Institucionet

Në Pastasel, Zoqisht e Opterushë u zgjodhën kryetarët dhe anëtarët e këshillave të fshatrave

Në një proces të rregullt dhe demokratik Afrim Krasniqi u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Pastasel, Enver Kabashi, po ashtu u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Zaqisht dhe Skënder Krasniqi u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Opterushë. Urime kryetarëve dhe këshillave të zgjedhur, mbarësi …

Më shumë...

U bë shpërndarja e pajisjeve Bujqësore për fermerët rahovecas

Komuna e Rahovecit respektivisht drejtoria e Bujqësisë përfundoi fazën e tretë të shpërndarjes së mekanizmit dhe mjeteve bujqësore për këtë vit, ku ishin përfitues 81 bujq, me këto mjete bujqësore: – 54 spërkatëse; – 2 pajisje për mbjelljen e misrit dhe – 25 motokultivatorë me frezë 7.5 KW. Në këtë …

Më shumë...

Parking pa pagesë për mërgatën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi  Shehu ka marr vendim që të gjitha parkingjet publike në Junik duke përfshirë edhe parkingun e Komunës së Junikut, hapësirën e tregut të gjelbër (përveç ditëve të Premte ), Stacionin e autobusëve ( pjesa e cila nuk pengon qarkullimin ditor të autobusëve ), …

Më shumë...

Kompania “LIKA Group AG” me seli në Zvicër, ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në komunën e Deçanit

Kompania “LIKA Group AG” me seli në Zvicër, me pronar z.Esat Likaj, ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në komunën e Deçanit. Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj e ka falënderuar përzemërsisht që gjithmonë gëzon familjet skamnore në prag të çdo …

Më shumë...

1 i shëruar dhe 4 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPKs-ë dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet  …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e pestë të rregullt. Mbledhjen e drejtoi, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani i cili para anëtarëve paraqiti rendin e punës për këtë mbledhje dhe u miratua pa ndryshime. Me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, u kalua në diskutim pika …

Më shumë...

Mbahet Akademi përkujtimore dhe i jepet lamtumira e fundit – Rrahman Zogajt ish punëtorit të SHFMU ”Rifat Berisha” në Berishë

Në Fshatin e Ri iu dha lamtumira e fundit Rrahman Zogaj nga Fshati i Ri, i cili dje në moshën 70 vjeçare ndërroi jetë pas një sëmundje.  Për nder të kontributit të tij jetësor u organizua nga Shkolla një Akademi Përkujtimore. Në këtë Akademi përkujtimore morën pjesë, këshilltari i kryetarit …

Më shumë...

Ferizajasja Vesa Berisha, me pasionin e profesionin e saj, pianon, po shënon rezultate domethënëse

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij bashkë me profesoreshën e saj, Pranvera Hoxha, Vesa Berisha, një talente të rallë, virtuoziteti i së cilës po çmohet edhe jashtë vendit. Që nga viti 2013 Vesa mori pjesë në koncerte, gara, festivale e masterklasë të ndryshme. …

Më shumë...

Ferizajasit çdo ditë po shpalosin suksese individuale e grupore

Të rinjtë ferizajas po shënojnë suksese domethënëse si në vend ashtu edhe jashtë shtetit. I tillë është edhe 11 vjeçari, Ensar Baca, që talent ka në sportin e karatesë, në muzikë dhe modelizëm. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i rezervoi një takim në zyrën e tij këtij të …

Më shumë...

Stadiumi i ri i qytetit të Ferizajt duhet të ndërtohet prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”

Këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur takim publik i organizuar nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, me klubet sportive të futbollit, veteranë dhe sportistë të tjerë për të diskutuar për lokacionin e Stadiumit të ri të qytetit. Në hapjen e këtij takimi publik, …

Më shumë...

Haliti: Mirë se vini mërgimtarë, faleminderit për kontributin e vazhdueshëm

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm, për vendin e tyre. “Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në …

Më shumë...

Kryetari Haliti: Të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë të pijshëm

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim pune, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava”, në Gjilan, Abdylaziz Selmani dhe Kemur Mustafa, Përgjegjës i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”-Dega në Viti. Temë bisede e këtij takimi ishte zgjidhja e problemeve të ujësjellësit nëpër disa …

Më shumë...

Kryetari Latifi takoi udhëheqjen e KRU “Gjakiova”

Kryetari i Komunës s Rahovecit Smajl Latifi, në shoqërimin e drejtoreshës për Punë Inspektuese, Nora Boshnjaku, janë takuar me Visar Hasin, ushtrues i detyrës i KRU “Gjakova”, dhe zyrtarë të lartë të kësaj kompanie. Ata diskutuan rreth investimeve në sektorin e ujit të pijshëm dhe dobinë që do të sjellin projektet …

Më shumë...

Kryetari Latifi vazhdoi takimet e s enjtes me qytetar

Si çdo të enjte, kryetari i komuns s Rahovecit Smajl Latifi, priti në zyrën e tij qytetarë të shumtë, banorë nga shumë vendbanime të komunës së Rahovecit për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata, para të parit të komunës s Rahovecit shpalosën kërkesat e tyre, si adresë ku …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim miqësor delegacionin nga IOWA USA

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim miqësor delegacionin nga IOWA USA, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me qëllim binjakëzimin e qyteteve të Kosovës me qytetet e IOWA-së. Me shumë kënaqësi prezantuam qytetin tonë, bukuritë, potencialin turistik që ka Deçani, arritjet dhe vështirësitë që kemi …

Më shumë...

Ramosaj ia argumentoi delegacionit të “Europa Nostra” pikat ku janë keqkuptuar (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar me një delegacion nga “Europa Nostra”, ku temë diskutimi ka qenë Manastiri i Deçanit. Ramosaj, në një intervistë për Klan Kosova, tha se është munduar t’ia sqarojë delegacionit se është dëgjuar vetëm njëra palë. “Është dëgjuar vetëm njëra palë, kurse nuk …

Më shumë...