Institucionet

Kryetarit Aliu në Strasbourg, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori

Gjatë vizitës së kryetarit Agim Aliu me bashkëpunëtor në Strasbourg, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, të sapozgjedhur në këtë pozitë, të cilin e kanë uruar për postin e tij, si dhe kanë bashkëbiseduar për mundësitë e …

Më shumë...

Mbahet konsultimi publik për Projekt- Rregulloren e Punës së Teatrit “Adriana”

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultim publik për Projekt- Rregulloren e Punës së Teatrit “Adriana”. Të pranishmit në këtë konsultim publik në lidhje me këtë projekt-rregullore i ka njoftuar Albion Sherifi, shef i Kabinetit të Kryetar të Komunës së Ferizajt si …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e KPF-së në Ferizaj

Këtë të premte Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka ftuar në mbledhjen e nëntë të rregullt anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili kërkoi nga anëtarët e këtij komitetit që …

Më shumë...

Kuvendi komunal i Vitisë diskutoi për pasqyrat financiare në periudhën janar-shtator 2022

Është mbajtur sot seanca e nëntë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën ishin paraparë të diskutohen disa pika të rendit të ditës, e ku temë më e diskutueshme ishte ajo për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2022. Fillimisht këshilltarët komunal kanë parashtruar pyetje para se …

Më shumë...

Kryetari Haliti po merr pjesë në një takim të organizuar për kryetarët e komunave nga Agjencia për Zhvillim Rajonal

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë sot pjesë në një takim të organizuar për kryetarët e komunave të Kosovës nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (AZHR-të). Në këtë takim po marrin pjesë edhe kreu i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, z. Johannes Stenbæk …

Më shumë...

Komisioni për fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane e rekomandoi draft-rregulloren për shqyrtim në KPF

U mbajt mbledhja e gjashtë e Komisionit për hartimin e draft-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës së Malishevës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi, Labinot Gashi. Pas një debati nga anëtarët e Komisionit për hartimin e draft-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e …

Më shumë...

Biblioteka e qytetit në Malishevë pasurohet me 570 ekzemplarë veprash

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Malishevës, Fitim Shala dhe zyrtari për kulturë, Kushtrim Morina, kanë  pranuar donacionin, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, afro 570 ekzemplarë librash për bibliotekën e qytetit në Malishevë. Drejtori Shala, me këtë rast falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika dhe janë marrë këto vendime: Vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private për interes publik; Vendimi për miratimin e  …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj mori pjesë në takimin bilateral të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Ibrahimović dhe Ministrit Aliu

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në takimin bilateral të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, z. Ervin Ibrahimović dhe Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, të Qeverisë së Kosovës, për të nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e Vlll – të e rregullt e KPF–së në Deçan

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF – së, drejtoresha e financave, znj.Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i raportit financiar 6 dhe 9 mujor; Shqyrtimi i …

Më shumë...

Vijon mbështetja për fermerët ferizajas me fidane të mjedrës

Mbështetja për bujqit e fermerët ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, është e vazhdueshme. Për të parë nga afër investimet e kryera dhe mbështetjen me fidane të mjedrave subvencion nga DBP-ja, doli i pari i bujqësisë dhe pylltarisë, Burim Bajrami i cili vizitoi fermerin Naim Bislimi në fshatin Dremjak, …

Më shumë...

Kryetari Haliti është nderuar me mirënjohje nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, koloneli amerikan Christopher Samulski, gjatë konferencës së dytë me radhë të kryetarëve të Rajonit të Lindjes, ku komuna e Vitisë ishte nikoqire e këtij takimi. Po ashtu edhe …

Më shumë...

Vitia nikoqire e konferencës së kryetarëve të komunave juglindore

Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti, është nikoqir i një konference të kryetarëve të komunave juglindore që po mbahet tani në Viti, nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i. Kryetari Haliti në fjalën e tij të rastit tha se ai në cilësinë e nikoqirit ndihet i nderuar …

Më shumë...

Lëvizja e stafit mjekësorë nga jashtë vendit vështirësi për t’u shërbyer  pacientëve

U mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Shëndetësi Mirëqenie Sociale në komunën e Malishevës dhe persona me Aftësi të ndryshme e cila u drejtua nga , Aziz Thaçi, kryesues dhe punoi me rendin e punës, shqyrtimi i gjendjes në QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj”, pas vizitës së …

Më shumë...

Në Komunën e Malishevës situata e sigurisë e qetë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i cili drejtohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe përgjegjës të tjerë për siguri, në mbledhjen e rregullt konkloduan se ”Duke u bazuar në të dhënat e raportuara nga ana e organeve përgjegjëse për siguri vlerësuan se, në Komunën e …

Më shumë...

Në Malishevë mbahet debati “Bashkë kundër kancerit të gjirit”

Debati me temën” Bashkë kundër kancerit të gjirit”, u realizua nga Zyra për Barazi Gjinor, në bashkëpunim me QKMF-në ”Dr. Shpëtim Robaj”, dhe u mbështet nga, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes pjesëmarrjes së Blerta Krasniqi, shefe e kabinetit, e cila tha se. ”Përkushtimi i kryetarit të Komunës …

Më shumë...