Institucionet

Kryetari Suma, priti në takim pune Lulzim Lushtica, Koordinator i programit në IOM për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune z.Lulzim Lushtica, Koordinator i programit në IOM për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Znj. Elita Reshtani, Asistente e Projektit si dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti nga komuna e Hanit të Elezit, Liridon Bushi dhe Bujar Reçi. Mysafirët …

Më shumë...

Njoftim për qytetarët e Rahovecit për takim me përfaqësuesin e Institucionit të Avokatit të Popullit

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se më datë 16 shtator 2021, ditë (e Enjte), mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e …

Më shumë...

Gryka e Neredimes do të ketë furnizim të bollshëm me ujë të pijshëm me investimin që po bëhet në rregullimin e kaptazheve dhe vendosjen e njehsorëve

Komuna e Ferizajt ka nisur një projekt tejet me rëndësi në Grykën e Neredimes, ai për rregullimin e kaptazhave të ujit në Jezerc, që do të rris kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra banorë në gjithë fshatrat e Grykës së Neredimes. Nën kontroll do të vendoset edhe …

Më shumë...

Salla e Sportive të SHFMU “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë  pajiset me mjete sportive

Investimet s’kanë të ndalur nga komuna e Hanit të Elezit, një ndër to është edhe pajisja me mjete sportive e Sallës së Sportive të Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë, investim i cili është i nevojshëm për zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve dhe komunitetit. …

Më shumë...

Kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës sportive në oborrin e SHFMU “Nesimi Elshani’’, në fshatin Nagac

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës shkollore, sot në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nesimi Elshani’’, në fshatin Nagac të komunës së Rahovecit kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës sportive. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, z. Avni Morina, …

Më shumë...

15 shtëpi të reja për familjet e pastreha në Ferizaj që çon në 40 numrin e strehëve të banimit për skamnorët për këtë vit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me humanistin, Halil Kastrati, ndanë 2 shtëpi për familjet ferizajase të pastreha, si dhe është arritur edhe marrëveshja për ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet e pastreha në Ferizaj, që rrumbullakson 40 shtëpi që bashkërisht me shoqatën “Jetimat e …

Më shumë...

Rishikimi i kritereve për aplikim për pagesa direkte

Bazuar në kërkesën e komunës së Junikut dhe pas reagimit të fermerëve, komuna njoftojnë fermerët se Ministria e Bujqësisë ka rishikuar kriteret e vlerësimit ku: Subvencionimi për sipërfaqe –hektar dhe për sasi-kg të prodhuar/dorëzuar: Subvencionimi për sipërfaqe/ha, në vlerë prej 75€ ha dhe Subvencionimi për kg të grurit të prodhuar/dorëzuar, …

Më shumë...

Gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile, mbetet shqetësuese ajo me pandeminë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e pestë të radhës, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë dhe atë të pandemisë në veçanti. Zv. Kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, njiherit kryesues i mbledhjes, fillimisht njoftoi me gjendjen aktuale …

Më shumë...

Drejtoria e Bujqësisë në Viti e pakënaqur me kriteret për subvencione nga ana e MBPZHR-së

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti, ka shprehur pakënaqësi lidhur me kriteret të cilat i ka aplikuar MBPZHR në Prishtinë, për fermerët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për subvencione për kulturat bujqësore si: Kushtëzimi i fermerëve që të ketë të deponuara në mullinj sasinë minimale prej 6000 …

Më shumë...

FSK, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë – Istog, për nxënësit e komunës së Deçanit dhuruan donacion rreth 6000 maska shumëpërdorimshe

Drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, pranoj donacionin nga FSK-ja rreth 6000 maska shumëpërdorimshe për nxënësit e shkollave të komunës së Deçanit, me ç‘rast falënderoj eprorin Ihsan Maloku nga Forca e Sigurisë së Kosovës me bashkëpunëtorë për kontributin e tyre në të mirë të sigurisë së nxënësve, duke shtuar se këto …

Më shumë...

Fillon rregullimi i shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik të Rahovecit

Komuna e Rahovecit po vazhdon me investime nëpër fshatrat e territorit të sajë për tua lehtësuar jetën qytetarëve. Një ndër projektet është edhe ai për rregullimin e shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik, me gjatësi 737 metra. Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës …

Më shumë...

TAKIM INFORMUES ME FERMER JUNIKAS LIDHUR ME THIRRJEN E MINISTRISË PËR PAGESA DIREKTE

Komuna e Junikut gjegjësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-sektori i bujqësisë ka mbajtur sesion informues me fermerët e komunës së Junikut për ti njoftuar lidhur me kriteret e aplikimit për thirrjen për subvencione për pagesa direkte nga Ministria e Bujqësisë. Fermerët e komunës së Junikut të shqetësuar me ashpërsimin e kritereve …

Më shumë...

N.P.L,,Higjiena” në Deçan ka eliminuar një deponi me mbeturina të përziera anës rrugës që të dërgon në fshatin Hulaj

N.P.L,,Higjiena” në Deçan, sot ka eliminuar një deponi me mbeturina të përziera anës rrugës që të dërgon në fshatin Hulaj, deponi kjo e krijuar nga qytetarët. Andaj kompania e Pastrimit ,,Higjena” në Deçan, ju bënë thirrje dhe i lutë qytetarët, që mbeturinat mos t’i hedhin në vende të ndaluara, por …

Më shumë...

Në Rahovec vaksinimi anticovid po vazhdon edhe të dielave

Komuna e Rahovecit me në krye kryetarin Smajl Latifi, po vazhdon me sensibilizimin e qytetarëve për tu vaksinuar në mënyrë që të kalohet sa ma lehtë kjo pandemi. Me iniciativën e kryetarit Latifi dhe në bashkëpunim me QKMF-në, ka filluar të bëhet vaksinimi edhe ditën e diele. Këtë të diele …

Më shumë...

Komuna e Vitisë u bëhet thirrje Qytetarëve që të vaksinohen

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH), u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si masë mbrojtëse nga virusi Covid-19. Kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet, ka lavdëruar punën e madhe që po bëjnë ekipet e vaksinimit dhe mbarëvajtjen e këtij …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij klubin e sporteve luftarake MMA 05

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij, klubin suksesplotë të sporteve luftarake MMA 05, të cilët muajin e kaluar morën pjesë në Kampionatin Kombëtar të MMA-së si dhe në Turneun Ndërkombëtar mbajtur në Durrës, ku u kthyen me 5 medalje, dy të arta, dy …

Më shumë...