Komuna e Ferizajt njofton fermerët se shitja e kurbanëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, duhet të bëhet në hapësirën përballë Tregut të Kafshëve në Ferizaj dhe asessi në zona tjera, andaj ftohen të gjithë fermerët që të respektojnë këtë vendim, në të kundërtën, për rastet që hasen duke …
Më shumë...Institucionet
Krasniqi: Malisheva konsiderohet komuna më e qetë dhe më stabile në vend
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka thënë se “duke u bazuar në të gjitha raportet e sigurisë së përgjithshme, Komuna e Malishevës, konsiderohet dhe është komuna më e qetë dhe më stabile në vend”. Kjo është …
Më shumë...Komuna e Deçanit, një ndër komunat me potencialin më të madh turistik në Kosovë
Komuna e Deçanit, një ndër komunat me potencialin më të madh turistik në Kosovë, që ka me zonat e veçanta malore. Bjeshkët e saj të cilat përveç që kanë florë dhe faunë shumë të pasur, pamjet e saja fantastike shtojnë rëndësinë dhe vullnetin e komunës që të kujdesën për to, …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur drejtoreshën e Zyrës për Bashkëpunim në Kosovë të Ambasadës së Zvicrës, zonjën Katharina Stocker
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij drejtoreshën e Zyrës për Bashkëpunim në Kosovë të Ambasadës së Zvicrës, zonjën Katharina Stocker dhe zonjën Saranda Cana – zyrtare e lartë e programit përgjegjëse për portfolin e Qeverisjes Lokale, ku ka bashkëbiseduar për çështjet dhe sfidat …
Më shumë...Fermerët ferizajas bëhen me mëshqerra barrëse
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, ka bërë shpërndarjen e mëshqerrave barresë për 80 fermerë ferizajas. Shpërndarja ka filluar sot në fshatin Greme, ndërkaq ditëve në vazhdim do të bëhet edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Ferizajt. …
Më shumë...Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e ”OSTAP” Austriak nga Austria
Nënkryetari i komunës së Malishevës Vesel Krasniqi, në takimin që pati me përfaqësuesit e ”OSTAP” Austriak, Engineering dhe Consulting GmbH, Christoph Gierlinger, Florian Gleitsmann nga Austria si dhe Alltëne Krasniqin, biseduan për projektin e furnizimit me ujë të pijes për banorët e komunës së Malishevës, njëherit së bashku kanë finalizuar …
Më shumë...Sot në Malishevë janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin …
Më shumë...Në Rahovec mbahet mbledhja e katërt e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi
Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, dje është mbajtur mbledhja e katërt e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në pikën vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari Latifi është shprehur se situata në gjithë territorin e …
Më shumë...Në Drenoc dhe Zatriq të Rahovecit u zgjodhën kryetarët e këshillit të fshatit
Komisioni për zgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, zhvilluan dje takimet e parapara, për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave lokal për fshatrat: Drenoc dhe Zatriq. Pas një procesi të rregullt dhe demokratik, Artan Asllani u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit …
Më shumë...Në Pataqan të Epërm, Pataqan i Poshtëm dhe Nushpal, janë zgjedhur kryetarët e këshillave të fshatrave dhe anëtarët e këtyre këshillave
Të hënën, më datë 4.7.2022, në fshatrat: Pataqan i Epërm, Pataqan i Poshtëm dhe Nushpal, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të tri lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave dhe anëtarët e këtyre këshillave. …
Më shumë...Komuna e Junikut ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e qytetarëve që jetojnë në diasporë
Komuna e Junikut ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e qytetarëve të Junikut që jetojnë në diasporë dhe që do të vijnë për pushime në shtëpinë e tyre në Junik gjatë sezonit të verës. Disa nga vendimet kryesore të Komunës së Junikut për nder të mërgatës junikase janë: ⁃ …
Më shumë...Në Junik është mbajtur takimi i parë publik për gjashtëmujorin e parë Janar – Qershor 2022
Në sallën e asamblesë komunale të komunës së Junikut është mbajtur takimi i parë publik i Kryetarit të Komunës Ruzhdi Shehu. Në këtë takim Kryetari Shehu shpalosi te arriturat dhe sfidat për gjashtëmujorin e parë të viti 2022. Kryetari Shehu theksoj se njëra ndër sfidat kryesore ishte kryerja e obligimeve …
Më shumë...Në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Damastion Folk 2022” grupi i fëmijëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani”, rrëmbyen çmimin “Vallja dyshe më e mirë”
Në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Damastion Folk 2022”, në Kishnicë, në të cilin garuan shtetet si: Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, e në mesin e gjithë këtyre garuesve, grupi i fëmijëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani”, pjesëmarrës për herë të parë, rrëmbyen çmimin “Vallja dyshe më …
Më shumë...Dëmet nga breshëri në fshatrat e regjionit të Vokshit janë të mëdha
Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri i mbrëmshëm, ka vizituar sot disa nga fermerët e dëmtuar në Pobërgjë, Lloqan e Dranoc. Nga ajo çfarë u pa, rezulton se fermerët tanë janë dëmtuar tej mase. Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Deçanit i bënë thirrje Ministrisë së …
Më shumë...Ka disa ditë që kanë filluar korrje-shirjet në komunën e Rahovecit
Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi, disa bujq e me kryetarin e shtabit për korrje-shirje në Opterushë Hamdi Mazrekun, dolën në arat e fshatit ku po korrej gruri. Kryetari Latifi ka thënë se, u ndjeva i gëzuar që bujqit e …
Më shumë...Filloi pajisja me inventar në objektin e ri të SHFMU “LIRIA” në Fortesë të Rahovecit
Pas një vonese të tepruar të procedurave nga ana e MASHTI-t, më në fund, siç duket, po merr fund edhe pritja mbi 6 muaj për t’u pajisur me inventarin e nevojshëm të 4 objektet e reja shkollore, të cilat i ka ndërtuar me buxhetin e vet komuna e Rahovecit. Pas …
Më shumë...