leoni

Institucionet

Asnjë i infektuar sot në komunën e Deçanit dhe një person është shëruar plotësisht nga #COVID19

Asnjë i infektuar sot në komunën e Deçanit dhe një person është shëruar plotësisht nga #COVID19. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 85 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 52 të shëruar plotësisht dhe 33 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten dhe familjen! #VendosMaske #PastroDuart …

Më shumë...

Nënkryetari Berisha, e falënderoi QRSHP në Prizren për bashkëpunimin në menaxhimin e situatës me COVID-19

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot e ka vizituar Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Fadil Kryeziu. Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i punës së përbashkët në menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të …

Më shumë...

Riparohet objekti i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë

Ka filluar realizimi i projektit për riparimin e objektit të njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë. Ky riparim i tërësishëm i objektit bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për njësinë e zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilët qëndrojnë në këtë objekt dhe kanë nevojë për …

Më shumë...

Filloi rregullimit të ndriçimit në katër rrugë të fshatit Bellanicë

Ka filluar rregullimi i ndriçimit publik në disa rrugë të fshatit Bellanicë të komunës së Malishevës, dhe me këtë investim një pjesë e madhe e fshatit do të bëhet me ndriçim publik. Ky investim, bëhet në kuadër të rregullimit të ndriçimit në vendbanimet e Komunës së Malishevës, projekt i cili …

Më shumë...

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2020 /21

Punonjësit e shkollës së fshatit Seçishtë dhe Krivenik të komunës së Hanit të Elezit, kanë bërë ri dezinfektimin dhe pastrimin gjeneral të objekteve shkollore, përfshirë paralelet e ndara në këto fshatra. Angazhimi dhe puna e vazhdueshme ka bërë që të kemi një ambient të sigurt e të pastër për nxënësit, …

Më shumë...

KKMSH: Vitia shembull e respektimit të masave kundër përhapjes së virusit pandemik

Respektimi i masave kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, konkretisht të bartjes së masave mbrojtëse është në nivel të kënaqshme në komunën e Vitisë. Kjo u bë me dije sot gjatë takimit të Komiteti Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim. Gjatë këtij takimi u theksua se në komunën e Vitisë, janë …

Më shumë...

Selvije Rexhepi, zëvendëskryetare e komunës së Kllokotit, falënderoj kryetarin Haliti për përkrahjen e vazhdueshme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorët ka pritur sot në takim zëvendëskryetaren e komunës së Kllokotit, Selvije Rexhepi me bashkëpunëtorin e saj Përparim Rexhepi. Gjatë këtij takimi zv.kryetarja Rexhepi e falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për ndihmën e vazhdueshme të dhënë kësaj komune. “Sot dua …

Më shumë...

Të enjten në komunën e Deçanit, një person ka rezultuar pozitiv me virusin #COVID19

Të enjten në komunën e Deçanit, një person ka rezultuar pozitiv me virusin #COVID19. Rasti pozitiv është nga fshati Dubovikë. Deri më tani, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 85 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 51 të shëruar plotësisht dhe 34 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetaren e komisionit parlamentar për arsim, Bunjaku Rexhepi

ryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu kanë pritur në takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bashkë me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku Rexhepi. Gjatë këtij takim në veçanti është folur për fillimin e vitit të ri …

Më shumë...

Bilanci i 24 orëve të fundit në Malishevë: 2 të shëruar, 2 raste të reja dhe 2 të vdekur

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës, situata me covid -19 është kjo: 2 persona janë shëruar tërësisht, janë regjistruar edhe 2 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të …

Më shumë...

Bëhet zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Ismet Ukaj, në fshatin Strellc të Epërm

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë bërë zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Ismet Ukaj, në fshatin Strellc të Epërm! Familja e Heroit na dëshmoi edhe sot, për vlerën, heroizmin dhe patriotizmin që ka, sepse në këtë ditë ata falën gjakun …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit për Siguri në Bashkësi

 Këshilli për Siguri në Bashkësi i komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhje të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, i ka njoftuar ata mbi gjendjen e pandemisë në këtë komunë, konkretisht mbi menaxhimin e situatës, personave të infektuar, shëruar apo të vdekur nga …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim

Komiteti Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim në komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka gjithsej 76 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur më virusin COVID-19 dhe se për momentin nuk ka raste te reja. Në këtë …

Më shumë...

Telegram ngushëllimi i kryetarit Haliti me rastin e vdekjes së Feti Bajramit

Telegram ngushëllimi i kryetarit Haliti me rastin e vdekjes së Feti Bajramit. Me pikëllim të thellë morrëm serish lajmin që një qytetarë i yni ka humbur betejën me virusin COVID-19, konkretish bëhet fjalë për vdekjen e Feti Bajramit, vozitësit të pacientëve me hemodializë të QKMF-së në Viti. Prandaj dua të …

Më shumë...

Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së tetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, do të mbahet me 27 gusht 2020 (e enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të …

Më shumë...

Ministri Abrashi thotë se kyçja në autostradën “Arben Xhaferi” përmes Gërlicës është prioritet i prioriteteve

Realizimi i kyçjes në autostradën “Arben Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë është cilësuar si prioritet i prioriteteve nga Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Arban Abrashi. Kjo u bë me dije gjatë një takimi që u zhvillua në Viti, në mes të Ministrit Abrashi dhe Kryetarit të Komunës së Vitisë, …

Më shumë...