Mbrëmë në sheshin e qytetit në Ferizaj është mbajtur koncert artistik për mërgimtarët i përgatitur nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastrioti” në Ferizaj. Në këtë koncert kanë marrë pjesë emra të njohur të muzikë popullore, ndërsa mërgimtarët janë argëtuar deri në orët e vona.
Më shumë...Institucionet
Është mbajtur takimi i Këshillit Organizativ për rivarrimin e eshtrave të Dëshmorëve Besart Kadrija dhe Shkelzen Berisha
Në Deçan është mbajtur takimi i Këshillit Organizativ për rivarrimin e eshtrave të Dëshmorëve Besart Kadrija dhe Shkelzen Berisha, të rënë në kufi me 14 gusht 1998, Besarti dhe Shkelzeni kanë qëndruar nga ajo kohë të varrosur në Vuthaj të Gucisë. Ceremonia e rivarrimit bëhet me 14 gusht 2021, pranë …
Më shumë...Komuna e Ferizajt e përkushtuar për një ambient të pastër
Gjendja e krijuar së fundmi me menaxhimin e mbeturinave, me ç’rast është dyfishuar konsumi, rrjedhimisht edhe shtimi i sasisë së mbeturinave, nga 100 tonelata në mbi 200 tonelata në ditë, po shkon drejt përmirësimit. Me këtë rast, i vëmë në dijeni qytetarët se: – Për herë të parë, kemi rritur …
Më shumë...Mbyllet festivali jubile ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” Çmimi i patë shkon në kryeqytetin Shqiptar
Edhe në natën e tretë të festivalit jubilarë ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ i cili ka karakter garues dhe prezantim të vlerave të folklorit tonë të pastër, ruajtjen e vlerave kulturore dhe trashëgimisë sonë ndër breza i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, …
Më shumë...Është mbyll nata e par e festivalit gjithëkombëtar ,,Eshk e ndezur mbi Shkëlzen’’
Deçani mbrëmë nisi edicionin e 10-të jubilarë të festivalit gjithëkombëtarë të folklorit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ kushtuar rapsodëve legjendar Derivish Shaqa e Demush Neziri dhe gjithë rapsodëve tjerë. Në këtë edicion të pranishëm ishin i pari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, nënkryetar z.Sami Cacaj, Gjeneral Abdyl Mushkolaj, Kryetari …
Më shumë...Komuna e Deçanit po vazhdon me Punët e mira për qytetarët e sajë
Komuna e Deçanit po vazhdon me Punët e mira për qytetarët e sajë, dhe një gjë e tillë do të vazhdojë dhe asnjëherë nuk do të ndalet deri në finalizimin e çdo projekti që është në të mirë të qytetarëve. Qytetarët e fshatit Lumbardh kanë kërkuar nga komuna e Deçanit, …
Më shumë...Komuna e Rahovecit po vazhdon me rregullimin e rrugëve fushore
Komuna e Rahovecit po vazhdon me rregullimin e rrugëve fushore me të vetmin qëllim, krijimi i qasjes më të lehtë të fermerëve në tokat e tyre bujqësore. Në këto rrugë është duke u bërë zgjerimi, pastrimi dhe shtruarja me zhavor. Për mbrojtjen e tokave bujqësore nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, …
Më shumë...Kryetari Suma ka pritur në takim pune këshilltarin e financave publike të projektit USAID TEAM Drilon Shala
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i shoqëruar nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari pritën në takim pune këshilltarin e financave publike të projektit USAID TEAM Drilon Shala. Takimi është realizuar me qëllim të aprovimit të Procedurave Standarde të Operimit (PSO) të të hyrave komunale …
Më shumë...Në Viti nis fushata e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Në komunën e Vitisë, ka filluar fushata e informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky projekt është në kuadër të programit USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë (KEGA). Bëhet me dije se qëllimi i këtij projekti pos vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve në këtë drejtim …
Më shumë...Kryetari Haliti nga afër vizitoi vatrat e zjarrit, kërkon që të bëhet çmos që të parandalohen dëmet
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe të tjerë gjatë ditës kanë vizituar disa vatra të zjarrit të cilat janë përhapur në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti tha se institucionet komunale po bëjnë përpjekje të mëdha në …
Më shumë...Me 9 gusht komuna e Ferizajt fillon me Dezinsektimin hapësinorë
Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 09.08.2021, në ora 19:30 fillon implementimi i projektit “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt. Dezinsektimi do të vazhdojë edhe me datën 10.08.2021 si dhe me datën 11.08.2021 nga ora 19:30. Dezinsektimi hapësinor do të kryhet …
Më shumë...U mbajt diskutimi i fundit për projektbuxhetin 2022-2024 të komunës së Ferizajt
Vijoi dita e katërt e diskutimeve publike me qytetarët, për hartimin e projekt buxhetit 2022-2024 të komunës së Ferizajt, diskutime këto të ndara në dy termine kohore, njëra në shkollën “Bilall Shala” me banorët e fshatrave Llojza, Lloshkobare, Kosinë, Koshare, Dremjak, Muhoc, Saraishtë, Slivovë si dhe në shkollën “Liman Rekaj” …
Më shumë...HOMAZHE NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË DËSHMORIT BASHKIM LEKU
Komuna e Junikut dhe ajo e Drenasit, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë sot, në Junik nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit Bashkim Leku në 23 vjetorin a rënies së tij. Homazhet pranë lapidarit të dëshmorëve, përvjetorët dhe përkujtimet na rikujtojnë se sa sfidues dhe i kushtueshëm ishte rrugëtimi për liri, duke …
Më shumë...PËRFSHIHET NGA ZJARRI ANEKSI I NJË SHTËPIE NË LAGJEN AGIM RAMADANI
Një aneks i një shtëpi në lagjen Agim Ramadani në Junik është përfshirë nga zjarri, ku falë intervenimit të shpejt profesional dhe vetëmohues të zjarrfikësve dhe policisë së Junikut u parandalua përfshirja nga zjarri dhe djegia e shtëpisë dhe evakuimi i banorëve u bë me kohe duke mos u rrezikuar …
Më shumë...Fillimi i fundit të sfidave me ujërat e zeza për Ferizajn e Kaçanikun
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënkryetarin Ylber Bajra dhe drejtorin e financave, Bahri Selimi, me të cilët është biseduar mbi ecurinë e projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e …
Më shumë...Aliu: Komuna e Vitisë në kuadër të planit të veprimit po punon vazhdimisht në krijimin e mjediseve sa më të mira shkollore
Komuna e Vitisë, po vazhdon në renovimin e objekteve shkollore në fshatrat e ndryshme të kësaj komune. Sipas Basri Aliut, drejtor i Arsimit në Viti, në kuadër të planit të veprimit të kësaj drejtorie janë duke vazhduar punimet në renovimin e shkollave dhe përmirësimin e vazhdueshme të ambientit shkollor për …
Më shumë...