Mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Shëndetësi Mirëqenie Sociale dhe Persona me Nevoja të Veçanta në komunën e Malishevës e drejtoi, kryesuesi, Aziz Thaçi. Në këtë mbledhje nga anëtarët e komitetit u diskutua, miratimi i planit të punës për vitin 2022, me theks të veçantë, përcjellja dhe realizimi …
Më shumë...Institucionet
Pjesa e rrugës Gofile deri te udhëkryqi për Krasaliq të Bashkësisë Lokale të Qirezit, nga ora 10:00 deri në 14:00 do të jetë e mbyllur
Njoftohen banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Qirezit të komunës së Skenderajt se, për arsye të shtrimit të asfaltit dhe mbylljes së sanimeve në pjesën e rrugës Gofile deri te udhëkryqi për Krasaliq, sot nga ora 10:00 deri në 14:00 do të jetë rruga e mbyllur. Komuna e Skenderajt …
Më shumë...“The Handake Project”, shfaqja më e mirë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj
Në natën finale të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, shfaqja “ The Handake Project” nga Qendra Multimedia nga Prishtina, ishte shfaqja e mirë e këtij festivali. Ndarjen e këtij çmimi e bëri Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku. Kjo shfaqje autor kishte Jeton Nezirajn, ndërsa regjisore e saj …
Më shumë...Organizohet Konsultim publik për Projekt-planin e vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit
Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Planit të vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe Nenit 6 pika 1.6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për …
Më shumë...Ka vazhduar edhe sot përkrahja e fermerëve nga Komuna e Skenderajt
Ka vazhduar edhe sot përkrahja e fermerëve nga Komuna e Skenderajt, duke i mbështetur me pajisje të nevojshme për veprimtari të ndryshme bujqësore. Kësisoj, sot janë shpërndarë 70 koshere bletësh për sektorin e bletarisë, për përfituesit e përzgjedhur nga konkursi publik i shpallur kohë më parë. Drejtori për Bujqësi, Pylltari …
Më shumë...Në fshatin Kopiliq të Poshtëm kanë nisur punimet e realizimit të projektit për ndërtimin e kanalizimit
Në fshatin Kopiliq të Poshtëm kanë nisur punimet e realizimit të projektit i cili ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, për ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, …
Më shumë...Asfaltohet segmenti rrugor që lidh fshatrat Bibaj- Talinoc i Muhaxherëve me gjatësi 2 kilometra
Një projekt me shumë rëndësi për t’i hapur rrugë jo vetëm zhvillimit komunitar e të ekonomisë, por edhe qasjes më të lehtë e të shpejtë në autostradën “Arbën Xhaferi” është projekti që u përurua sot, i asfaltimit të segmentit rrugor që lidh fshatrat Bibaj- Talinoc i Muhaxherëve me gjatësi 2 …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim profesorin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Dr. Fahrush Rexhepi
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim, profesorin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Dr. Fahrush Rexhepi, i cili bashkë me kolegë, ka marr përsipër të çoj përpara projektin e Fakultetit të Studimeve Islame për epitafet në gjuhën osmane, në këtë rast edhe për Regjionin …
Më shumë...Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin e OSBE-së
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me bashkëpunëtorë. Bashkëpunimi i deritanishëm mes komunës së Vitisë dhe OSBE-së, si dhe mundësia e bashkëpunimit në disa fusha të ndryshme ishin temë kryesore e këtij takimi. Kryetari Haliti, në emër …
Më shumë...Me datë 11.10.2022 do të jetë i bllokuar segmenti në rrugën Deçan-Plavë, tek vendi i njohur si “KËRSHI I FONËS”
Njoftohen qytetarët e komunës së Deçanit se me datë 11.10.2022, ditë e martë do të jetë i bllokuar segmenti në rrugën Deçan-Plavë, tek vendi i njohur si “KËRSHI I FONËS” për shkak të minimit të kërrshit. Po ashtu qytetarët do të njoftohen pasi të përfundojnë punimet. Ju lutemi për mirëkuptim!
Më shumë...Mbi 300 studentë malishevas meritorë përfitojnë bursë për vitin 2022
Pas një pune të shkëlqyeshme të Komisionit për ndarjen e bursave për vitin 2022, sot është bërë publike lista e mbi 300 studentëve përfitues. Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka thënë se, me kënaqësinë më të madhe ju informoj se ky është numri më i madh i përfitues …
Më shumë...Filloi zbatimi i programit për “kujdesin për nëna dhe fëmijë” përmes shërbimeve shëndetësore shtëpiake në Malishevë
Sot në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i programit për vizita shëndetësore shtëpiake për kujdesin për nëna dhe fëmijë. Ky program zbatohet nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe zyrën e UNICEF-it …
Më shumë...Kryetari Latifi mirëpritet nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka vizituar Tiranën ku është pritur nga Kryebashkiaku i kryeqendrës së shqiptarëve Erion Veliaj me bashkëpunëtorë, për të hapur shtigjet e punëve të përbashkëta në të ardhmen. Pas shkëmbimit të përvojave dhe ideve, u dakorduan për bashkëpunim institucional në fushën e bujqësisë, ekonomisë, …
Më shumë...Në Skenderaj është mbajtur një takim ku është diskutuar rreth kancerit të gjirit
Në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit shoqëror kundër kancerit të gjirit, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Skenderaj, në praninë e një numri të madh të grave dhe të rejave, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Zyra për Barazi Gjinore, është mbajtur një takim ku …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim Milot Lubishtani doktori i parë i shkencave të gjeodezisë dhe gjeoinformacioneve në Ferizaj
Avancimi profesional e dija e certifikuar në rang më të lartë akademik, është ajo që përshkruan suksesin e ferizajasit, Milot Lubishtani, doktori i parë i shkencave të gjeodezisë dhe gjeoinformacioneve në Ferizaj, të cilin e ka pritur në zyrën e tij kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, për ta …
Më shumë...Vitia, komuna e vetme në Kosovë, që ka shpallur vitin 2022, vit i personave me aftësi të kufizuara
Komuna e Vitisë po llogaritet si komuna e vetme në Kosovë, që vitin 2022 e ka shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara dhe atë me një vendim të kryetarit Sokol Haliti. Me këtë rast kjo komunë ka ndërmarr dhe pritet që të ndërmerre edhe disa vendime të tjera …
Më shumë...