Institucionet

KKSB: Kërkohet thellim i bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë për raportim të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, në mbledhjen e sotme të rregullt, ka vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë si të qetë dhe stabile. Ndërkohë që në kuadër të këtij takimi, është mbajtur edhe një tryezë e përbashkët e të gjitha instancave të sigurisë, …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt, është në fazën përfundimtare të Projekt-Rregullores për taksat komunale

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i klimës së investimeve” që financohet nga Qeveria Zvicerane “SECO” dhe implementohet nga IFC dhe Banka Botërore, gjatë ditës së sotme është organizua takim nga nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale, si dhe zyrtaret komunal për të diskutuar këtë projekt-rregullore. Pjesë …

Më shumë...

Në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti u mbajt një demonstrim për testimin e kapaciteteve në rast të tërmeteve

Sot në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, është mbajtur një demonstrim-testim i kapaciteteve të shkollës në rast të tërmeteve. Me këtë rast në këtë testim të kapaciteteve të kësaj shkolle i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha …

Më shumë...

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së zyrtares së Komunës, Cyme Ukë Kuçi

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së zyrtares së Komunës, Cyme Ukë Kuçi. Cyma ishte ndër punëtoret e para në komunën e Deçanit, shumë e zellshme e po ashtu e afërt me të gjithë, ishte aktiviste që gjithmonë …

Më shumë...

Është mbajtur festa tradicionale “Dita e Gështenjës” në komunën e Deçanit

Organizuar nga komuna e Deçanit është mbajtur festa tradicionale “Dita e Gështenjës”. Komunës së Deçanit natyra i ka dhuruar gështenjën si pasuri, andaj sot është promovua më së miri gështenjën dhe njëkohësisht është shfaqur panairi me produktet vendore, nga fermerët e komunës së Deçanit. Kësaj feste hijeshinë ia shtoj vallja …

Më shumë...

Në ANP Adem Jashari janë realizuar 17 fluturime në shikueshmëri prej vetëm 100 metrash

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka realizuar 17 fluturime me shikueshmëri prej vetëm 100 metrash. Kjo është hera e parë që të gjitha fluturimet ishin në kohë në mbërritje dhe nisje në këtë nivel të shikueshmërisë së ulët. Projekti i zgjatjes së pistës për 3040 m dhe përmirësimi në …

Më shumë...

Ka filluar rregullimi i rrugës tek rreth-rrotullimi në Morinë të komunës së Skenderajt 

Po i jepet zgjidhje përfundimtare njërës nga pengesat më të mëdha tek rreth-rrotullimi në Morinë të komunës së Skenderajt dhe kokëçarjeve në qarkullim të këtij aksi, duke shtruar pjesën finale të asfaltit në kuadër të segmentit rrugor Komaran- Klinë e Epërme, për të vazhduar shpejt me trajtimin dhe zgjidhjen e …

Më shumë...

Gati për qarkullim, nënkalimi në Nikadin të Ferizajt

Një tjetër vepër madhore infrastrukturore në Nikadin të Ferizajt, që i lë të kaluarës, rrezikun e kalimit, duke e ditur rëndësinë e tij, vetëm për faktin e jetëve të humbura e aksidenteve që shkaktoheshin në këtë zonë skaj hekurudhës, sot e përuruam, duke e kthyer në një nyjë plotësisht të …

Më shumë...

Nëpër shumë lokalitete të komunës së Vitisë, janë duke u kryer punime të ndryshme

Sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Viti dhe në fshatin Gërmovë te fusha sportive. Përndryshe nëpër shumë lokalitete të komunës së Vitisë, janë duke u kryer punime të ndryshme në shtrimin …

Më shumë...

Kryetari Haliti mbajti një fjalë rasti ne orën e madhe letrare, qe ju kushtohet publicistit dhe kritikut letrar, Ramadan Musliu

Sot në Viti është mbajtur ora e madhe letrare qe ju dedikohet publicistit dhe kritikut letrar tani me të ndjerë, Ramadan Musliu. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka çmuar larë figurën dhe krijimtarinë letrare të  Musliut. “Krijimtaria letrare e Ramadan Musliut, ka arrit që të …

Më shumë...

Ambasadori i OSBES-së në Kosovë thotë se komuna e Vitisë prinë në disa fusha, në veçanti në zhvillimin ekonomik, te drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pranuar këto ditë një letër nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, pas vizitës që ai ja kishte bërë më parë kësaj komune. Me këtë rast në shkresën e tij të drejtuar kryetarit Haliti, ambasadori i OSBE-së ka potencuar se kjo …

Më shumë...

U MBAJT KONSULTIMI PUBLIK PËR PLANIN E VLERËSIMIT TË RREZIKUT NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Sot, u mbajt konsultimi publik për Planin e vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit, plan ky i cili u përgatit nga grupi punues dhe nga ekspert të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave në nivel nacional. Plani është konsultim publik nga data 7 tetor deri më 7 nëntor …

Më shumë...

Në Ferizaj lansohet fushata ndërgjegjësuese “Punësimi është e drejtë jo privilegj”

Këtë të premte në Ferizaj nga “Handikos”, është bërë lansimi i fushatës ndërgjegjësuese “Punësimi është e drejte, jo privilegj”, ku aktiviteti kryesor kishte përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në punë praktike në Komunën e Ferizajt, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Mirëseardhje këtyre personave ju dëshiroi Nënkryetari …

Më shumë...

KPF në Viti mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash disa pika të rendit të ditës. Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë lidhur me Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator …

Më shumë...

Fillon jetësimi i projektit të madh për Malishevën Urbane

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi, drejtorin e Urbanizmit Avdi Morina, drejtorin e Administratës Fatmir Ademaj dhe drejtues të tjerë të qeverisjes komunale në Malishevë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të projektit “Ndërtimi i Rrugës Ibrahim Mazreku” në qytet. Nisjen …

Më shumë...

Po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka filluar në realizimin e dy projekteve me rëndësi për qytetarët e sajë. I pari nisja e fazës së parë të ndërtimit të rrugës nga Lagja Zabeli deri te shkolla “Malush Ahmeti” në Rezallë, në kuadër të projektit që parasheh edhe trajtimin e rrugëve tjera lidhëse dhe …

Më shumë...