Njoftohen te gjitha institucionet përkatëse kulturore, edukative arsimore, produksionet filmike dhe shoqatat e filmit, se shtyhet afati për dorëzimin e nominime për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimi Vjetor për kinematografi. Afati për dorëzimin e nominimeve për çmimet e Konkursit, është deri me 24.05.2019.
Më shumë...Institucionet
Ministri Shala: Fuqizimi i Agjencisë së Metrologjisë është i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në ditën Botërore të Metrologjisë, theksoi se mbrojtja e konsumatorit gjatë këtij mandati qeverisës ka qenë në fokus kryesor të MTI-së. Sipas Shalës, fuqizimi i mëtutjeshëm i metrologjisë kosovare është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për të përmbushur …
Më shumë...Mbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, zhvillim rural, peshkatari dhe siguri ushqimore
Delegacioni nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Kapllan Halimi ka qëndruar në Bruksel për dy ditë në kuadër të takimit të tretë të nën-komitetit për “Bujqësi, Zhvillim Rural, Peshkatari dhe Siguri Ushqimore”, i cili u realizua ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së …
Më shumë...Në Prizren u shënua 20-vjetori i zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti
Në Prizren u shënua 20-vjetori i zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti nga fshati Krushë e Madhe e komunës së Rahovecit dhe nën patronatin e Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore. Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti ka thënë se institucionet e vendit duhet ta kushtëzojnë dialogun me …
Më shumë...KSHF “Agim Deva” – Takoi nxënësit e SHFMU-ve në Lladrovc dhe Astrazup
Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “ Agim Deva” në vitin jubilar të njëzetin (20) me radhë, mbajtën takime letrare me nxënësit e shkollave fillore “Afrim Buçaj“ në Lladrovc dhe “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të Komunës së Malishevës, ku edhe dhuruan libra për bibliotekat shkollore, kësaj veprimtarie iu bashkuan edhe Shtëpia …
Më shumë...Ministrja Zivic pret në takim Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, priti në takim Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për projektet e shumta komunale sidomos atë në ndërtimin e sistemit të ujitjes …
Më shumë...Limaj: Marrëveshja e Fondit Kosovar me COSME do të kontribuojë në lehtësimin e bizneseve për marrjen e kredive
Durim Limaj, shefi i kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marr pjesë në trevjetorin e themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe në nënshkrimin e marrëveshjes me Fondin Evropian për Investime lidhur me Programin COSME. Limaj theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë një nga …
Më shumë...Ministrja Zivic, priti në takim përfaqësuesit e fondit të Projektit “G2G US$ MI TYPE Funding”
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, priti në takim përfaqësuesit e fondit të Projektit “G2G US$ MI TYPE Funding”, përmes Bankës HSBC-s të Londrës dhe fondeve nga Rezervat Federale të SHBA-ve. Në takim u diskutua për mundësinë e përfitimit të fondeve për projektin e zhvillimit të bujqësisë, …
Më shumë...Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë takimit që zhvilloi me Andrew Mitchell, Komisionar i Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës. Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë …
Më shumë...Ministri Reçica ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skendera Reçica, ka pritur në takim lamtumirës Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, të cilën e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin në kuadër të angazhimit të saj në Kosovë. UNDP është duke ndihmuar Kosovën në forma të ndryshme për çka …
Më shumë...LUMI “LEPENC” ME PAMJE TË RE, TANI EDHE ME TROFTË
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”. Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë. Ministri …
Më shumë...Përkujtohen dëshmorët e kombit të komunës së Skenderajt
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me drejtorët e Komunës, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, familjarët, asamblistët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve të lirisë, në përkujtim të 20 – vjetorit …
Më shumë...Së shpejti do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore të qytetit në Deçan
Tashmë të gjitha procedurat janë mbyllur dhe është nënshkruar kontrata mes Kompanisë ,,Lika Trade SH.P.K,, dhe Komunës së Deçanit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë nënshkruar kontratën në vlerë prej 5.884.040,40 Euro, bashkëfinancim mes Komunës së Deçanit dhe Ministrisë …
Më shumë...Kryetari Ramosaj nënshkruan Marrëveshje financimi për disa projekte me MMPH-në
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar marrëveshje financimi me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për realizimin e disa projekteve kapitale për komunën e Deçanit, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe disa janë projekte të reja. Më saktësisht projektet kanë të bëjnë …
Më shumë...Ministri Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunën e Gjakovës
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Në këtë takim, ministri Gashi e kryetari Gjini kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektet “Renovimi i Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” dhe “Ndërtimi i kompleksit të tenisit në …
Më shumë...Në Rahovec u mbajt stërvitje me nxënës për vetëdijesim dhe mbrojtje nga tërmetet
Me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në bashkëpunim me drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorinë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, është organizuar stërvitja me Simulator (automjet ku simulohet tërmeti), për nxënësit e komunës së …
Më shumë...