Institucionet

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Junikut

Kuvendi Komunal në Junik mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Shpejtim Gacaferi, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetari, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën e Junikut. Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të …

Më shumë...

Kryeziu Ramaj takon përfaqësuesit e barnatoreve të Malishevës

Drejtoresha e Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj,  bashkë me ekipin e inspektorëve kanë takuar përfaqësuesit e barnatoreve që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në qytetin e Malishevës. Në këtë takim, pas një debati të gjatë, mes inspektoratit dhe përfaqësuesve të barnatoreve, që në tre mujorin e dytë  …

Më shumë...

Përkujtohen 14 dëshmorët e rënë në Shishmon të Bokës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor, kanë përkujtuar dhe vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Shishmon të Bokës, ku në betejën e përgjakshme te “Livadhet e Gata” morën përjetësinë 14 luftëtarë të lirisë. Kryetari Ramosaj tha se, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është …

Më shumë...

Janë përkujtuar 46 civilë të martirizuar në masakrën e fshatit Beleg

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor, kanë përkujtuar 46 civilë të martirizuar në masakrën e fshatit Beleg, një nga masakrat më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe. Masakër kjo, e përcjellë me dhunime dhe djegie të tërë fshatit, ku për fat të keq, fati …

Më shumë...

Homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec, me rastin e 23-vjetorit të rënies së dëshmorit, Sabit Shabandula

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë e shokë të luftës, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec, me rastin e 23-vjetorit të rënies së dëshmorit, Sabit Shabandula. Sabiti do të mbetet në kujtesën tonë kolektive si luftëtar trim, i cili e sakrifikoi jetën …

Më shumë...

Ka nisur realizimi i projektit të ri për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e kanalizimit fekal, në fshatin Tushilë

Ka nisur realizimi i projektit të ri për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e kanalizimit fekal, në fshatin Tushilë, ku kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, për të parë nga afër ecurinë e tyre. Me …

Më shumë...

Kryetari  Nura bën nderime për dëshmorët në 23 vjetorin e rënies

Në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, familjarët, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë, kanë bërë homazhe te varrezat e …

Më shumë...

Kryetari Kastrati formon, “Task Forcë“ për menaxhimin e gjendjes me ujë të pijes dhe mirëmbajtjen e mjedisit

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka marrë vendim për themelimin e “Task Forcës“, në Komunën e Malishevës, e cila ka për qëllim menaxhimin e situatës emergjente, lidhur me gjendjen e furnizimit me ujë të pijes dhe kujdesit për një mjedis sa më të pastër, konkretisht për menaxhimin e …

Më shumë...

Në mungesë të kuorumit ndërpritet mbledhja e dytë e rregullt e KK të Malishevës

Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku nga këshilltarët komunal u ngritën disa çështje diskutimi, si; Situata me zjarret në zonat malore në disa fshatra të komunës sonë, përkujdesja për ujin e pijes, për shkak të mungesës së …

Më shumë...

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Viti nënshkruan  memorandum bashkëpunimi me barnatoren Riga Pharm

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Vitisë, në bashkëpunim me barnatoren Riga Pharm në Viti, kanë nënshkruar një  memorandum të mirëkuptimit për ofrimin e barnave falas për familjen strehuese në Komunën e Vitisë. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, Merrushe Ahmeti, ka theksuar se qëllimi …

Më shumë...

Njoftim për fermerë rahovecian nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rual

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë fermerët përfitues, se javën e kaluar është nënshkruar kontrata e furnizimit të mekanizmave bujqësor me Operatorët Ekonomik. Prandaj duke filluar nga data 30.03.2022 nga ora 09:00, përfituesit e mekanizmave bujqësor të listës së vitit 2020, mund …

Më shumë...

Dhjetëra grante me mijëra euro për të rinjtë e Komunës së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rinin dhe Sport, Afrim Dina, kanë pritur në takim përfaqësueset nga Banka Botërore. Gjatë takimit është diskutuar për projektin “Komunat për të rinjtë” që financohet nga Qeveria Japoneze përmes mbështetjes së …

Më shumë...

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe OJQ HUMAN,  organizuan tryezë me temën “Dukuria e shpërndarjes dhe përdorimi i narkotikëve tek të rinjtë“

Në kuadër të projektit: Fuqizimi i lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë, përkrahur nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, programi për çështje ndërkombëtare të narkotikeve dhe zbatim të ligjit, implementuar nga organizata joqeveritare Human, mbajtën tryezën me temën “Dukuria …

Më shumë...

Në Ferizaj u hapën 4 pika ushqyese për qentë endacak

Këto ditë, nisi së zbatuari një projekt i veçantë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, me ç’rast u hapën 4 pika ushqyese me ushqim granular dhe ujë të pijshëm, për qentë endacak. Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti, doli drejtori i Bujqësisë dhe …

Më shumë...

Qendra “Rijeta” vazhdon ofrimin e shërbimeve dhe konsultave për të rinjtë ferizajas

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini me bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim drejtoreshën e qendrës “Rijeta” psikologen Arjeta Musliu. Me këtë rast drejtori Emini, ka falënderuar këtë të fundit për gjithë angazhimin që po bën për t’ju dalë …

Më shumë...

Homazhe për dëshmorët e atdheut, Enver E. Duraku dhe Shefki Thaçi

Fjala e Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti një fjalë rasti me rastin e 23 – vjetorit të përjetësimit të dëshmorëve të atdheut, Enver E. Duraku dhe Shefki Thaçi, ai ndër të tjera tha: Sot, në kodër të Ilirionit (Dobëdolanit) e cila 23 vjet më parë ishte arenë …

Më shumë...