOS, me rastin e 5 qershorit “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”, organizoi aksionin pastrimi “Drini rrjedh i lirë pa plastikë”, me pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Rahovecit, komunitetit lokal, shoqërisë civile dhe nivelit qendror. Aktiviteti i pastrimit do të rrisë rëndësinë e mbrojtjes …

Më shumë...

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore në fshatin Çifllak

Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Rahovecit, njofton qytetarët për zhvillimin e punimeve në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore në fshatin Çifllak, ku aktualisht është duke u punuar në Aksin: III, në segmentin prej hekurudhës nëpër fshat deri në Lumin Drini i Bardhë.

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratat me 29 përfituesit e granteve në biznese dhe start-up

Në praninë e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe drejtoreshës për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besarta Meha – Ademi, janë nënshkruar kontratat me 29 përfituesit e granteve në biznese dhe start-up, një mbështetje kjo që ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, për t’i përkrahur bizneset dhe …

Më shumë...

Mbillen luleve pranë hyrjes së Komunës së Deçanit me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit kryeshefi ekzekutiv i komunës së Deçanit z.Kushtrim Loshaj, me bashkëpunëtor së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, filluan këtë ditë duke bërë kështu mbjelljen e luleve pranë hyrjes së Komunës në mënyrë që të krijohet pamje …

Më shumë...

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Heset Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësuesin vitias, Heset Zuka, i cila është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit,  duke i ndarë atij një mirënjohje. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe …

Më shumë...

Përkujtohet heroi Kemajl Azizi

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Kemajl Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të institucioneve komunale, partive politike, përfaqësues të policisë, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në …

Më shumë...

Komuna e Deçanit, po bën përgatitjet e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit ”Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Komuna e Deçanit, po bën përgatitjet e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit ”Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Me përkrahjen e vazhdueshme të Kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj dhe Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit bashkë me udhëheqësin e bordit të festivalit z. Bekim Vishaj u mbajt takimi i …

Më shumë...

Rreth 50 fëmijësh nga ShFMU “Jusuf Gërvalla” ishin pjesë e aktivitetit NaturKosovo

NaturKosovo është një iniciativë e financuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, e promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Volontari nel Mondo RTM, e implementuar nga CELIM Milano dhe Utalaya, në bashkëpunim me Asociacionin Italian për Turizmin e Përgjegjshëm, Klubin Alpin Italian dhe CNSAS. Në kuadër të këtij projekti …

Më shumë...

Kryetari Nura i pranishëm në ceremoninë e emërtimit të një rruge në New York, me emrin e patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemali

Në ceremoninë e përurimit të rrugës me emrin e Ismail Qemalit në New York City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e zyrtarëve të lartë të Këshillit Bashkiak, personaliteteve të shquara të jetës politike e kulturore dhe një komuniteti të madh që flet gjuhën më të bukur – …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ishte prezent në ceremoninë e emërtimit të një rruge në New York, me emrin e patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemali

Kryetari i komunës së Malishevëa Ekrem Kastrati, ishte prezent në ceremoninë e veçantë për gjithë shqiptarët, ku në prani të personaliteteve të larta të politikës, kulturës dhe shoqërisë amerikane dhe shqiptare, njëra nga rrugët kryesore në Staten Island të New Yorkut, mori emrin e patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemali. …

Më shumë...

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e përjetësimit kujton dëshmorin e kombit, Naser Veli Krasniqi

Në 25-vjetorin e përjetësimit të dëshmorit të kombit, Naser Veli Krasniqi, i cili ra në fushën e nderit dhe lavdisë me 4 qershor 1998, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të luftës dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në kujtim të veprës …

Më shumë...

Kryetari Haliti uron maturantët me rastin e përfundimit të shkollës së mesme

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, uron maturantët me rastin e përfundimit të shkollës së mesme, ai ndër të tjera ka thënë: Të nderuar maturantë të komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të ju uroj përfundimin e shkollës së mesme. Uroj që çdonjëri prej jush të gjej vendin e …

Më shumë...