Institucionet

Komuna e Vitisë nënshkroi marrëveshjen për realizimin e projekteve nga granti i performancës

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e 5 projekteve nga granti i performancës. Gjithashtu, Aliu ka vizituar edhe këshillin e pavarur Mbikëqyrës, ku mes tjerash është biseduar për problematikat e implementimit të ligjeve për shërbyesit civil të Republikës së Kosovës.

Më shumë...

Kryetari Latifi ka mbajtë takimin e parë për këtë vit me punonjësit shëndetësorë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Saranda Sallteku dhe ushtruesi i detyrës i drejtorit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, dr. Elbunit Kryeziu, mbajtën takimin e parë për këtë vit me punonjësit shëndetësorë, me të cilët diskutuan për kapacitetet …

Më shumë...

Objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, është përfshi nga zjarr masiv

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik …

Më shumë...

Kryetari Haliti pjesë e konferencës së “Nalas”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetarin e komunës së Ferizajt dhe të tjerë, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) dhe GIZ-it gjerman, e organizuar nga Fondi …

Më shumë...

Kryetari Nura ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve respektive, që është vlerësuar i shkëlqyer. …

Më shumë...

Në Viti u mbajt punëtoria për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028

Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë mbajtur punëtorinë për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028. Me këtë rast nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e …

Më shumë...

Përurohet parku më i ri në qytetin e Skenderajt

Është përuruar sot bashkë me fëmijët e qytetit të Skenderajt parku më i ri në Sheshin “Adem Jashari”, i cili përmban pjesën e gjelbërimit, këndin e lojërave dhe pushimoret. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe fëmijët bashkë me …

Më shumë...

Përurohen investimet për Efiçiencë të Energjisë në dy objekte në Malishevë

Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave që ka përfituar disa projekte në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë, ku në kuadër të zbatimit të këtyre masave, janë përuruar dy objekte në të cilat kanë përfunduar punimet, objekti i komunës dhe objekti i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Në …

Më shumë...

Muzeu i qytetit ”Jahir Mazreku” u vizitua nga nxënësit e SHFMU ”28 Nëntori” të Karvansarisë

Në kuadër të realizimit të njësive mësimore, për trashëgiminë kulturore të paraardhësve tanë, sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ”28 Nëntori” të Karvansarisë të komunës së Malishevës, së bashku me mësimdhënësen, Albulena Bytyçi, vizituan muzeun e qytetit ” Jahir Mazreku”. Për të gjitha artefaktet muzeale dhe …

Më shumë...

Fillojnë punimet në realizimin e Projektit të Efiçencës se Energjisë në SHFMU “Dëshmorët e Zatriqit”

Në objektin e shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq, kanë filluar punimet në realizimin e projektit për ndërmarrjen e masave të efiçencës së energjisë. Fillimisht do të bëhet izolimi dhe fasadimi i jashtëm, pastaj ndërrimi i dritareve, instalimi i ngrohjes qendrore, rregullimi i ndriçimit të brendshëm …

Më shumë...

Rahoveci po bëhet me Shesh

Sot filloi ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit, projekt i cili do t’i japë pamje tjetër qytetit. Sheshi ka 3 hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë: –  Qendrën e sheshit – në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme. –  Treg ditor …

Më shumë...

Vlerësimi profesional i fëmijëve me nevoja të veçanta në komunën e Deçanit

Në komunën e Deçanit është mbajtur vlerësimi i radhës i ekipit vlerësues komunal për fëmijët me nevoja të  veçanta edukativo-arsimore, duke u bazuar në kërkesat e prindërve dhe shkollës. Ekipi vlerësues ka për qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Pjesë e këtij ekipi janë: Drejtor shkolle, Bashkim …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në zyrën e tij, pronarin e kompanisë “Afrimi – AG” z. Zenun Gogaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij, pronarin e kompanisë “Afrimi – AG” z. Zenun Gogaj, i cili ka shprehur gatishmërinë të përkrahë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani”, për të cilin ka shprehur falënderimet më të përzemërta për ta.

Më shumë...

Deçani është në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore

Komuna e Deçanit është në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore – Kolonisë së Artistëve dhe Qendrës Rinore. Projekte këto të rëndësisë së veçantë për konceptin e zhvillimit të komunës së Deçanit, sidomos në sektorin e turizmit dhe të trashëgimisë historike dhe natyrore. Vende ku të rinjtë …

Më shumë...

Nga 13 deri 20 mars do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti  të rrugës urbane “Agim Matoshi” në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, njofton qytetarët ferizajas se nga data  13.03.2023 deri më datën 20.03.2023 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Agim Matoshi” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor …

Më shumë...