leoni

Institucionet

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim pune zonjat, zëvendësministre  Magbule Shkodra dhe Fatbardha Emini, si dhe Rozafa Ukimeraj Sekretare e Përgjithshme në MAPL

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim pune zonjat, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Magbule Shkodra dhe Fatbardha Emini, si dhe Rozafa Ukimeraj Sekretare e Përgjithshme në MAPL, të cilat i ka falënderuar për vizitën që i kanë bërë komunës së Deçanit!

Më shumë...

Kryetari Haliti ngushëllon familjet Ramaj dhe Zeqiri

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dërgon Telegram ngushëllimi familjes Ramaj me rastin e vdekjes së Gjergj Ramajt, ai në telegram shkruan: Në emrin e Komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e pandemisë në këtë komunë me virusin COVID-19. Në këtë takim u bë me dije se deri me tani në këtë komunë janë 69 raste aktive. Gjithashtu …

Më shumë...

Fshati Letincë hynë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave

Tani e tutje në fshatin Letincë të Vitisë, do të ofrohet shërbimi i grumbullimit të mbeturinave. Kjo u bë me dije sot gjatë një takimi që ka zhvilluar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu me përfaqësues të këtij fshati por edhe me përfaqësues …

Më shumë...

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune, ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me të cilën kanë biseduar me projektet për Malishevën dhe për propozim projektet për vitin e ardhshëm, ku u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në hartimin e …

Më shumë...

Komuna e Junikut ka hapur Diskutim Publik që ka të bëjë me Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2020-2025

Komuna e Junikut ka hapur Diskutim Publik që ka të bëjë me Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2020-2025. Të gjithë qytetarët e komunës së Junikut që kanë Vërejtje, propozime, sugjerime apo edhe komente,  mund t’i dorëzojnë në Zyrën e Inspeksionit në Objektin e Komunës zyra Nr.7 (kati i parë) apo …

Më shumë...

1 i shëruar sot në Malishevë dhe asnjë rast i ri

Sot është regjistruar dita e dytë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës, përderisa një person është shëruar plotësisht, ndërsa dje një person ka ndërruar jetë. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Numri i …

Më shumë...

Sot në Komunën e Deçanit, asnjë i infektuar me COVID-19, një i shëruar

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën e Deçanit nuk ka pasur asnjë të infektuar, ndërsa një person është shëruar plotësisht nga COVID19. Numri i rasteve aktive të mbetura në komunën e Deçanit me virusin SARS-CoV-2 është 37, të shëruar janë 33 dhe totali …

Më shumë...

KKKMSH: 166 fletëparaqitje në komunën e Vitisë vetëm gjatë fundjavës ndaj atyre që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me …

Më shumë...

Edhe pse me staf të reduktuar, të gjitha shërbimet vazhdojnë të kryhen normalisht

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje u bë e ditur se …

Më shumë...

22 VITE NDERË DHE LAVDI PËR HERONJËT E BETEJËS SË JUNIKUT

Komuna e Junikut kujtonë rënien e lavdishme të heronjve Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, 22 vite më parë. Heronjtë të cilët para jetës së tyre vunë idealin për liri, të cilët me 29 Maj 1998 u bënë krah i fortë i djemve të Junikut të rrethuar …

Më shumë...

Në komunën e Deçanit edhe 4 raste te reja dhe 4 të shëruar

Nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës u njoftuan se të dielën, janë shëruar edhe katër qytetare të Deçanit, dhe katër raste te reja pozitive me #COVID19. Një rast nga Irzniqi, dy raste nga Lluka e Ulët dhe një rast nga Strellci i Ulët. Deri më tani në komunën e …

Më shumë...

Bilanci i sotëm me covid-19 në Malishevë, 2 të shëruar, 2 raste të reja dhe 1 i vdekur

Bilanci i sotëm i situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është 2 të shëruar, janë regjistruar 2 raste të reja, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Dy rastet e reja vijnë …

Më shumë...

Sot u regjistrua një rast me covid në Komunën e Malishevës

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me COVID-19. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 48 raste dhe rasti i sotëm vjen nga …

Më shumë...

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” shpërndanë 300 pako me mish në Malishevë

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka shpërndarë 300 pako me mish për 300 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës. Shpërndarja e mishit është bërë përmes kryetarëve të fshatrave për familjet në nevojë, për secilin fshat. Mishi i shpërndarë është i kurbanëve të dhuruar për shoqatën. Kryetari i Komunës së …

Më shumë...

BASHKATDHETARËT MË AFËR VENDLINDJES

Komuna e Junikut bazuar në situatën pandemike që po kalon bota, për këtë vit ka anuluar aktivitetet me dhe për bashkatdhetarët, në pamundësi të bashkvendasve tanë për ta vizituar vendin dhe familjet e tyre këtë vit, komuna e Junikut do t’i mbaj vazhdimisht të informuar për zhvillimet dhe të rejat …

Më shumë...