leoni

Institucionet

U VU GURËTHEMELI I SHKOLLËS NË XËRXË

Sot, pas nënshkrimit të kontratës dhe pas të gjitha përgatitjeve që u bënë, në prani të nxënësve, mësimdhënësve, drejtorit të arsimit dhe shumë qytetarëve të fshatit Xërxë të komunë së Rahovecit, nisi së zbatuari një projekt shumë i nevojshëm, ndërtimi i objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të …

Më shumë...

Kryetari Latifi, përshëndeti fillimin e punimeve të shtëpisë për njërin nga përfituesit nga fshati Xërxë

I shoqëruar nga shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përshëndeti fillimin e punimeve të shtëpisë për njërin nga përfituesit, Shaban Shalën nga fshati Xërxë. Në kuadër të mbështetjes me material ndërtimor për familjet në nevojë nga komunitetet  jo-shumicë, janë …

Më shumë...

Është mbajtur Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Në prezencë të Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, të Kryesuesit Hajdar Sutaj është mbajtur Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit, me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Kuvendit, ku si pikë e rendit të ditës ishte kërkuar; “Përgjigje në pyetje dhe raport i Kryetarit të …

Më shumë...

Kryetari Aliu i pranishëm në ndërrimin e komandantit të KFOR-it amerikan në “Bonsteel”

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në Kampin Ushtarak “Bondsteel”, ka marrë pjesë bashkë me Kryetarë të Komunave të Kosovës, Ambasadorë e anëtarë tjerë me status diplomatik, në prezencën edhe të Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, në ceremoninë e ndërrimit të Komandës – Transferit të …

Më shumë...

Kryetari Latifi me homazhe nderon 33 vjetorin e rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Me rastin e 33 vjetorit të rënies në betejë të heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë homazhe pranë varreve të tyre. Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia kanë rënë trimërisht duke luftuar me armë në dorë, më 2 nëntor të …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka vazhduar aktivitetin e eliminimit të deponive ilegale të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt ka vazhduar edhe sot aktivitetin e eliminimit të deponive ilegale të mbeturinave në fshatrat Kopiliq i Poshtëm, Vajnik, Izbicë, Leçinë, Klladernicë dhe Kosterc. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Alban Shala, një aksion i tillë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në …

Më shumë...

Drejtoresha Murati-Shabani po vazhdon vizitën e saj në SHBA

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani, gjatë këtyre ditëve është pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit të Iowa, Paul D. Pate, ku ka diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit të qeverisjes lokale dhe asaj shtetërore. “Binjakëzimi ndërmjet Iowa-s dhe …

Më shumë...

U mbajt debati publik lidhur me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026

Sot në Viti, është mbajtur debati publik me qytetar, lidhur me propozim Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026. Me këtë rast ky dokument është prezantuar para të pranishmëve nga përgjegjësi i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik në Viti, z. Nexhat Arapi. Ai ka folur për rëndësinë e këtij dokumenti dhe mundësitë …

Më shumë...

Rinovohen ambientet e zyrave të Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë

Shoqata e Pensionistëve në komunën e Malishevës nga sot e tutje do të kenë kushte më të mira për të realizuar aktivitetet e tyre, në ambientet e zyrave të Shoqatës, të cilat janë rinovuar plotësisht, falë një investimi të përbashkët të Komunës së Malishevës me organizatën gjermane ASB, një partnere …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi dhe nga anëtarët e KPF-së pas një diskutimi, hyjnë edhe dy pika në rend të punës së këtij takimi, të cilat u rekomanduan për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës …

Më shumë...

Ka filluar ndërtimi i trotuarit te Stacioni i Policisë në Deçan

Më në fund një punë e mirë për Deçanin, që ka të bëjë me ndërtimin e trotuarit te Stacioni i Policisë, kontest tashmë i zgjidhur pas një viti! Në  fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili falënderoj të gjithë akterët që …

Më shumë...

Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit për buxhetimin gjinor

Komuna e Vitisë, konkretisht nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me organizatën “UN Woman”. Ky memorandum mirëkuptimi i cili është nënshkruar sot më këtë organizatë është memorandum për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe analizave gjinore të Kornizës Afatmesme Buxhetore. Pjesë e këtij takimi ishin 15 …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit organizonë aktivitete në ditën e rënies së Dëshmorëve Xhelal Hajda-TONI dhe Selajdin Mullabazi – MICI

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, organizojnë aktivitete në shënimin e 6 nëntorit – Ditës së rënies së Dëshmorëve Xhelal Hajda-TONI dhe Selajdin Mullabazi – MICI.

Më shumë...

Përurohet fusha sportive në Celinë të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e fushës sportive në fshatin Celinë. Ai me këtë rast ka thënë se jam i lumtur që sonte kisha rastin t’u shprehja urimet më të mira qytetarëve të Celinës, pikërisht në një atmosferë festive dhe gëzimi, ku bëmë …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ende në teren, sheh nga afër punimet në rrugën Ibrahim Mazreku

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorët komunal, Avdi Morina dhe Hajdin Berisha, të hënën në orët e vona të mbrëmjes, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve që po bëhen në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. “U jam shumë mirënjohës punëtorëve fisnikë që me plotë përkushtim …

Më shumë...

Është bërë pranimi i pajisjeve rekreative për plotësimin sa më të mirë të kushteve në shtëpinë për të moshuar me qëndrim ditor në Rahovec

Sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më herët në mes të organizatës humanitare gjermane (ASB) dhe komunës së Rahovecit, sot është bërë pranimi i pajisjeve rekreative për plotësimin sa më të mirë të kushteve në shtëpinë për të moshuar me qëndrim ditor, po ashtu pajisje për kushte më të mira …

Më shumë...