Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit e para për këtë vit. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në këtë fillimvit dhe gjatë tërë vitit 2022 ka qenë stabile, e qetë dhe pa …
Më shumë...Institucionet
E enjtja dita e takimeve te kryetarit Latifi me qytetarët
Duke pasur mundësi të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe direkte në mirëqenien e tyre, banorët e komunës së Rahovecit, çdo të enjte takohen me kryetarin Latifi, për të bashkëbiseduar rreth kërkesave të ndryshme.
Më shumë...Kryetari Latifi ka nënshkruar 4 Marrëveshje me drejtorin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për 4 objekte shkollore të komunës së Rahovecit
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z.Ahmet Ismaili dhe z. Naim Bujupi – Udhëheqës i Departamentit të Operacioneve, kanë nënshkruar 4 Marrëveshje për Shërbime në Efiçiencë të Energjisë për 4 objekte shkollore të komunës së Rahovecit. …
Më shumë...Mbrëmë kryetari Nura, me një pjesë të Shtabit Emergjent, ka shpërndarë pako ushqimore, higjienike, dyshekë dhe gjëra të tjera të nevojshme për familjet në fshatrat Aqarevë dhe Kopiliq të Epërm
Edhe sonte, në ditën e shtatë pas vërshimeve në komunën e Skenderajt, ka vazhduar plani operacional i menaxhimit të situatës, me shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga fatkeqësia. Në këtë mënyrë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me një pjesë të Shtabit Emergjent, ka shpërndarë pako ushqimore, …
Më shumë...Kryetari Haliti diskutoj me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Në këtë takim fillimisht janë prezantuar Pasqyrat Financiare Janar-Dhjetor 2022, nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri. Sipas këtyre pasqyrave gjatë kësaj periudhe financiare janë inkasuar të hyra vetanake në …
Më shumë...Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku po vazhdojnë me vizitat e përditshme në terren
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, në vazhdën e vizitave të përditshme në terren gjatë kësaj situate, për të parë dëmin e shkaktuar në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi, nga fatkeqësia e vërshimeve, sot kanë vizituar një ndër kompanitë më të dëmtuara nga përmbytjet. Nura …
Më shumë...Administrata në Skenderaj këto ditë është duke punuar deri në ora 19:00
Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve në komunën e Skenderajt, si dhe për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të prekur nga përmbytjet, që të përfundojnë me kohë procedurat për kompensim, një pjesë e administratës komunale është duke punuar këto ditë deri në ora 19:00, në mënyrë që secila familje …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi bashkë me përfaqësuesin e platformës “Vizitoshqip”, Bedri Llapashtica, me të cilët bashkëbisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të fuqizimit të bizneseve dhe promovimin më të mirë të …
Më shumë...Ferizaj prezantohet në panairin e mobilieve në Stamboll të Turqisë
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt Balton Dërguti po merr pjese në panairin e mobilieve nga druri “Instambul Furniture FAIR”. Drejtori Derguti, me këtë rast është takuar me shumë biznese nga Turqia, ku është diskutuar për bashkëpunime të ndryshme si dhe ju dhuroi atyre …
Më shumë...Kryetari Haliti pjesë e tryezës së rrumbullakët “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike”
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike” të organizuar nga IOM-UN MIGRATION që po mbahet në Prishtinë. Në këtë takim do të diskutohet në veçanti për ambientin dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike që sipas organizatorëve përbëjnë një …
Më shumë...Komuna e Malishevës shpalli më të mirët në kulturë, rini dhe sport për vitin 2022
Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka mbajtur ceremoninë e shpalljes dhe ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2022 në kulturë, rini dhe sport. Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë …
Më shumë...Shpërndahet Ushqim i Koncentruar për Lopë Qumështore për 66 fermerët deçanas
Në kuadër të mbështetjes për blegtorët deçanas, sot komuna e Deçanit së bashku me Organizatën “Mëshqerra” kanë shpërndarë Ushqim të Koncentruar (Koncentrat) për Lopë Qumështore për 66 fermerët. Zyrtarët komunal thanë se përkrahjen për blegtorët dhe zhvillimin e bujqësisë në Deçan nuk do ta ndalim asnjëherë!
Më shumë...Po vazhdon Solidariteti i qytetarëve të Skenderajt
Duke u nisur nga gjendja me të cilën përballet komuna e Skenderajt, ku për shkak të përmbytjeve, dhjetëra familje kanë qenë të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre, Sylejman Aliu, me banim të deritanishëm në ndërtesat e banimit social, pasi ka bërë zgjidhjen e banimit, ka liruar banesën ku …
Më shumë...U dorëzua kontigjenti i parë i ndihmës së Ferizajt për vërshimet në Skenderaj
Pasditen e sotme, Koordinatori për Punë Sociale i Komunës së Ferizajt, Agon Zhinipotoku, sipas caktimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dorëzoi një kontigjent prej 100 dyshekëve për familjet në nevojë pas vërshimeve masive në Skenderaj. Janë bizneset donatore “Vizioni” dhe D&T Tex që dhuruan bashkë gjysmën e këtij kontigjenti …
Më shumë...Zyrtarët e Komunës së Ferizajt treguan rezultate në trajnimin për menaxhim të kontratave të prokurimit publik
Rreth 100 zyrtarë të Komunës së Ferizajt, kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuara nga KRPP-ja për menaxhim të kontratave të prokurimit publik. Hapjen e këtij trajnimi e ka bërë udhëheqësja e Zyrës së Prokurimit në Ferizaj Arberie Bekteshi, e cila këtë trajnim e ka cilësuar si të një rëndësie …
Më shumë...Vitia përfiton edhe një projekt
Komuna e Vitisë do të jetë përfituese e një projekti që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në këtë komunë. Projekt ky që implementohet nga Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë (QKSS) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në …
Më shumë...