Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin e komunës Sami Lushtaku, sot kanë vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Turiqec dhe në Runik. Aty nga afër janë njoftuar me gjendjen e këtyre QMF-ve dhe me shërbimet të cilat ofrohen në këto qendra. Kryetari Nura para …
Më shumë...Institucionet
Është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit të Drejtorëve në Viti
Në mbledhjen e sotme që është mbajtur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me këshillin e drejtorëve komunal, u diskutuan çështje me shumë rëndësi ku janë paraqitur pasqyrat financiare janar-dhjetor 2021. Me theks të veçantë u diskutua dhe u vlerësua rritja e të hyrave për këtë periudhë. Në …
Më shumë...Rreth 4 mijë lëndë përfundoi Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Deçan brenda vitit 2021
Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në Komunën e Deçanit brenda vitit 2021 ka shqyrtuar 3798 lëndë të natyrave të ndryshme, ani pse në kohë pandemie me Covid-19, puna nuk është ndal në këtë sektor gjithmonë në shërbim të qytetarit, këtë e bëri të ditur drejtori i këtij dikasteri, Agron …
Më shumë...Blegtoret e komunës së Deçanit do të përfitojnë lopë qumështore
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj dhe Drejtoresha e Buxhetit Dafina Cacaj kanë takuar organizatën OZHR ,,Mëshqerra”. Ata bashkë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me OZHR “Mëshqerra” në lëmin e blegtorisë, në të cilin bashkëpunim 22 fermerë do të përfitojnë nga një lopë qumështore në …
Më shumë...Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë për rastin e helmimit të ujit në vitin 2021
Komuna e Deçanit dhe kryetari Bashkim Ramosaj, mirëpresin veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferencën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik …
Më shumë...Kryetari Nura mbanë takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale
Në kuadër të takimit të rregullt javor të drejtorëve komunal në Skenderaj, krahas detyrave dhe obligimeve të secilës drejtori, në mbledhjen e sotme është marrë vendim për të nisur procedurat lidhur me hartimin e rregullores së re për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, …
Më shumë...Drejtoresha Krasniqi vizitoi shkollat e Komunës së Malishevës
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, në kuadër të vizitave në shkolla, sot i ka vizituar shkollat në fshatrat Bellanicë dhe Astrazup, ku është njoftuar nga afër me gjendjen e përgjithshme në këto shkolla. Qëllimi i këtyre vizitave, është njoftimi me gjendjen e …
Më shumë...Rikujtim:Njoftim publik për organizimin e konsultimit publik për Draft-Rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare në komunën e Rahovecit
Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe Nenit 6 pika 1.6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit …
Më shumë...Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike dhe eliminimi i të gjitha deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Rahovecit
Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike përmes operatorëve ekonomik, po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave. Për mirëmbajtjen e hapësirave publike, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi është shprehur se ne jemi duke vazhduar me mirëmbajtjen e hapësirave …
Më shumë...Federata e Paqes Universale e Kosovës e shpallur Ambasador të Paqes kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi
Federata e Paqes Universale e Kosovës e ka shpallur Ambasador të Paqes kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, ky çmim më nderon dhe më ngarkon me përgjegjësi të reja, që si kryetar i Komunës së Rahovecit, t’i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat …
Më shumë...Vazhdon tradita e dhurimit të gjakut në Ratkoc të Rahovecit
Edhe sivjet kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, iu bashkua nismës vullnetare për dhurimin e gjakut, që po mbahet në Ratkoc për të katërmbëdhjetin vit me radhë. Bashkëfshatarit nga Ratkoci, por edhe qytetarë nga Rahoveci e fshatra të tjerë, po i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme, që sivjet u dedikohet …
Më shumë...Drejtoresha e DAE priti në takim kryetarin e Sindikatës Komunale të Arsimit
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës Arbëreshë Krasniqi, e ka pritur në takim pune, kryetarin e Sindikatës Komunale të Arsimit, Skënder Gashi. Në këtë takim, drejtoresha Krasniqi dhe kryetari i Sindikatës Komunale të Arsimit, Gashi, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në mes të drejtorisë …
Më shumë...Kryetari Ramosaj ka pritur në një takim pune menaxherin e projektit GIZ-SMS Stefan Mager
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me kolegët e tij kanë pritur në një takim pune menaxherin e projektit GIZ-SMS Stefan Mager, bashkë me kolegë dhe zyrtarë të MMPHI-së. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave, sfidat dhe mundësitë për kalimin në një …
Më shumë...Kryetari Nura ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i shoqëruar dhe nga drejtori i Inspekcionit, Valon Haliti, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj, ku është pritur nga kryetari Ibrahim Hoti me bashkëpunëtorë. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim të ndërsjellët, ku të dy palët janë pajtuar që …
Më shumë...Kryetari Nura ka nënshkruar propozimin për mbylljen e deponisë së mbeturinave në fshatin Çirez
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e ka nënshkruar sot propozimin për miratim në Kuvendin Komunal, për anulimin e vendimit për caktim të deponisë së mbeturinave në vendin e quajtur Delli në fshatin Çirez. Nga kjo gjendje e degradimit, është nxirë jeta e banorëve vendës, janë rrezikua burimet e …
Më shumë...Drejtoresha Krasniqi priti në takim pjesëtarët e njësisë së LMT të KFOR-it në Malishevë
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka pritur në takim pune, zyrtarët e njësisë së Liaison Monitoring Team (LMT) të KFOR-it zviceran në Malishevë. Qëllimi i takimit, ishte bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta. Pas takimit, Krasniqi tha …
Më shumë...