leoni

Institucionet

Komuna e Rahovecit ka filluar rregullimin e rrugëve fushore

Pas kërkesave të shumta nga ana e fermerëve, Komuna e Rahovecit ka filluar me rregullimin e rrugëve të cilat kanë vështirësuar qasjen e bujqve në tokat e tyre. Në këto rrugë do të bëhet zgjerimi, pastrimi si dhe shtruarja me zhavor. Përveç kësaj në raste të veçanta do të hapen …

Më shumë...

Të rinjtë e SHL-Kosova u takuan me kryetarin Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së znj. Bjondina Kleqka dhe dy drejtorët Afrim Oruqi e Hasan Përboqi ishin pjesë e takimit me të rinjtë e Rahovecit, gjë për të cilën SHL-Kosova i falënderon. Kryetari Latifi me vëmendje i dëgjoi nevojat e të …

Më shumë...

E papranueshme përdhosja e flamujve në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Institucionet komunale të Komunës së Vitisë shprehin indinjatën për rastin e largimit, dëmtimit dhe përdhosjes së flamujve kombëtarë në Varrezat e Dëshmorëve në Viti. Ky akt, pavarësisht nga kush dhe për çfarë arsye apo motivi është bërë, është i papranueshëm, i dënueshëm dhe i ulët. Për më tepër, kjo vepër …

Më shumë...

Kryetari Latifi takon punonjësit e Administratës komunale në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, z. Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, znjsh. Saranda Sallteku kanë mbajtur takimin e rregullt për vitin 2021 me punëtorët e Administratës komunale. Kryetari Latifi tha se ky është një takim i rregullt me …

Më shumë...

Ferizaj me fushatë rreth luftimit të antigjipsizmit

Komuna e Ferizajt, ka të nënshkruar marrëveshje me organizatën joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” në kuadër të së cilës parashihen një varg aktivitetesh vetëdijësuese rreth antigjipsizmit. Kjo marrëveshje parasheh ngritjen e njohurive kundër antigjipsizmit ajo formë specifike e racizmit dhe edukimi për pasojat me të cilat përballen komunitetet …

Më shumë...

28 biznese përfitojnë grante nga Komuna e Ferizajt, në fazën e parë të Fondit të Punësimit

Në kuadër të mbështetjes për bizneset e reja dhe ekzistuese, që po zhvillohet tash e disa vite, përmes Fondit të Punësimit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, shpërndau grantet për 28 përfitues nga skema e mbështetjes në fushën e pajisjeve për mobilieri, metalpunues dhe rrobaqepësi. Me …

Më shumë...

QKMF Ali Hoxha në Junik në gatishmëri për t’i trajtuar qytetarët e komunës së Deçani të prekur nga helmimi

Komuna e Junikut gjegjësisht QKMF “Ali Hoxha” në Junik shpreh gatishmërinë për të ju ofruar shërbime shëndetësore qytetarëve të komunës së Deçanit dhe dalë në ndihmë në këto momente kolegëve nga QKMF Adem Ukëhaxhaj në Deçan. QKMF Ali Hoxha dhe Komuna e Junikut do të jetë në shërbim të të …

Më shumë...

Forca e Sigurisë së Kosovës ju del në ndihmë qytetarëve deçanas duke ju ofruar ujë të pijes

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë të ujit të pijshëm do t’i dal në ndihmë. Këtë do ta mundësojë në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë dhe komuna të tjera. “Jemi duke u munduar që këta qytetarë të furnizohen me ujë …

Më shumë...

Kryetari Haliti u prit në takim nga Kryetari i Odës Ekomomike të Tregtisë – Turgutlu të Turqisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira gjatë vizitës zyrtare që po qëndrojnë në Turqi janë pritur nga Faruk Ajdin, kryetar i Odës Ekomomike të Tregtisë së Turgutlus së Turqisë. Gjatë këtij takimi delegacioni vitias ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e kësaj …

Më shumë...

Kryetari Haliti po qëndron për vizitë zyrtare ne Turqi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Naim Pira po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në shtetin Turk dhe atë me ftesën e kryetarit të komunës Turgutlu të Turqisë, Cetin Akin. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe kryesuesi Pira janë pritur atje nga përfaqësuesit e …

Më shumë...

Formohet këshilli organizues i ‘’Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998’’ në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mbështetje të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës dhe Statutit të komunës së Rahovecit ka nënshkruar vendimin me Nr.Prot.02/ 741/2021, më datë: 12.7.2021 me të cilin ka caktuar këshillin organizues të Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998’’ në Rahovec. Bazuar …

Më shumë...

U mbajt dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht dhe Retijë e Poshtme

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Rahovecit kanë vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publik për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht dhe Retijë e Poshtme. Afrim Dina, kryesues i KPF-së u ka thënë …

Më shumë...

Të gjithë qytetarëve ferizajas, u ndalohet vendosja e pllakateve dhe materialeve tjera promovuese në nënkalimet e qytetit

Komuna e Ferizajt i njofton të gjithë qytetarët ferizajas, se ndalohet vendosja e pllakateve dhe materialeve tjera promovuese në nënkalimet e qytetit dhe në hapësira tjera ku ndalohet vendosja e materialeve të tilla, në të kundërtën konform rregullativës ligjore në fuqi, vendosja e tyre si edhe e reklamave tjera pa …

Më shumë...

Juniku vazhdon Pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Junikut në vazhdën e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar hapësirat publike gjelbëruese si dhe hamulloret përgjatë rrugëve. Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët vazhdojnë të mbeten të angazhuar në objektiven e përbashkët për qytetin që duam.

Më shumë...

Ka filluar periudha e korrje-fshirjes në komunën e Junikut

Ka filluar periudha e korrje-fshirjes në komunën e Junikut, ndaj duke i uruar fermerët njëherit i sensibilizojmë për kujdes të shtuar dhe përgatitjen e nevojshme në mënyrë që procesi të filloj dhe mbaroj me sukses. Masat që duhet ndërmarrë para edhe gjatë procesit të korrje-shirjes: Të posedoni masat mbrojtëse kundër …

Më shumë...

Deçani ndanë 5000 eu për terapinë e personave te helmuar nga uji i pijes

Me propozimin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është mbajtur takimi emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me …

Më shumë...