Institucionet

Kryetari Latifi, ka takuar gra dhe vajza të organizuar në SHPG “HAREJA”

Me qëllim të institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar gra dhe vajza të organizuar në SHPG “HAREJA”, për t’i dëgjuar së afërmi, nevojat dhe prioritete të ndryshme ekonomike, sociale, arsimore dhe shëndetësore që kanë. Kryetari Latifi ka thënë se vazhdoj të …

Më shumë...

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Epërme të Rahovecit

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Epërme të Rahovecit. Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili para të pranishmëve tha se kjo shtëpi e shëndetit është edhe një hap tjetër …

Më shumë...

Në takime te ndara dhe vizitë në QKMF, kryetari Ramosaj, takon të gjithë akterët e mundshëm lidhur me gjendjen e krijuar

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka takuar sot prokuroren Dorian Juniku, Drejtorin e Policisë të rajonit Pejë, Kolonel Shaban Shala, kolegë tjerë nga QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj”, komandantin e Policisë në Deçan, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik, Inspektoratin Komunal, Shërbimet Publike dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Hidrodrini”. …

Më shumë...

Komuna e Hanit të Elezit nxjerr në Debat Publik Draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026

Komuna e Hanit të Elezit nxjerr në Debat Publik Draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit, një dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve mjedisore në nivel lokal. Ky plan ka për qëllim kryesor përmirësimin e gjendjes së mjedisit në territorin …

Më shumë...

KPF në Rahovec mbajti dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Drenoc, Senoc dhe Pastasellë

Në Shtëpinë e Kulturës “Feim Gashi” në Fshatin Drenoc, anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Rahovecit, mbajti dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Drenoc, Senoc dhe Pastasellë. Për arsyen e mbajtës …

Më shumë...

Situata në komunën e Deçanit ka filluar të stabilizohet pas helmimit nga uji i pijes

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në orët e mbrëmjes u mbajt edhe një takim i të gjithë përfaqësuesve të institucioneve lokale, ku u diskutua prapë për situatën e krijuar në komunën e Deçanit. ,,Të dashur qytetarë dua të ju njoftoj se numri i personave me …

Më shumë...

Disa banorë të komunës së Deçanit helmohen nga uji i pijes

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti një takim dhe u vendos që; – Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i …

Më shumë...

Filluan korrje-shirjet në Ferizaj

Sezoni i korrje shirjeve ka filluar në Ferizaj. Për ti uruar bujqit që ky sezon të jetë i begatë, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi bujkun Halit Berisha nga Mirosala dhe vijoi vizitën në Papaz, ku pa nga afër punën që po zhvillohej. Drejtori Bajrami duke uruar bujqit …

Më shumë...

Drejtori Burim Bajrami vizitoi ferma të ndryshme në Ferizaj, bujqit e fermerët të kënaqur me mbështetjen nga Komuna

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, prirë nga drejtori Burim Bajrami, vazhdueshëm ishte afër bujqve e fermerëve, në mbështetje të tyre me subvencione, me qëllimin e vetëm fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Ferizaj. Së fundmi, drejtori Bajrami ka ndërmarr disa vizita në ferma të ndryshme për …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt sërish përfituese e dy projekteve të mëdha të Bashkimit Evropian

Gjatë ditës së sotme është shënuar një hap tjetër i suksesit në avancimin e mirëqenies së përgjithshme për qytetarët e Ferizajt. Me angazhim të përbashkët me ekspertë vendorë dhe një partneritet të mirëkonsoliduar me komunën e Çairit, Komuna e Ferizajt ka kaluar fazën e parë, shumë domethënëse, të përzgjedhjes nga …

Më shumë...

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u hap fabrika “Grasep”

Sot në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, është hapur fabrika për kultivimin dhe konservimin e perimkulturës “Grasep”. Në përurimin e kësaj fabrike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti i cili bashkërisht me pronarë të fabrikës “Grasep”, kanë bërë edhe prerjen e shiritit. Me këtë …

Më shumë...

APEL NGA DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM E KOMUNËS SË RAHOVECIT

Qytetarë të nderuar, kur vetëm jemi në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe ato fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, …

Më shumë...

U mbajt dëgjim publik për buxhetin e vitit 2021 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatit Xërxe

Në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Xërxe, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Rahovecit i kryesuar nga Afrim Dina, kanë mbajtur dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2021 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatit Xërxe. Afrim Dina, kryesues i KPF-së në hapje të …

Më shumë...

Komuna e Junikut zgjatë orarin e punës në sektorin e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse

Komuna e Junikut njofton qytetarët e sajë se, duke filluar nga data 12.07.2021 – 31.08.2021, zgjatet orari i punës në sektorin e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse, nga ora 8:00 – 18:00. Kjo zgjatje e orarit të punës bëhet me qëllim që t’iu ofrohet shërbim shtesë bashkatdhetarëve tanë që vijnë …

Më shumë...

Zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Deçanit llogariten mbi 300 hektar më grurë

Ka nisur sot zyrtarisht në Komunën e Deçanit, fushata e korrje-shirjeve. Për të parë nga afër fushatën dhe për tu i interesuar për rendimentet e grurit, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtor nga sektori i Bujqësisë …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt ka përuruar nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”

Komuna e Ferizajt ka përuruar nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Në këtë përurim ishin të pranishëm shumë qytetarë dhe ndër ta edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili para të pranishmëve u paraqit me një fjalë rasti. Ai ndër të …

Më shumë...