Institucionet

Tre personat pozitiv me COVID-19 në komunën e Malishevës, janë persona kontakti

Janë regjistruar edhe tre persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës, të cilët janë persona kontakti. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP). Bazuar në këto të dhëna, numri i të prekurve me COVID-19 në Komunën e Malishevës, arrin në 76 të prekur. Me këtë …

Më shumë...

Njoftim nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, thotë se, Sapo u njoftuam nga IKSHP se nga 4 mostrat e marra në komunën e Rahovecit, 1 rast ka rezultuar pozitiv me COVID 19, e që është nga qyteti, rast i kontaktit familjar. Mos keni frikë, sepse situata është nën kontroll nga …

Më shumë...

Takimi i përbashkët koordinues i MAPL-së, MSH-së, AKK-së dhe kryetarëve të komunave

Me ftesë të Ministres së MAPL-së Emilija Rexhepi dhe Ministrit të MSH-së Arben Vitia, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës të përfaqësuar nga Kryetari dhe njëherit Kryetar i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, është mbajtur takimi i përbashkët koordinues me kryetarët e komunave të …

Më shumë...

Familja e heroit Naser Kodra ka dhuruar 2000 kg miell për familjet në nevojë, në komunën e Skenderajt

Familja e heroit Naser Kodra ka dhuruar 2000 kg miell për familjet në nevojë, në komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie. “Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt falënderoj donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente”, është shprehur Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Të …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt përkrah me 40 mijë euro klubet sportive

Nën udhëheqjen e Kryesueses Fatbardha Haliti, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e radhës, në të cilën janë diskutuar një sërë propozimesh që ishin të parapara për rend të ditës. Në këtë seancë u miratua edhe propozim –vendimi, për ndihmë emergjente për ndarje të ndihmës financiare prej 40 mijë …

Më shumë...

Kompania “Çekaj-B” , në mënyrë vullnetare, ka bërë pastrimin e Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, në qytetin e Deçanit

Kompania “Çekaj-B” me pronar Naki Çekaj, në mënyrë vullnetare, ka bërë pastrimin e Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, në qytetin e Deçanit, me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, këtë kompani dhe pronarin e sajë e ka falënderuar me respektin më të madh!

Më shumë...

MKRS nënshkruan memorandum me komunën e Kaçanikut

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Fusha ndihmëse në Kaçanik” i cili do të implementohet në këtë vit. Në bazë të memorandumit ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht projektin ndërkaq komuna …

Më shumë...

Instituti Bujqësor i Kosovës po vazhdon punën, pavarësisht gjendjes së krijuar

Instituti Bujqësor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjitha palët e interesit se është duke vazhduar punën pa ndërprerje, pavarësisht situatës së krijuar në vend nga pandemia. Instituti Bujqësor i Kosovës, po e vazhdon aktivitetin e tij, duke vlerësuar …

Më shumë...

NJPZSH-Viti, bënë pastrimin dhe korifikimin e rrugëve në Ramjan të Vitisë

Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NJPZSH) të komunës së Vitisë si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, po bënë vazhdimisht pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve, shesheve, trotuareve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune në veçanti në vatrat e infeksionit. Me këtë rast sot NJPZSH ka bërë …

Më shumë...

KFOR-i vazhdon të mbajë kontaktet me qytetarët vitias edhe në kohë pandemie, por tani përmes komunikimit virtual

Disa nxënës vitias përmes komunikimit virtual kanë bashkëbiseduar me pjesëtarë të Ekipit të Monitorimit të Komandës Rajonale të Forcës së Kosovës dhe Ekipin Monitorues të Komandës Ndërlidhëse Lindore nga kampi ushtarak “ Bondsteel”. Sipas publikimit të bërë nga vetë ushtarët e KFOR-it gjatë këtij komunikimi virtual është diskutuar për shpërthimin …

Më shumë...

Mërgimtari vitias Sokol Shaqiri dhuron një donacion të rëndësishëm për QKMF-në e Vitisë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka pranuar sot një donacion prej Sokol Shaqirit nga Terpeza e Vitisë i cili jeton në Gjenevë të Zvicrës. Sipas Drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ai ka dorëzuar kësaj qendre pajisje të rëndësishme në luftën kundër virusit pandemik COVID-19. …

Më shumë...

Për të dytën herë me radhë, organizata “Qatar Charity”, i erdhi në ndihmë qytetarëve të Komunës së Skenderajt

Për të dytën herë me radhë, organizata “Qatar Charity”, i erdhi në ndihmë qytetarëve të Komunës së Skenderajt, duke dhuruar 200 pako ushqimore dhe 200 thasë miell nga 25kg për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt. Nga buxheti i komunës kësaj ndihme i janë bashkangjitur edhe 200 pako higjienike …

Më shumë...

KKMSH: Nga 52 qytetarë vitias të infektuar me COVID-19, 7 prej tyre janë shëruar

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është diskutuar rreth menaxhimit të situatës së krijuar në komunën e Vitisë, nga virusi pandemik COVID-19. Gjatë këtij takimi u bë me dije se deri me tani numri i të infektuarave në komunën …

Më shumë...

Njoftim nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për anulimin e  mbrëmjes muzikore e cila ishte e planifikuar të mbahet më datë 29 prill 2020

Njoftim nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Rahovecit, Bjondina Kleqka, për anulimin e mbrëmjes muzikore e cila ishte e planifikuar të mbahet më datë: 29 prill 2020. Mbrëmja muzikore e planifikuar të mbahet, më 29.04.2020, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, është anuluar. Përkundër …

Më shumë...

Dy të shëruar nga Malisheva dhe asnjë pozitiv me COVID-19

Bazuar në rezultat e testimeve, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit. Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar. Shërimi i dy qytetarëve, të cilët …

Më shumë...

Avdullah Geci nga Runiku, ka dhuruar 1000 euro donacion për familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie

Avdullah Geci nga Runiku, ka dhuruar 1000 euro donacion për familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie. Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt donatorin e ka falënderuar Kryetari Bekim Jashari, për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat e dhuruara nga donatorët po shpërndahen tek …

Më shumë...