Institucionet

Kryetari Latifi merr pjesë në shpalosjen e pllakës në ndërtimin e odës në fshatin Gexhë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në shpalosjen e pllakës në ndërtimin e odës në fshatin Gexhë. Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar: Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në shpalosjen e pllakës që nderon kontributin e të ndjerit Sefer Himaj …

Më shumë...

Krerët komunal uruan për fundvit Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj vizituan për festat e fundvitit Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan, ku shfrytëzuan rastin të falënderojnë, kryetarin e Veteranëve të UÇK-së, Gjeneralin, Abdyl Mushkolaj dhe bashkëpunëtorët e tij, për kujdesin ndaj kategorisë …

Më shumë...

Hapet Panairi i Verës “Cakrrojmë Gotat” 

Në Rahovec të premtën u bë hapja e Panairit të verës “Cakrrojmë gotat”, një ngjarje e veçantë që do të vazhdojë edhe më 28, 29 dhe 30 dhjetor 2024, në rrugën “Xhevat Kasapi” në Rahovec. Ky panair, i organizuar nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të …

Më shumë...

Komuna e Deçanit ndau 170 bursa në vlerë nga 400 euro për studentët meritor të Komunës

Komuna e Deçanit ndau 170 bursa në vlerë nga 400 euro për studentët meritor të Komunës. Mbështetja e të rinjve dhe studentëve është një nga synimet dhe prioritetet e qeverisjes time citoj Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj. Duke pasur parasysh nevojat dhe sfidat e studentëve dhe për t’iu krijuar …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ndau dhurata simbolike për punëtorët e komunës

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj të premtën në shenjë falënderimi për shërbimin e tyre, në këtë fundvit, ndau dhurata simbolike për punëtorët e komunës të cilët me përkushtimin e tyre e kanë bërë komunën tonë kampion në ofrimin e shërbimeve! Faleminderit nga gjithesecili, për punën e palodhur, …

Më shumë...

Kryetari Latifi pranon mirënjohje nga policia e Kosovës në Rahovec

Sot, në ngjarjen e fundvitit në Stacionin Policor në Rahovec, nën organizimin e komandantit të këtij stacioni, Kapitenit Fazli Morina, drejtorit rajonal të policisë, Kolonelit Lumni Graishta, e në prani të zyrtarëve e eprorëve të Policisë së Kosovës, mes nesh edhe përfaqësues nga prokuroria e gjykatat, përfaqësues të klerit fetar, …

Më shumë...

Jepen çmimet për laureatët e sportit për vitin 2024

Të premtën në sallën e Kuvendit Komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit organizoi ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve, dekoratave dhe çmimeve për sportistët e komunës, duke nderuar arritjet dhe sukseset e tyre përgjatë vitit 2024. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm yjet rahovecian që arritën …

Më shumë...

Për shkak të Panairit, mbyllet për katër ditë rruga Xhevat Kasapi afër Palestrës së Sportve

Komuna e Rahovecit njofton se rruga “Xhevat Kasapi” (Te Palestra e Sporteve) në Rahovec do të jetë e mbyllur për qarkullim më 27, 28, 29 dhe 30 dhjetor, për shkak të organizimit të Panairit të verës “Cakrrojmë gotat”. Në komunikatën e komunës kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve duke ju falënderuar për …

Më shumë...

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Ferizajt të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, ndërsa kanë marrë pjesë edhe drejtorë të drejtorive komunale, por edhe anëtarët e KK-së. Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami ka bërë propozim-vendimin për …

Më shumë...

Kryetari Haliti mbajti takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2024

Kryetari i komunës ë Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë. Ai prezantoj para qytetarëve pjesëmarrës një raport vjetor të punës dhe planet e qeverisjes së tij për vitin e ardhshëm. Takimi nisi me një video prezantim nga Plus Televizion, që përmblidhte arritjet e komunës …

Më shumë...

Në QKMF të Skënderajt është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të Mjekësisë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të mjekësisë, me ç’rast janë ndarë edhe certifikatat për punë profesionale. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe zyrtarë tjerë të organeve të pushtetit lokal. …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj takoj për fundvit Shoqatat e Bletarëve të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural z. Rifat Stojkaj takuan Shoqatat e Bletarëve të Deçanit, për t’i falënderuar për punën dhe angazhimin e palodhur gjatë gjithë vitit. Për të ardhmen, jemi të angazhuar për të ofruar mbështetje edhe më …

Më shumë...

Ferizaj është zgjedhja e mërgatës për investime

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, mbajti të enjtën takimin e fundvitit, i cili organizohet në prag të festive të fundvitit me rastin e ardhjes së diasporës në vendlindje. Ky event që u mbajtë bë Hotel Metropol ishte një mundësi e shkëlqyer për bashkëbisedim me drejtuesit …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e rregulltë të XII-të për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit dhjetor e Kuvendit komunal të Rahovecit e dymbëdhjeta e rregullt dhe e fundit për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, …

Më shumë...

Kryetari Haliti të premtën mbanë takimin e dytë publik me qytetarë

Zyra për informim publik e Komunës së Vitisë njofton se Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti do të mbajë takimin e dytë publik me qytetar dhe grupe të interest dhe të gjitha palët e interesuara. Takimi mbahet të premtën me 27 dhjetor në sallën e mbledhjeve tek zyra …

Më shumë...

Certifikohen mësimdhënësit e trajnuar nga Lions Quest në Malishevë

Në Komunën e Malishevës, u mbajt ceremonia e certifikimit të mësimdhënësve që përfunduan me sukses trajnimin Lions Quest. Ky trajnim synon zhvillimin e aftësive jetësore dhe profesionale, duke kontribuuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe edukimin e të rinjve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit …

Më shumë...