leoni

Institucionet

Komuna e Deçanit fillon zbatimin e projektit për Ndriçimin Publik Efiçientë

Nga nesër Komuna e Deçanit, do filloj me zbatimin e projektit për Ndriçimin Publik Efiçientë, kontrata në zbatim  kap vlerën rreth 500mij euro. Ky projekt do zbatohet në të gjitha vendbanimet e komunës së Deçanit. Projekti fillon në fshatrat Beleg dhe Dranoc për të vazhduar tutje në tërë Komunëne Deçanit.

Më shumë...

Kryetari Haliti, ka pritur në takim, Rektorin e Universitetit te Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj, Prof. dr. Agron Bajraktarin

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes Institucioneve komunale të Vitisë dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim, prof. dr. Agron Bajraktarin, rektor i këtij Universiteti. Kryetari Haliti e njoftoi rektorin Bajraktari rreth rrjedhave të qeverisjes lokale të …

Më shumë...

Ministri Abrashi dhe kryetari Haliti nënshkruan memorandum milionësh për financimin e projekteve në Viti

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë. Abrashi tha se projektet që do të kryhen në Viti, mundësojnë lidhjen e qytetit me fshatra, e që do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik. …

Më shumë...

Njoftim nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për bizneset e Komunës së Rahovecit

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm (DEZHT), në Komunën e Rahovecit njofton të gjithë bizneset e komunës se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) me …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit përfiton  nga GIZ-i 266 komposter

Falë bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Rahovecit me GIZ-in, ka përfituar 266 komposter, vlera e përgjithshme është 11 mijë euro, në këtë vlerë komuna e Rahovecit do të participoj me 1000 euro. Përfitimi i komposterave nga komuna është bërë përmes aplikimi, në thirrjen e publikuar nga GIZ-i në …

Më shumë...

KK i Malishevës shqyrtoi në lexim të parë buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i udhëhequr nga kryesuesi Rrahim Morina, e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku në mesin pikave për shqyrtim dhe debat, ishte edhe drafti i buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2021, i cili sot u shqyrtua dhe u debatua në lexim të …

Më shumë...

Begaj e Rrafshi biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes komunës dhe departamentit të administratës pensionale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim pune drejtorin rajonal të Departamentit të Administratës Pensionale, për rajonin e Prizrenit, Elmi Rrafshi. Qëllim i këtij takimi ishte falënderim nga ana e këtij departamenti për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës. Drejtori rajonal i këtij departamenti, Elmi Rrafshi e …

Më shumë...

MINISTRI I SHËNDETËSISË ARMEND ZEMAJ VIZITOI KOMUNEN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizitoi Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ku u prit nga kryetari i komunës Agron Kuçi, i cili e njoftoj për menaxhimin e situatës epidemiologjike në komunën e Junikut, periudhë sfiduese e cila fal disiplinës qytetare dhe mobilizimit të akterëve lokal, ka kaluar mirë deri më tani …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj priti në takim Ministrin Zemaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i shëndetësisë Musa Berisha dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi Ministri Zemaj u njoftua nga kryetari Ramosaj për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga …

Më shumë...

Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e V-të e rregullt e KPF-së. Për mbledhje u propozua Rend pune: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2021, Shqyrtimi …

Më shumë...

Kryetari Suma dhe Prof. Dr. Agron Bajraktari, zotohen për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së  Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari i shoqëruar nga Prof.Asoc.Dr.Afrim Loku Prorektor i këtij Universiteti. Zhvillimet në institucionet përkatëse ishin temë e bashkëbisedimit ndërmjet Kryetarit Suma dhe Bajaraktarit. Duke …

Më shumë...

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut “Te Pishat” në Tërpezë të Vitisë

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita ditës po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga …

Më shumë...

Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Të martën një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Malishevë, ka rënë …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i 1.5 km trotuar në Senik

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe realizmit të planit të investimeve, në fshatin Senik të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit 1.5 kilometër të gjatë, që e lidhë një pjesë të madhe të fshatit me shkollën. Në fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij trotuari morën …

Më shumë...

MINISTRI I ZHVILLIMIT RAJONAL ENIS KERVAN VIZITOI KOMUNËN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizitoi Ministri i Zhvillimit Rajonal Enis Kervan, ku u prit nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi i cili edhe njoftoi me historikun e komunës së Junikut, themelimin dhe zhvillimin e saj, potencialet që posedon, si dhe sfidat dhe ndikimin që ka pasur pandemia globale …

Më shumë...

Të martën në komunën e Deçanit shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa katër të tjerë janë shëruar

Sipas IKSHPK-së, të martën në komunën e Deçanit shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa katër të tjerë janë shëruar nga ky virus. Rastet pozitive janë: dy nga Deçani, një nga Prapaqani, tre nga Rastavica dhe një nga Strellci i Epërm. Deri më tani, në komunën e Deçanit …

Më shumë...