Shkolla e muzikës, artit dhe baletit “Mjellma”, mbrëmë në sheshin e qytetit, ka mbajtur një shfaqje të veçantë para qytetarëve dhe fëmijëve të pranishëm. Ata treguan aftësitë e tyre të mrekullueshme në artin e kërcimit. Kjo shfaqje është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor në shënimin e 150 …
Më shumë...Institucionet
Nxënësit nga SHMLM “Kongresi i Manastirit” –Pozheran po qëndrojnë për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të projektit “Super Schools”
Nxënësit nga Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të komunës së Vitisë në kuadër të projektit të shkëmbimit të shkollave “Super Schools” janë duke zhvilluar një takim me një shkollë nga Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në kryeqytetin Sarajevë dhe atë në ditën e pestë. Përfaqësues …
Më shumë...Komuna e Rahovecit organizon Akademi përkujtimore kushtuar 25 – vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Naser Krasniqi – Leka
Komuna e Rahovecit, me në krye kryetarin Smajl Latifi, në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, dega Rahovec, organizojnë Akademi përkujtimore kushtuar 25 – vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Naser Krasniqi – Leka. Eventi mbahet më 4 qershor 2023 (e diel), në orën 12:30, …
Më shumë...Kryetari Latifi, uron të gjithë fëmijët me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, uron të gjithë fëmijët me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre, ai ndër të tjera tha: “1 Qershori” është një ditë e veçantë, dita e së ardhmes, Dita e Fëmijëve. Fëmijët, padyshim pasqyrojnë themelin në të cilin bazohemi të gjithë për secilin veprim …
Më shumë...Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, priti në takim drejtuesit e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, bashkë me koordinatoren për Asamblenë Komunale të Fëmijëve, Elesë Nebihu dhe koordinatoren e “Save the Children”, Hana Lamaxhema, takuan kryesinë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Ferizaj, prirë nga …
Më shumë...E enjta e dyerve të hapura për qytetarët rahovecian
Gjatë takimit u diskutuan çështjet në interes të banorëve dhe rezultuan me përgjigje konkrete nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, duke u bazuar gjithnjë në mundësitë që i posedon komuna e Rahovecit. Takimet e përjavshme maksimalizojnë punën komunës së Rahovecit rreth përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të parashtruara.
Më shumë...Filluan projektet infrastrukturore në fshatin Pataqan i Poshtëm dhe më pas në fshatin Nashpallë
Filluan projektet infrastrukturore në fshatin Pataqan i Poshtëm dhe më pas në fshatin Nashpallë të Komunës së Rahovecit. Projekti i ndërtimit të trotuarit në këtë brez rrugor, përveç premtimit publik infrastrukturor, njëherit krijon siguri për të gjithë qytetarët që lëvizin në këto rrugë e në veçanti krijon siguri për nxënësit …
Më shumë...Malisheva shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me shumë aktivitete kulturore
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, morën pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori të organizuar nga Çerdhja ” Zërat e Ëmbël”, më pas programi vazhdoi, me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe …
Më shumë...Mentor Geci nga Llausha e Skenderajt, i cili vuan nga problemet shëndetësore, po bëhet me shtëpi të re, falë bashkëpunimit të mirë me Islamic Relief Kosova
Sot, në një ceremoni të organizuar është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së re, në të cilën ceremoni kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, drejtorët Rrezarta Hasani – Ibrahimi e Behxhet Maliqi, përfaqësues të Islamic Relief Kosova, Arbër Geci si përfaqësues i banorëve të Llaushës, …
Më shumë...Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me shumë aktivitete në Ferizaj
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sheshin e qytetit në Ferizaj qindra fëmijë, nxënës të shkollave fillore shënuan këtë festë gëzimi. Ata shprehën ndjesitë e tyre, emocionet përmes lojërave të ndryshme, këngëve e valleve si dhe përmes vizatimeve që në vete përmbanin mesazhe interesante. Pjesë e këtyre aktiviteteve …
Më shumë...Kryetari Ramosaj, i ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, i ka uruar të gjithë fëmijët duke ju dëshiruar shëndet dhe gjitha të mirat gjatë rritës së tyre, ai ndër të tjera tha: Kënaqësia më e madhe të shoh buzëqeshjet në fytyrën e tyre engjëllore, tek …
Më shumë...150 vjetori i themelimit të Ferizajt, do të shënohet me aktivitete të shumta
Gjatë ditës së sotme drejtorwsha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie me ç‘rast kanë njoftuar lidhur më agjendën, përkatësisht aktivitetet e shumta që do të …
Më shumë...Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Viti
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, fillimisht kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë”, në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se fëmijët …
Më shumë...Kastrati: Gëzuar festën, fëmijë të dashur
Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, i ka uruar të gjithë fëmijët kudo ku gjinden, ai ndër të tjera ka thënë: Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është festa më e bukur që na sjellë në vëmendje përgjegjësitë tona ndaj brezit të …
Më shumë...Edhe në Ratkoc është përuruar çerdhja për fëmijë
Në simbolikën e njëjtë, në Ditën e Fëmijëve, u përurua edhe çerdhja në Ratkoc. Vlera e ndërtimit të objektit është: 508.260,43 €. Kjo çerdhe përmban: ✓ 3 klasa për grupmoshat 2-3 vjeç, me gjithsej 82 fëmijë; ✓ 4 klasa për grupmoshat 4-5 vjeç, me gjithsej 94 fëmijë; ✓ 2 mensa, …
Më shumë...Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve u përurua çerdhja për fëmijë në Krushë të Madhe
Sot, më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në prani të shumë qytetarëve, u përurua çerdhja për fëmijë në Krushë të Madhe. Vlera e ndërtimit të objektit, së bashku me punimet për instalimin e ujit, të rrymës dhe të kanalizimit është: 376.185,69 €. Kjo çerdhe përmban: ✓ 5 klasa …
Më shumë...