Institucionet

TAKIMI VIRTUAL MES PËRFAQËSUESVE TË DEMOS-it DHE PËRFAQËSUESVE TË KOMUNËS SË JUNIKUT RRETH GRANTIT TË PËRFORMANCËS KOMUNALE

Është mbajtur takim virtual me përfaqësuesit komunal nga Komuna e Junikut, për të diskutuar rreth Grantit të Performancës Komunale, performancën dhe trajnimet e dhëna nga DEMOS me qëllim të përmirësimit të performancës në fushën e Grantit të Performancës Komunale. Për më tepër, po shqyrtohen mundësitë për të mbështetur komunat në …

Më shumë...

ZERO DEPONI ILEGALE NË KOMUNËN E JUNIKUT SIPAS RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË DEPONIVE ILEGALE REALIZUAR NGA GIZ

Raporti i vlerësimit të deponive ilegale realizuar nga GIZ-i ka identifikuar zero deponi ilegale në komunën e Junikut. Ekipi vlerësues nga monitorimi në terren nga 11 deponit ilegale të identifikuara në vitin 2019, këtë vit ka identifikuar zero deponi ilegale në Komunën e Junikut. Progresi që komuna e Junikut ka …

Më shumë...

Me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kryetari Jashari, ka kujtuar dhe nderuar të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë

Me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar dhe nderuar të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë. Të cilët shkruantën historinë e përjetshme, ku veprat dhe heroizmi i tyre unik vulosi të ardhmen e Kosovës. …

Më shumë...

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Deçan, organizojnë diskutim publik lidhur me ,,Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027 ’’

Në sallën e asamblesë Komunale në Deçan, është mbajt diskutim publik për ,,Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027 ’’, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të komunës së Deçan, ku është diskutuar me theks të veçantë për sektorin e Kulturës dhe të …

Më shumë...

Njoftim për mbylljen e segmentit të Autostradës “Arbën Xhaferi” kyçja Doganaj-Hani i Elezit

Njoftojmë se më 14 qershor 2020 (e diel), do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit  dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të …

Më shumë...

Po vazhdon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), pas një pauze disa ditore për shkak të kushteve atmosferike, ka vazhduar fushata e dezinsektimit të zonave endemike. Dezinsektimi bëhet kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK. Sot janë duke …

Më shumë...

HOMAZHE NË NDERIM TË 21 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË JUNIKUT

Në nderim të 21 Vjetorit të Ditës së Çlirimit të Junikut, me homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha dhe lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Junikut u nderua sakrifica dhe vepra e të rënëve për liri. Lavdi dhe falënderim të gjithë atyre që sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri!

Më shumë...

Skenderaj vazhdon me investime në infrastrukturë

Nga fillimi i kësaj jave po vazhdon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në bashkësinë lokale të Klinës së Epërme të komunës së Skenderajt. Sot ka vazhduar asfaltimi në Klinë të Epërme, në lagjen “Bajraktari”, kurse ditët në vijim do të asfaltohen segmentet rrugore në fshatrat tjera të kësaj bashkësie lokale, …

Më shumë...

Vetëm edhe 21 deponi ilegale të mbeturinave në Deçan

Vetëm edhe 21 deponi ilegale të mbeturinave në Deçan, sipas raportit të vlerësimit. Deri te ky përparim i madh ka ardhur si rezultat i punës së madhe bashkë me donatorë e duke ofruar shërbim në secilën shtëpi e lagje të komunës së  deçanit nga kompania komunale “Higjiena”. Gjatë vitit 2019 …

Më shumë...

Pyjet e Komunës së Hanit të Elezit vlerësohen si kapital zhvillimorë

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Menderes Ibra, Drejtor i Përgjithshëm i Pyjeve të Kosovës, Xhevat Lushi, Drejtor ekzekutiv i CNVP-së(Menaxhimi i Pyjeve dhe burimeve natyrore) Bekim Topalli Drejtor i Zyrës Regjionale të APK-së me bashkëpunëtorët e tyre si dhe Hysen Shabanaj, Menaxher …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoj projektet infrastrukturore, qytetarët shprehen falënderues

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruara nga Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, ka vizituar projektet infrastrukturore që po realizohen në lokalitetet e ndryshme. Me këtë rast ata kanë parë nga afër punimet në asfaltimin e një rruge në drejtim të varrezave të fshatit Ramnishtë. Në këtë lokalitet …

Më shumë...

Dy Drejtori të Komunës së Deçanit, organizojnë diskutim publik për “Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027’’

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Deçanit, organizojnë diskutim publik për “Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027’’. Diskutimi mbahet në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan të premten më datë 12.06.2020, me fillim në ora 10:00. Ky diskutim publik është i …

Më shumë...

Shënohet 142-vjetori i Lidhjes së Prizrenit me ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”

Nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 142-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren është hapur ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Në këtë ngjarje të udhëhequr nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, morën pjesë edhe Kryeparalmentarja Vjosa Osmani, Ministri …

Më shumë...

Ndërpritet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë, nga 12 Qershori deri më 11 Korrik

Ministria e Infrastrukturës njofton se nga data 12 qershor 2020 deri më 11 korrik 2020, deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë – Qendra e Skijimit” (realizimit të murit mbrojtës në segmentin …

Më shumë...

Vitia shton gatishmërinë pas rikthimit të Covid19-bëhet thirrje për kujdes

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë, ka shqyrtuar gjendjen aktuale epidemiologjike, pas paraqitjes së një rasti të ri me Covid19 në këtë komunë. Diagnostifikimi me Covid19 i një personi nga fshati Zhiti, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, shënon rikthimin e gjendjes, pas 40 ditësh, …

Më shumë...

Vazhdojn punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Drobesh

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Vitisë Basri Aliu, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport Milot Lala, kanë vizituar objektin e shkollës fillore në Drobesh, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kësaj shkolle. Punimet në ndërtimin e objektit të …

Më shumë...