Institucionet

Sot një rast i ri me covid në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHP dhe në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive është 6 raste, ndërsa rasti i sotëm i regjistruar, është nga fshati …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj falënderoi të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e të hollave për shërimin e Adisa Cacaj

Kryetari Ramosaj falënderoi të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e të hollave për shërimin e Adisa Cacaj e cila ditë më parë është diagnostifikuar me Leokemi Akute. Me këtë rast Raosaj tha se: Në emrin tim dhe të familjes Cacaj, ju falënderojmë shumë secilin prej jush për kontributin tuaj …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka prit në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori. Kryetari Ramosaj e njoftoi Ambasadorin Mitsunori, lidhur më zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet të cilat janë realizuar, prioritete e komunës drejt Zhvillimit Ekonomik, bujqësisë, turizëm si dhe pengesat në …

Më shumë...

Kryetari Latifi së bashku me Kryeministrin Hoti dhe ministrin e bujqësisë Mustafa kanë takuar përfaqësues nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrin e bujqësisë, Besian Mustafa kanë takuar përfaqësues nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit, ku kanë diskutuar për çështje më kryesore dhe urgjente me të cilat po ballafaqohemi, posaçërisht pas …

Më shumë...

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa gjashtë të tjerë janë shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa gjashtë të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rastet pozitive janë: një nga Gramaqeli, një nga Lluka e Epërme dhe një nga Strellci i Epërm. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e 17.8 km rrugë lokale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar përmes facebook-ut se, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugëve lokale në komunën e Rahovecit. Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale” është bashkëfinancim i komunës së Rahovecit dhe MPL-së dhe ndahet në tre lote: LOT I- 337,408.33 euro, (6995 metra rrugë në …

Më shumë...

Sot dy të shëruar në Malishevë dhe asnjë rast i ri me covid

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i …

Më shumë...

Njoftim nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, reshjet lokale të shiut të cilat kanë filluar mbrëmë (05.10.2020) të përcjellura me shkarkime rrufesh pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar edhe sot (06.10.2020), pritet të ketë reshje të shiut në sasi më të mëdha sesa …

Më shumë...

FC Malisheva fitoi derbin e javës së tretë

Klubi i Futbollit FC “Malisheva” e ka fituar sot derbin e javës së tretë në Ligën e parë – grupi A, kundër KF”Dukagjini” me rezultat 5:2. Ekipi i qytetit tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me 6 pikë. Për këtë fitore të derbit të javës, ekipin e qytetit …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe Shoqata Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” shikojnë mundësitë për ndërtimin e ambulantes së re në Tërpezë të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” në krye me drejtorin e kësaj shoqate Islam Cakaj. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me këtë shoqatë, kryesisht për mundësinë e ndërtimit të objektit …

Më shumë...

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, …

Më shumë...

Shkolla e vjetër e fshatit Krivenik destinohet “Shkollë muze”

Listës së objekteve që do të mbeten në pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe historike në komunën e Hanit të Elezit do ti shtohet edhe objekti i shkollës së vjetër të fshatit Krivenik. Duke qenë ndër shkollat më të vjetra të komunës së Hanit të Elezit, ky objekt shkollorë do të …

Më shumë...

Vitia aktualisht me 16 raste aktive me Covid 19

Komiteti komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur takimin e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale rreth pandemisë Covid 19 në komunën e Vitisë, me ç’rast ka konstatuar se situata është nën kontroll. Kryetari i komunës së Vitisë, njëherit kryesues i këtij komiteti, Sokol Haliti, ka theksuar se situata është …

Më shumë...

Vitia Colony of Arts 2020 bëri bashkë artistë nga vendet e ndryshme të Kosovës

Në fshatin Debelldeh të Vitisë, të shtunën është zhvilluar kolonia artistike “Vitia Colony of Arts 2020”. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Milot Lala bëri me dije se shkaku i gjendjes pandemike në vend, sivjet kjo koloni ka qenë me numër të kufizuar të artistëve. Megjithatë sipas tij …

Më shumë...

DEZHT publikon thirrjen për aplikim në skemën e grandeve “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit në Komunën e Rahovecit”

Komuna e Rahovecit, përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm publikon thirrjen e skemës së granteve për “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese te qumështit në Komunën e Rahovecit”. Kjo skemë e granteve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende …

Më shumë...

Në Llazicë asfaltohen edhe tri rrugë të reja

Sot në fshatin Llazicë të komunës së Malishevës ka filluar asfaltimi i tri rrugëve të reja. Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve kapitale në ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës. Asfaltimin e rrugëve e ka parë nga afër drejtori Komunal për …

Më shumë...