Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës; propozimi – vendimi për themelimin e inkubatorit të biznesit; raporti financiar i realizimit të buxhetit Komunal, janar – mars; propozim – vendimin për të hyrë në …
Më shumë...Institucionet
Zhvillohet aksioni i pastrimit të komunës së Skenderajt
Komuna e Skenderajt ka nisur e para në gjithë Kosovën, aksionin e pastrimit në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, më 22 prill. Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, Luan Hasanaj, nga organizata “Let’s do it Kosova”, dhe të tjerët, kanë marrë pjesë në mbjelljen …
Më shumë...Gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit e qetë, kërkohet përkushtim më i shtuar për prerjet ilegale të pyjeve
Në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e dytë e KKSB-së për vitin 2019 (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi). Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSBE, dhe KFOR-i. Fillimisht Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ,njëherit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i …
Më shumë...Kompanitë vendëse interesohen për trajnim të stafit në Qendrën e Trajnimit të KEK-ut
Qendra e Trajnimit që funksionon në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shumë punëtorëve që duan të marrin trajnime profesionale dhe të licencuara ndërkombëtarisht. Drejtori dhe njëkohësisht ekzamineri i kësaj qendre, Safet Imeri thotë se në këtë qendër organizohen edhe trajnime …
Më shumë...Në përvjetorin e rënies janë përkujtuar Heronjtë Sali Çekaj dhe Shefqet Mustafaj
Në përvjetorin e rënies në Altarin e Lirisë janë përkujtuar Heronjtë Sali Çekaj dhe Shefqet Mustafaj, homazhe kan bërë, kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, deputeti Rasim Selmanaj, veteran e invalid të UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Heronjve.
Më shumë...Ekspozitë: Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren
Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, të premtën me datë 19.04.2019 në ora 19:00 në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, hapet …
Më shumë...Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani
Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale në Viti, Organizatave të dala nga Lufta, subjekteve politike, mekanizmave të sigurisë, bashkëqytetar të dëshmorit nga Pozherani dhe qytetarë të tjerë, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në …
Më shumë...Kryetari Kuçi, mori pjesë në konferencën me titull “Adaptimi i Komunave me ndryshimet klimatike” të organizuar nga Komuna e Prizrenit
Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, mori pjesë në konferencën me titull “Adaptimi i Komunave me ndryshimet klimatike” të organizuar nga Komuna e Prizrenit. Në këtë konferencë, Kryetari i Komunës së Junikut shprehi shqetësimin e tij lidhur me vendimet e paligjshme të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si …
Më shumë...Kryetari Jashari priti pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të udhëhequr nga gjenerali Skender Doçi. Fillimisht kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz, dhe më pas janë pritur në sallën e Kuvendit Komunal. …
Më shumë...20-VJETORI I RËNIES HEROIKE TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT, VISAR MUSTAFË HOTI DHE SAFET LATIF LATIFI
Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Visar Hoti dhe Safet Latifi, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka thënë: Të dashur familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, ju që nderoni dëshmorët dhe vlerësoni luftën për çlirim, ju që jeni të gatshëm për të dhënë edhe sot dhe sa herë …
Më shumë...Në Deçan, MKRS do të investojë mbi 650 mijë euro gjatë këtij viti
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Deçanit. Gjatë kësaj vizite ministri ka inspektuar punimet në sallën e sporteve. Po ashtu gjatë kësaj vizite, mes MKRS-së dhe Komunës u nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi për financimin e projekteve: “Stadiumi i qytetit – Deçan”, …
Më shumë...Mbahet takimi konstituiv i Këshillit Ekonomiko-Social
Është mbajtur takimi konstituiv i Këshillit Ekonomiko-Social (KES), me ç’rast janë prezantuar anëtarët e rinj. Në mbledhjen e parë të KES, pas konstituimit të përbërjes së re, u diskutua për funksionalizimin e KES-it me komisionet profesionale me anëtarë të rinj. Me konstituimin e KES-it, ashtu siç edhe është e paraparë …
Më shumë...U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti
Në Viti, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Në fillim të këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar anëtarë e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga Kuvendi Komunal i Vitisë, nga mbledhja …
Më shumë...650 mijë euro nga MKRS do të investohen në vitin 2019 në komunën e Deçanit
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ministrin e Kulturës Kujtim Gashi. Gjatë këtij takimi bashkë kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për investime të përbashkëta në infrastrukturën sportive në komunën e Deçanit. Me këtë rast i pari i Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: ,,Unë bashkë …
Më shumë...Kryetari Haliti në Maqedoninë e Veriut takohet me përfaqësues të komunës partnere nga Krivo Palanka
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aty ata kanë zhvilluar edhe një takim me homologët e tyre nga komunat e Kumanovës dhe Krivo Plankes, me të cilat edhe kanë bashkëbiseduar por …
Më shumë...Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Viti është shënuar kjo datë me aktivitete të ndryshme. Fillimisht është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temë “Trashëgimia kulturore si vlerë dhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor në komunën e Vitisë. Duke folur për qëllimin e tryezës , drejtori …
Më shumë...