Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj sot ka pritur në takim Ambasadoren e Kosovës në Pragë, znj. Albesiana Iberhysaj dhe biseduan për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti i Deçanit, si dhe për projektet dhe punët që i kanë arritur si komunë. Njëkohësisht e përgëzoj Ambasadoren për …
Më shumë...Institucionet
U mbajt takimi i Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Komunën e Rahovecit
I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, z. Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, u mbajt takimi i Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Mekanizmi ka për qëllim të adresojë dhe të trajtojë çështjet e dhunës …
Më shumë...Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti reagon ashpër ndaj Ministrisë së Financave
Që nga data 18 korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunës së Vitisë për shkak të një fature totale prej 744 mijë eurove, e cila rrjedhë nga obligimet e kontratës kolektive (punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe …
Më shumë...Pensionohet mësimdhënësi Sami Selmani nga Vitia
Me rastin e pensionimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias Sami Selmani, i cili ka kontribuar gati 40 vite në fushën e arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lart kontributin e tij në …
Më shumë...Njoftim për bashkatdhetarë nga Komuna e Deçanit
Të dashur bashkatdhetarë, ju ftojmë të merrni pjesë në Debatin Publik për Planin Zhvillimor Komunal, nesër nga ora 10:00, te Qendra Rinore. Idetë, rekomandimet dhe sugjerimet e juaja, do të kontribuojnë në finalizimin e plotë të këtij dokumenti tejet të rëndësishëm të qytetit tonë.
Më shumë...Mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa në Komunën e Skenderajt
Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës, si në vijim: Shqyrtimi i raportit financiar janar – qershor 2024 – Shqyrtimi i raportit të auditimit të Zyrës Kombëtare të …
Më shumë...Festivali Folklorik “Oda e Llapushës” mbahet më 1 dhe 2 gusht në Komunën e Malishevës
Komuna e Malishevës njofton të gjithë qytetarët, artdashësit, rapsodët, shoqëritë kulturo-artistike, ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora se, më 1 dhe 2 gusht 2024 do të mbahet Festivali Folklorik “Oda e Llapushës”- edicioni i nëntë.
Më shumë...Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt
Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe atë nën kryesimin e Bekim Azizit. Ai fillimisht i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Megjithatë para shqyrtimit të pikave …
Më shumë...Kryetari Haliti pret në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Italisë Damiano Baffa
Kryetari i komunës së Vitisë ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Italisë Damiano Baffa, konkretisht Bashkisë së Strigarit, e cila gjendet në provincën San Cosmo të regjionit të Kalabrisë. Kryetari Baffa në takim shoqërohej edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari. San Cosmo …
Më shumë...Ka filluar pastrimi i rrugëve në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit
Ka filluar pastrimi i rrugëve në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit. Sot janë pastruar rrugët në fshatrat Retijë e Ulët, Retijë, Zoqishtë, Hoçë e Vogël, Brestoc dhe Nagac të komunës së Rahovecit.
Më shumë...Kryetari Latifi dhe znj. Jennifer N. Ober mbajtën takimin e pestë të Këshillit publiko – privat
Sot, kryetari Latifi, bashkë me znj. Jennifer N. Ober, drejtoreshë e Projektit për Qeverisjen e Pronës, mbajtën takimin e pestë të Këshillit publiko – privat, në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve” 2024. Së bashku me bizneset, përfshirë ato të mërgatës dhe në pronësi të grave, diskutuan rreth listës së pronave …
Më shumë...U përkujtuan dëshmorët nga Malisheva të rënë në “Betejën e Rahovecit”
Sot, me nderime të larta dhe homazhe, janë përkujtuar dëshmorët nga Komuna e Malishevës, pjesëtarë të njësive të UÇK-së që kanë vepruar në Malishevë dhe që kanë rënë heroikisht në “Betejën e Rahovecit” në korrik të vitit 1998, Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Gani Paçarizi, …
Më shumë...Do të mbahet takim me biznese nga diaspora
Komuna e Ferizajt përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, ju fton të merrni pjesë në tryezën me biznese nga diaspora. Data 2 Gusht 2024 ora 10:30 në Restaurant & Hotel Rubis, Ferizaj.Kjo tryezë ofron një mundësi unike për t’u njohur me projektet e Komunës së Ferizajt, mundësitë …
Më shumë...Komuna e Vitisë mbajti takimin për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027 me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive
Komuna e Vitisë, ka mbajtur dje një takim me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive dhe atë në kuadër të takimeve për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027. Në këtë takim për draft buxhetin e paraparë sipas kufijve fillestar ka folur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha …
Më shumë...Edhe një fushë sportive bashkëkohore u përurua në Dobidol të Rahovecit
Sonte, kryetari Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës, nxënës e qytetarë, në hapësirën e ShFMU “Rudolf Walther”, paralelja e ndarë në Dobidol, përuruan tri investime shumë të rëndësishme për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët e këtij fshati: mjediset sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë …
Më shumë...Filloi asfaltimi i rrugës “Habib Berisha” në Malishevë
Sot ka nisur asfaltimi i rrugës “Habib Berisha” në Malishevë, një projekt kyç në kuadër të realizimit të projektit “Malisheva Urbane”. Ky projekt përfshin ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme në qytet dhe është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës në qytetin e Malishevës. Në ceremoninë e fillimit të …
Më shumë...