Institucionet

KKMSH: Vitia me asnjë të hospitalizuar nga virusi COVID-19, megjithatë të keni kujdes

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën është diskutuar gjendja e pandemisë e shkaktuar nga virusi COVID-19. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se sipas informatave që posedon komuna asnjë pacient vitias nuk është …

Më shumë...

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit 31 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa 23 të tjerë janë shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave (15-21.02.2021) në komunën e Deçanit tridhjetenjë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa njëzetetre të tjerë janë shëruar plotësisht. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 730 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 619 të shëruar plotësisht, 22 kanë humbur jetën …

Më shumë...

Të shtunën në Viti u mbajt Olimpiada e parë në Matematikë

Organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) dhe mësimdhënësit e matematikës, të shtunën në Viti është mbajtur Olimpiada e parë në Matematikë. Hapja zyrtare e kësaj olimpiade është bërë nga Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu dhe nga Koordinatori …

Më shumë...

Edhe në komunën e Deçanit u zhvilluan garat e Fizikanëve të rinj në nivel komunal

Edhe në komunën e Deçanit u zhvilluan garat e Fizikanëve të rinj në nivel komunal, pjesëmarrës ishin nxënësit nga klasat e IX-ta, X-ta, XI-ta dhe XII-ta të përzgjedhur nga garat shkollore. Garat u zhvilluan në ambientet e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, nën përkujdesjen e Profesorit Ramë Dobraj. Nxënësit të …

Më shumë...

Në Junik u mbajt Olimpiada komunale e Matematikës

Në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik, u mbajt Olimpiada Komunale e Matematikës 2021. Olimpiada Komunale e Matematikës u përkrah nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, e cila shoqatë ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për nxënësit duke ofruar mundësi për realizimin e aktiviteteve që nxisin angazhimin e nxënësve për përformancë …

Më shumë...

Në Deçan është organizuar Olimpiada e Matematikës 2021  në nivel Komunal

Në Deçan është organizuar Olimpiada e XIII e Matematikës 2021  në nivel Komunal. Në garë ishin të përzgjedhur nxënës nga klasat e 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe 12-ta, te të gjitha shkollave të komunës së Deçanit. Gara u mbajt në ambientet e Shkollës së Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj”, nën përkujdesjen e …

Më shumë...

NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E -II- TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -II- rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë; 26.02.2021, (e Premte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në zyrën e tij Kampionin Botëror në Kickboxer Azem Maksutaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij Kampionin Botëror në Kickboxer Azem Maksutaj nga Pozhari i Deçanit i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Gjatë kësaj vizite Kampioni Maksutaj e ka falënderuar kryetarin Ramosaj për pritjen e tij dhe njëherit e përgëzoi për punët …

Më shumë...

KOMUNA E RAHOVECIT BËNË THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIM TË SPORTIT

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport përmes kësaj shkrese ju bën thirrje publike OJQ-ve, të regjistruara në Republikën e Kosovës, që veprojnë në komunën e Rahovecit, të aplikojnë për mbështetje financiare nga subvencionet për Kulturë, Rini dhe Sport. Qëllimi i kësaj thirrjeje publike është mbështetja financiare …

Më shumë...

KOMUNA E JUNIKUT NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR RREGULLIMIN E UJËSJELLËSIT NË LAGJEN AGIM RAMADANI…

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi është pritur në takim nga Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet dhe projektet me ndikim ekonomik në komunën e Junikut, si dhe kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet e nënshkruara janë marrëveshja e …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit e ka shënuar me aktivitete të ndryshme, 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit ka realizuar një sërë aktivitetesh. Fillimisht dita ka nisur me pritjen e mysafireve në zyrën e Kryetarit Latifi, duke vazhduar pastaj me homazhe dhe nderime nëpër të gjitha vendrëniet dhe pllakat përkujtimore të dëshmorëve …

Më shumë...

KPF në Rahovec ka mbajtur mbledhjen e radhës

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Afrim Dina, këtë të enjte ka mbledhur në takimin e radhës anëtaret e Komitetit për Politikë e Financa. Në këtë mbledhje kryesuesi Dina, ka prezantuar të gjitha pikat e rendit të ditës që janë paraparë që të diskutohen në mbledhjen e radhës së …

Më shumë...

Kryetari Suma priti në takim Toger Muslan Chudrinski

Në kuadër të rotacionit të rregullt të trupave të kontingjentit Polak të KFOR-it, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim, Toger Muslan Chudrinski i cili do të jetë komandant i ekipit të ri monitories (LMT) për komunën e Hanit të Elezit. Duke i uruar mirëseardhje, …

Më shumë...

Hani i Elezit shënon 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Edhe pse në kushte të Pandemisë së Koronavirusit dhe me numër të kufizuar të pjesëmarrësve, komuna e Hanit të Elezit me aktivitete rasti shënoi 17 Shkurtin në 13-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky aktivitet filloi me Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik, për tu përkulë me respekt …

Më shumë...

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti mbajti mbledhje e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Në fillim të këtij takimi Kryesuesi Naim Pira, i ka njoftuar fillimisht të pranishmit se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Departamenti Ligjor i MAP-së lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të marrë në seancën …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të bëhet vendosja e tabelave të numrave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës një marrëveshje bashkëpunimi për vendosjen e tabelave të numrave në zona kadastrale të kësaj komune. Ky projekt do financohet nga Qeveria Norvegjeze përkatësisht nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi “Staten Kartverket”. Kryetari Haliti e cilësoj …

Më shumë...