Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë inspektuar sot punimet e projektit të poligonit multifunksional, në kuadër të të cilit është edhe parkingu publik, i ndërtuar me dy nivele dhe me kapacitet deri në 300 vetura. Projekti në fjalë …
Më shumë...Institucionet
Kryetari Aliu ka pritur në takim konsulentin e turizmit malor Nazmi Hasanramaj
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim, konsulentin e turizmit malor, Nazmi Hasanramaj si dhe alpinistin ferizajas, Besnik Reka të cilët, bashkëbiseduan për investimet në infrastrukturën turistike, zhvillimin e konceptit të turizmit malor si dhe mundësitë e shpërndarjes edhe tek të rinjtë, duke qenë bartës e …
Më shumë...Shpërndahen fidanet e arrave për 20 bujq ferizajas
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt po vijon me punën e saj në mbështetje të bujqve e fermerëve ferizajas. Sot, kjo drejtori bëri shpërndarjen e fidaneve të arrave për 20 përfitues dhe shkollën e agrobiznesit në Ferizaj. Për të mbikëqyrur shpërndarjen e këtij kontigjenti të fidaneve me …
Më shumë...Prezantohet lista e nevojave të personave me aftësi të kufizuara në Ferizaj
Në prag të shënimit të 3 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Handikos”, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim informues për listën e nevojave që kanë personat me aftësi të kufizuara. Në këtë takim, kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive komunale, deputet, këshilltarë komunal, mjek, …
Më shumë...OSBE mbajti një forum me kryetarë të komunave për prezantimin e praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, ku është bërë prezantimi i praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore. Kjo ngjarje e cila mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe ka për qëllim rritjen dhe promovimin e barazisë …
Më shumë...Prof.dr. Sabahajdin Cena emërohet këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së në kabinetin e kryetarit Latif
Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka emëruar prof.dr. Sabahajdin Cenën, këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Të gjithë pa dallim, i jemi shumë mirënjohës për tërë kontributin e tij në luftën tonë çlirimtare dhe për kontributin e tij pas lufte në fushën e letërsisë! …
Më shumë...Besmire Bytyçi emërohet drejtoreshë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit
Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka emëruar drejtore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, znjsh. Besmire Bytyçin! Besmire Bytyqi ka përfunduar studimet në drejtimin Juridik në Universitetin “UKSHIN HOTI” të Prizrenit. Po ashtu, ajo ka përvojë të pasur politike, si anëtare e KK Rahovec (mandati i dytë), …
Më shumë...U MBAJT KONSULTIMI PUBLIK PËR PLANIN E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL TË RAHOVECIT
Sot, me fillim në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit u mbajt konsultimi publik për Planin e Punës së Kuvendit Komunal të Rahovecit. Kryesuesi i Kuvendit, Defrim Kafexhiu para të pranishmëve e paraqiti planin në pika të shkurtra. Për detaje tjera të hollësishme procesverbali dhe raporti do …
Më shumë...DBP në Ferizaj nisi fushatën vetëdijësuese “Vetëdijësimi i nxënësve në shkolla për mënyrën e sjelljes dhe transmetimin e sëmundjeve nga qentë endacak tek njerëzit”
Paraditen e sotme, një ekip zyrtarësh nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, prirë nga drejtori Burim Bajrami, vizituan shkollën fillore “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, për të nisur sesionet informuese për vetëdijësimin e nxënësve në shkolla për mënyrën e sjelljes dhe transmetimin e sëmundjeve nga qentë endacak …
Më shumë...Komuna e Vitisë shpërndau 50 makina mjelëse dhe 40 inkubatorë për qytetarët e saj
Nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i DBZHR-së, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 50 makinave mjelëse dhe 40 inkubatorëve për qytetarët e kësaj komune të cilat u financuan nga vetë komuna. Me këtë rast …
Më shumë...Vazhdon puna për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës
Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e katërt të radhës për hartimin e draft statutit të ri. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës, e ka marrë Kuvendi i Komunës së Malishevës, si nevojë e kohës dhe përshtatjes së …
Më shumë...Kryetari Haliti nderon me mirënjohje Faredin Selmanin dhe Avdullah Kadriun
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Faredin Selmanin dhe Avdullah Kadriun. Me këtë rast kryetari Haliti, në shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë në fusha të ndryshme për institucionet komunale të Vitisë, i ka nderuar me mirënjohje z. Selmanin dhe z.Kadriun.
Më shumë...Gjashtëmbëdhjetë ditë të aktivizimit kundër dhunës gjinore
Në kuadër të Gjashtëmbëdhjetë ditëve të aktivizimit kundër dhunës gjinore, zyrtarja e këtij sektori në komunën e Malishevës, Vera Bytyçi në koordinim edhe me komitetin për Barazi Gjinore, policinë dhe institucione të tjera publike si dhe shoqërinë civile, kanë filluar të realizojnë aktivitetet për vetëdijësimin që të pengohet fenomeni i …
Më shumë...Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij këshilli, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar çështje të interesit publik, si siguria publike, përgatitjet për sezonin e dimrit, çështja …
Më shumë...37 familje nga Lubovci i Ferizajt bëhen me kontejnerë
Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Ferizajt, ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve prej 120 litra për banorët e fshatit Lubovc, të cilët janë futur në sistemin e menaxhimit të mbeturinave. Ky është investim i Komunës së Ferizajt, i cili po bëhet në kuadër të përmbushjes …
Më shumë...Miratohet Rregullorja për Taksën Komunale në Ferizaj
Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjete e Kuvendit të Komunës së Ferizajt të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht në këtë mbledhje betimin si …
Më shumë...