Lajmet

ATK-ja ua ka rikujtuar afaristëve, se në bazë të ligjit detyrohen të deklarojnë realisht tatimet e kontributet pensionale

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar personave të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe kontributet pensionale në mënyrë reale. Sipas njoftimit, aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te kategoritë si: nëndeklaruesit e pagave të …

Më shumë...

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 10 raste të reja, janë shëruar 5 të infektuar

Covid

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 254  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 10 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …

Më shumë...

Sot në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfundon punimet dita e dytë dhe e fundit e Samitit, Ballkani i Hapur

Sot në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfundon punimet dita e dytë dhe e fundit e Samitit, Ballkani i Hapur

Sot në  qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut,  po i  vazhdon punimet dita e dytë dhe e fundit e  Samitit, Ballkani i Hapur. Përveç ambasadorit amerikan në Beograd, Kristopher Hill, që mori pjesë në takimet e djeshme, samitit  iu bashkua virtualisht edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryeministri …

Më shumë...

Diplomati, Gabriel Escobar, konsideron se secila iniciativë si Ballkani i Hapur duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet në nivel të njëjtë

Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin të gjitha iniciativat për afrim ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ai duke folur para pjesëmarrëse të “Ballkanit të hapur” që u mbajt në Ohër te Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo iniciativë duhet …

Më shumë...

Oliver Varhleyi: Ballkani i hapur është iniciativë e nisur nga vet rajoni, dhe jo nga BE-ja, as Amerika

Oliver Varhelyi: Komisioni evropian ka vlerësuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi ka deklaruar se “Ballkani i hapur” është iniciativë e nisur nga vet rajoni, dhe jo nga BE-ja, as Amerika. Në samitin e sotëm në Ohër, ai ka deklaruar se kjo nismë e qon Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian. “Iniciativa ‘Ballkani i hapur’ …

Më shumë...

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe tatimin mbi produktet bazike për pesë muaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe tatimin mbi produktet bazike për pesë muaj. Lekaj thotë se reagimi i Qeverisë, në këtë kohë krize as që shihet. Kryeministri është ne ekskursion e ministrat e dikasterëve ekonomike janë të padukshëm. Madje për secilin propozim, iniciativë …

Më shumë...

Ballkani i hapur një krijesë koti që nuk zgjidh asnjë problem të Kosovës, madje as pranimin formal nga Serbia

Kryeministrit më të suksesshëm të Shqipërisë  dhe më jetëgjatë në qeverisje, pas Enver Hoxhës, z. Edi Rama do të duhej t i bëhej më e qartë  se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, që paraprakisht nënkupton kërkesën për falje kolektive të gjithë shqiptarëve, lidhur me  krimet serbe në Kosovë, pa …

Më shumë...

Dritan Abazoviq: Mali i Zi nuk po i bashkohet nismës, “Ballkani i Hapur”, aktualisht jemi në pozitë të vëzhguesit

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po merr pjesë për herë të parë në takimet e forumit “Ballkani i Hapur” që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit. “Nuk po shkojmë në Ohër …

Më shumë...

Eduard Jozef: Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës Ballkani i Hapur

Edward Joseph

Ligjëruesi i  Universitetit “Xhon Hopkins”  në Uashington, z.  Eduard Jozef ka vlerësuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës ‘Ballkani i Hapur’. Ashtu si falënderimi që shkon për Alekander  Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen …

Më shumë...

Betim Gjoshi: Qeveria Kurti, prodhuesve vendorë nuk po iu krijon lehtësira as mallrave serbe vështirësira për të hyrë në Kosovë

Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti prodhuesit vendorë i mashtroi duke iu thënë se është çështje ditësh apo javësh, por kurrsesi muajsh, kur do ta marrë vendimin për reciprocitet me Serbinë. “Tani që është kryeministër e ka harruar moton,  ‘Duaje Tënden’ dhe ia ka hapur …

Më shumë...

Shefi i BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Biseda u zhvillua me iniciativën e Borrellit, i cili i tha Vuçiqit se përpara i pret një punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. “Ne duam të llogarisim te Serbia …

Më shumë...

Eprori i lartë i LKÇK-së e më pas i UÇK-së, Fatmir Humolli nuk e përjashton mundësinë e dorëheqjes nga Vetëvendosja

Fatmir Humolli

Eprori i lartë i LKÇK-së e më pas i UÇK-së, Fatmir Humolli nuk e përjashton mundësinë e dorëheqjes nga Vetëvendosja. Luftëtari i lirisë, Humolli ka thënë se dorëheqja e tij mund të ndodh  nëse partia nuk punon në të mirën e qytetarëve. Madje, ai ka folur edhe për ministrin e …

Më shumë...

Arben Gashi: Qeveria ende nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria ende nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Sipas Gashit, zgjidhja për ta duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore. “Rreth 35 mijë njerëz  janë nxjerrë nga …

Më shumë...

Kryeministri, Edi Rama, po qëndron në Ohër, ku sot pritet të mbahet takimi në forumin “Ballkani i Hapur”

Kryeministri, Edi Rama, po qëndron në Ohër, ku sot pritet të mbahet takimi në forumin “Ballkani i Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një foto ku shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill. Ai ka shkruar se ndien kënaqësi për vendosjen  në Ohër, dhe takimin me kryeministrin, Dritan Abazoviq i cili sot fut …

Më shumë...

Visar Ymeri: Ideja e Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Analisti, Visar Ymeri, ka deklaruar se ideja e nismës së Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit dhe nëse kundërshtohet kjo iniciativë nga Qeveria e tanishme duhet të ketë argumente të qëndrueshme. Ymeri, për iniciativën e Ballkanit të Hapur, ka thënë se procesi i Berlinit dhe kjo nismë …

Më shumë...

Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku pritet të bisedojë për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina

Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku ai pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina. Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës. Turqia ka ofruar që të përcjellë anijet nga …

Më shumë...