Institucionet

Mbahet takimi online me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetarët e komunave të Kosovës

Me kërkesën e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për mbajtjen e një takimi online me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetarët e komunave të Kosovës, ka adresuar disa nga temat më kryesore dhe urgjente me të cilat po ballafaqohen në …

Më shumë...

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së nëntë të Komitetit për Politik dhe Financa

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 18 Shtator 2020 (e premte ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit e cila gjendet në objektin e ri të administratës …

Më shumë...

Asfaltohet një rrugë në lagjen Mirdita në Malishevë

Sot është asfaltuar një segment i rrugës “Mitrush Kuteli” në lagjen Mirdita në qytetin e Malishevës. Punimet në këtë rrugë kishin filluar ditë më parë, ndërsa sot edhe është asfaltuar. Asfaltimin në këtë rrugë, e kanë parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina dhe drejtori i …

Më shumë...

Regjistrohen katër raste të reja me covid-19 në Malishevë

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe katër raste të reja me covid-19. Aktualisht në Komunën e Malishevës, raste aktive janë 43. Rastet e ditës së sotme janë nga këto vendbanime: 2 raste në Turjakë, …

Më shumë...

FTESË PËR BLETARË DEÇANAS

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit dhe Shoqatat e Bletarëve organizon trajnime tri-ditore me bletarët deçanas. Projekt ky i implementuar nga GLV “Gjeravica” në Deçan. Ftohën të gjithë bletarët të Shtunën më 12/09/2020, në ora 9:00 në Sallën e Asamblesë Komunale. Tema: “Evidentimi i sëmundjeve …

Më shumë...

Komuna e Deçanit dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje për inicimin e projekteve për efiçiencë të energjisë elektrike në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala ku edhe është nënshkruar marrëveshja për inicimin e projektit për efiçiencë të energjisë elektrike në QKMF-në. Me arritjen e kësaj marrëveshje, Komuna e Deçanit do të përfitojë projekt …

Më shumë...

Mbahet takimi i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Komunës së Deçanit

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti takimin e jashtëzakonshëm të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, shoqërisë civile dhe medieve, u debatua për një pikë të rendit të ditës: Ridestinimi i mjeteve buxhetore të rezervës komunale. Në këtë seancë është …

Më shumë...

Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj në vizitë Komunës së Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij. Në takim temë kryesore e bisedimit ishte gjendja me Pandemin e Koronavirusit si dhe vlerësimi i kapaciteteve të komunës për të menaxhuar me këtë situate. Në …

Më shumë...

USAID-i dhe UNICEF ndihmojn shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Organizata ndërkombëtare USAID, përkatësisht UNICEF-i, kanë dhuruar një donacion Drejtorisë komunale të Arsimit në Viti, kryesisht mjete higjienike dhe dezinfektues për shkollat e komunës së Vitisë. Drejtori i drejtorisë së Arsimit në Viti Basri Aliu, në pranimin e këtij donacioni ka …

Më shumë...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar një marrëveshje, përmes së cilës, do të fillohet me inicimin e projektit që ka të bëjë me masat e energjisë efiçiente për pesë objekte shkollore në komunën e Vitisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i komunës …

Më shumë...

Gjatë 24 orëve të fundit Vitia pa asnjë rast pozitiv me Covid 19

Për gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19 në komunën e Vitisë, u tha në takimin e sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në bazë të statistikave të këtij komiteti, që nga rasti i parë më 13 mars, komuna e Vitisë ka …

Më shumë...

Njoftim publik  për mbajtjen e mbledhjes së pestë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

Mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit për vitin 2020,  do të mbahet me 14 shtator 2020 me fillim në orën 10.00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, …

Më shumë...

KKSB: Malisheva e qetë dhe stabile në fushën e sigurisë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, nën drejtimin e kryetarit të komunës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është vlerësuar situata e sigurisë në Komunën e Malishevës, situata me pandeminë dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Situata e sigurisë …

Më shumë...

KOMUNA E JUNIKUT FURNIZOHET ME TEKSTE SHKOLLORE

Komuna e Junikut ka realizuar furnizimin me tekste shkollore dhe ka bërë të gjitha përgaditjet për fillim të procesit mësimor për nxënësit 0-3 vjeç, 5-6 vjeç dhe nga klasa e I-rë deri në klasën e IX-të. Pranimi i teksteve shkollore është bërë nga Komisioni i formuar nga DKARS-ja, ndërsa shpërndarja …

Më shumë...

Kryetari Suma priti në takim rasti përfaqësues të Fondacionit “FRESKIA”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti përfaqësues të Fondacionit “FRESKIA”, Drejtorin e këtij Fondacion Artan Muslia me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë vizitës në Komunën e Hanit të Elezit dhe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë përfaqësues të Fondacionit “FRESKIA” sollën …

Më shumë...

Gjashtë persona janë infektuar sot në komunën e Deçanit me virusin #COVID19

Gjashtë persona janë infektuar sot në komunën e Deçanit me virusin #COVID19. Rastet Pozitive janë: tre nga Deçani, një nga Gllogjani, një nga Irzniqi dhe një nga Strellci i Ulët. Deri më sot, në komunën e Deçanit  janë të identifikuara 133 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 81 të shëruar …

Më shumë...