Institucionet

Kryetari Haliti vizitoi kompaninë “Mediteran Group”

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar kompaninë “Mediteran Shooping Center” në magjistralen Viti-Kllokot, me ç’rast edhe ka uruar udhëheqësit e kësaj kompanie për investimet që kanë bërë në zgjerimin e veprimtarisë. Ai me këtë rast ka vizituar edhe pjesën e depos së ftoftë ku do të ruhen …

Më shumë...

Komuna e Vitisë përfiton pajisje për menaxhim të mbeturinave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër

Gjatë raundit të parë të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër, në kuadër të projektit „Shërbime të Qëndrueshme Komunale“/GIZ, komuna e Vitisë ka përfituar pajisje për menaxhimin e mbeturinave. Bazuar në këtë, kryetari Haliti ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, nëpërmjet së cilës parashihet edhe bashkëfinancimi për të vazhduar …

Më shumë...

Aktivizohet Shtabi Emergjent Lokal në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçani, Bashkim Ramosaj, ka thirrur mbledhje të Shtabit Emergjent, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale shëndetësore dhe hapat që duhet të ndërmerren me tutje në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Në takim u diskutua edhe për vendimin e fundit të qeverisë për masat …

Më shumë...

Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, krahas njoftimeve për punët e përditshme, është trajtuar edhe situata aktuale me EHKK dhe me pandeminë me COVID-19. Tashmë në Komunën e Malishevës, …

Më shumë...

Pas gjashtë viteve, shënohet rasti i parë i vdekjes nga EHKK në Malishevë

Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për …

Më shumë...

Vitia Kërkon shtim të masave të kontrollit

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH) me interesim të shtuar po e përcjellë gjendjen epidemiologjike, pas shtimit të rasteve dhe përhapjes edhe në vatra të reja. Në mbledhjen e rregullt te KLMSH-së, kryetari Sokol Haliti, ka kërkuar shtim të kontrollit për të siguruar zbatimin e …

Më shumë...

Komuna e Junikut kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar  

Komuna e Junikut njofton qytetarët që një mjek i cili shërben në dy ndërrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik me vendbanim në Fushë Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Menjëherë pas konfirmimit pjesa tjetër e stafit që shërbejnë gjatë fundjavës në QKMF janë vetizoluar për …

Më shumë...

Mesazhi i kryetarit Ramosaj, drejtuar qytetarëve

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim  Ramosaj, ju ka drejtua qytetarëve me një mesazh për kujdes të shtuar kundrejt virusit Covid 19, ai ndër të tjera tha: Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit. Ne gjendjen në të cilën po kalojmë për shkak të pandemisë COVID-19, na duhet ndihma e …

Më shumë...

Për nderë të Pavarësisë së SHBA-së, u ngrit flamuri amerikan në Deçan dhe Gllogjan

Në nderim të popullit mik amerikan dhe Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në organizim të Komunës së Deçanit, u ngrit flamuri amerikan në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Më shumë...

Konfirmohen edhe dy raste me COVID-19 në Malishevë, Komuna apelon qytetarët të zbatojnë masat

Sot janë konfirmuar edhe dy persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Rasti është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Me këtë rast, Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, edhe sot ju ka …

Më shumë...

Malisheva pa raste të reja me COVID-19

Në ditët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk ka raste të reja të regjistruara me COVID-19 dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt ditor me shtabin komunal në Malishevë. “Është mirë …

Më shumë...

894 kontejner për Komunën e Hanit të Elezit

Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, priti në takim pune zyrtarë nga Ministria e Ambientit, Abdullah Pirçe Zyrtarë për ndryshime Klimatike, Burim Cakolli Zyrtar Financiar dhe Agron Maloku Zyrtar i Logjistikës. Ata e njoftuan nënkryetarin se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ-in gjerman në kuadër …

Më shumë...

Komuna e Vitisë po shënon 4 Korrikun- Ditën e Shpalljes së pavarësisë së ShBA-së

Me rastin e 4 Korrikut-Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucionet komunale të Vitisë të prirë nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ushtarëve të KFOR-it Amerikan si dhe të tjerë kanë bërë homazhe në …

Më shumë...

Kryetari Haliti uron ambasadën, KFOR-in dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut- Ditë së Pavarësisë së SHBA-së

Kryetari Haliti uron ambasadën, KFOR-in dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut- Ditë së Pavarësisë së SHBA-së. “Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara dhe Ekipin Vlerësuese Komunale për Fëmijët me Nevoja të Veçanta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim përfaqësues nga “Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar” dhe ekipin vlerësues të komunës, ku kanë diskutuar për nevojat e ekipit vlerësues për personat me aftësi të kufizuara në veçanti …

Më shumë...

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ndërinstitucional Komuna e Junikut-UBT

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka pritur në takim rektorin e UBT-së prof.Dr Edmond Hajrizi, të cilin e ka njoftuar me prioritet dhe potencialet, zhvillimet dhe strukturimin e punëve në komunën e Junikut. Rektori i UBT-së ka falënderuar kryetarin Kuçi për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme në aktivitetet …

Më shumë...