Institucionet

Kryetari Muharremaj, interesohet për ruajtjen dhe mos dëmtimin e lisave në stazën e ecjes

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në mëngjes ka ftuar zyrtarë dhe përgjegjës të Ekonomisë së pyjeve, si dhe ekspert të kësaj fushe me të cilët ka biseduar rreth ruajtjes dhe mos dëmtimit të lisave në stazën e ecjes, e cila ka filluar të ndërtohet. Kryetari Muharremaj së bashku …

Më shumë...

Kryetari Haliti nderoi me dekoratë përfaqësuesit e Shoqatës së Mërgimtarëve të Skifterajt për kontribut në mbështetje të projekteve në fshat

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim një grup të mërgimtarëve dhe përfaqësues të fshatit Skifteraj, me ç’rast kanë biseduar për ecurinë e projekteve në këtë lokalitet, planeve në të ardhmen e në veçanti për funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili për vite të …

Më shumë...

Filloi fushata sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Ferizajt, nga dita e hënë ka filluar një fushatë sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë. Hapjen e kësaj fushate e bëri e para e Drejtorisë së Financave Sebahete Ajeti-Sadiku e shoqëruar nga drejtorët e Drejtorive komunale. Sipas drejtoreshës së Financave, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim të …

Më shumë...

LEKAJ MERR NË DORËZIM ZYRËN PËR MONITORIM TË TË DREJTAVE TË PASAGJERËVE BRENDA AEROPORTIT “ADEM JASHARI”

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me ç’rast u prit nga Anëtari i Bordit të Drejtorëve njëherit edhe Kryeshef Ekzekutiv i këtij aeroporti, Haldun Firat Kokturk, me të cilin bisedoi për mundësitë e avancimit të  shërbimeve për pasagjerëve. Ministri Lekaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv …

Më shumë...

MKRS-ja do të investojë 800 mijë euro në Dragash

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Komunën e Dragashit ku është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Shaban Shabani. Nën shoqërimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Regjioni i Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, Duda Balje dhe Nezir Çoçaj, ministri Gashi e kryetari Shabani …

Më shumë...

Aksion i madh vullnetar për rregullimin e kopshtit të fëmijëve “Gezimi Ynë” në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nisur një aksion vullnetar të cilit u janë bashkangjitur rreth 100 vullnetar përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve, diasporës, bizneset, prindër e qytetarë. Ata këtë fundjavë ja kanë kushtuar vullnetarizmit duke rregulluar kopshtin e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti. Përndryshe në objektin e …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar edhe një projekt të rëndësishëm për sektorin e Arsimit

Programi ASSET i USAID-it dhe Komuna e Vitisë kanë nënshkruar një memorandum për projektin për rregullimin e Qendrës së Karrierës dhe Ndërmarrësisë në Gjimnazin”Kuvendi i Lezhës” në Viti. Ky projekt do ti ndihmon Komunës së Vitisë, konkretisht të rinjve që të përgatitën për jetë dhe punë, të lidhën mes veti …

Më shumë...

Filloi rregullimi i trotuarit në Dragobil

Në Dragobil të Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës kryesore në fshat, përkatësisht në rrugën e cila mban emrin “Rruga e UÇK-së”. Fillimin e punimeve të trotuarit në fshat, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar …

Më shumë...

U mbajt takim me bashkatdhetar dhe dëgjim publik rreth buxhetit për vitin 2019

Në kuadër të ditëve të diasporës, në Junik është mbajtur takim me bashkatdhetar dhe dëgjim publik për buxhetin e viti 2019. Në këtë takim kryetari i komunës së Junikut  Agron Kuçi, shpalosi disa nga planet të cilat i ka komuna e Junikut për të ardhmen siç janë asfaltimi i rrugës …

Më shumë...

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Skenderaj

Komuna e Skenderajt po vazhdon rregullimin e sistemit të infrastrukturës rrugore në territorin e saj, nëpërmjet projekteve të financuara nga niveli qendror por edhe nga buxheti komunal, me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve. Në këtë mënyrë, ka hyrë në fazën përfundimtare projekti rrugor Klinë e Poshtme – Prekaz, …

Më shumë...

MINISTRI LEKAJ NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KRYETARIN E ZUBIN POTOKUT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte të kësaj komune. Vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro dhe janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe të turizmit të kësaj ane, …

Më shumë...

NËNSHKRUHET MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR NDËRTIMIN E RRUGËS NË GJURGJEVIK TË MADH TË KOMUNËS SË KLINËS

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën …

Më shumë...

Nga shtatori, Komuna e Ferizajt ul shkallën e tatimit në pronë për 10%

Që nga shtatori i këtij viti Komuna e Ferizajt do ta ul shkallën e tatimit në pronë në masën 10 për qind. Kështu u ka thënë përfaqësuesve të bizneseve gjatë një takimi, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku. Ajo ka shtuar se kjo përbën një zotim të Kryetarit të …

Më shumë...

Themelohet komisioni komunal për vlerësimin e punimeve në Stadiumin “Ismet Shabani” dhe vlerësimin e punëve në Qendrën Rinore dhe Kinema

Paraditen e së premtes, qeveria lokale në Ferizaj, mbajti mbledhjen e rregullt javore. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh të menaxhimit me sektorët komunale, në veçanti diskutimet publike me qytetarë për hartimin e projektbuxhetit për vitet 2019-2021, aktivitetet e organizuara në kuadër të “Ditëve të Diasporës” si dhe …

Më shumë...

Nisin punimet në realizimin e projektit “Shtigjet e Ecjes” në qytetin e Rahovecit

Gjatë ditës së premte, kanë nisur punimet në realizimin e njërit ndër projektet me më interes për qytetarët e Komunës së Rahovecit “Shtigjet e Ecjes”. Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Pas fillimit të punimeve Kryetari Latifi tha …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit dhe GZI, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani edhe të Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Kai Hofman, menaxheri i programit KEEP të GIZ-it, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi  për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”, në kuadër të Projekti i Kosovës …

Më shumë...