Lajmet

KFOR-i dënoi ashpër sulmet kundër Policisë së Kosovës dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur atë në rast nevoje

Nga 30 gushti e deri më 8 shtator KFOR-i do të mbajë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale

Misioni i KFOR-it ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës sot në veri të vendit dhe ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse u kërkohet. Një zyrtar i KFOR-it ka thënë se presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet. “Misioni …

Më shumë...

Gjeneral Kadri Kastrati: Sulmet kundër Policisë në Veri të Kosovës e kanë burimin në Beograd

Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me seli në Hagë, fton për hetime ish-komandantin e FSK-së Kadri Kastrati

Duke folur për sulmet kundër policisë së Kosovës, në veri të vendit Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral, Kadri Kastrati, thotë se këto sulme e kanë burimin në Beograd. mendoj se ky është lloj revanshizmi i Beogradit, apo iu është dhënë leje serbëve në Kosovë që të përdorin më shumë armë dhe …

Më shumë...

Ambasadorja Yuri Kim u ka bërë thirrje atyre që po minojnë reformën në drejtësi, t’i ndalojnë shpifjet dhe kërcënimet

Yuri Kim:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje të  gjithë atyre që po minojnë reformën në drejtësi, të ndalojnë shpifjet dhe kërcënimet. Zonja  Kim është treguar e ashpër me ata që po shtojnë përpjekjet për të penguar Vetting-un në drejtësi në një kohë kur reforma po jep gjithnjë e më …

Më shumë...

Kremlini zyrtar kërcënon anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO me pasoja negative për paqen në Evropën Veriore

Leonid Isajev: Përse Rusia nuk iu kundërpërgjigj me armë sulmeve të Amerikës në Siri?

Kremlini zyrtar deklaron se anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës në NATO do të kishte pasoja negative për paqen dhe stabilitetin në Evropën Veriore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, në deklaratën e saj me shkrim ka vlerësuar mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës …

Më shumë...

Rrjeti i Grave të Kosovës dënon gjuhën diskriminuese të Halil Matoshit

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës për të disatën herë përsërit thirrjen për ndërprerjen e gjuhës diskriminuese e mizogjeniste ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje. Së fundi, analisti politik, Halil Matoshi, në një debat televiziv është drejtuar me gjuhë diskriminuese Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavcit. nGjuha …

Më shumë...

PDK-ja e konsideron të papranueshëm diskriminimin që Qeveria Kurti po ua bën veteranëve të UÇK-së

PDK

Qeveria i përjashtoi veteranët nga rritja, pagat të jenë në nivelin e pagës minimale Ditë më parë, në vendimin për ta bërë pagën minimale në 250 euro, Qeveria Kurti i ka përjashtuar tërësisht veteranët. “Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdojnë të mbesin të diskriminuar, të përbuzur dhe …

Më shumë...

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 22 raste të reja, janë shëruar 20 të infektuar

COVID

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  888  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 22 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, ka fajësuar Serbinë lidhur me sulmin e sotëm kundër policisë së Kosovës në veri të vendit

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kurti, duke folur lidhur me  sulmet ndaj policisë, është cituar të ketë deklaruar  për tre ditë rresht, sulmet në drejtim të Kosovës  vijnë nga ana e territorit serb. “Për tre ditë rresht oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Sulmet kriminale mbi Policinë e Kosovës në veri të vendit janë alarm për të gjithë

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të policisë në veri të vendit. Ai ka thënë se akte të tilla kriminale duhet të jenë alarm për të gjithë. “Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.  …

Më shumë...

Zyra e BE-së, në Prishtinë dënoi ashpër sulmin e dhunshëm kundër një patrulle të Policisë së Kosovës, në Zubin Potok

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin e  dhunshëm kundër  një patrulle të Policisë së Kosovës në komunën e Zubin Potokut”, sot në orët e hershme të 15 prillit. “Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”, thuhet …

Më shumë...

Rashit Qalaj: Një kohë të gjatë që Serbia është duke u furnizuar me lloje të ndryshme të armatimit

Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se ka një kohë të gjatë që Serbia është duke u furnizuar me lloje të ndryshme të armatimit dhe kjo është sinjal i keq për regjionin. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka nevojë të pajiset me armatim modern, duke përmendur …

Më shumë...

LDK-ja ka shprehur shqetësime në lidhje me raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, duke e specifikuar përpjekjet  për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare. Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, tha se liria e shprehës shpesh herë është cenuar …

Më shumë...

Edi Rama: Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë nga Azerbajxhani

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, gjatë qëndrimit në Azerbajxhan deklaroi se do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme …

Më shumë...

Sot në orën 7 e 40 është kryer një sulm tjetër në drejtim Policisë së Kosovës në veri të vendit

Sot në orën 7 e 40 është kryer  një sulm tjetër në drejtim të dy  veturave të policëve të Kosovës, të  kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Sulmi ka ndodhur me granatë dore dhe një automatik. Ky akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enverin, i vrarë më 15 prill të vitit 2005

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enverin, i vrarë më 15 prill të vitit 2005

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enverin, i cili u qëllua me armë zjarri më 15 prill të vitit 2005 nga persona të panjohur. “Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët …

Më shumë...

Dmitry Medvedev: Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Baltikun, ekuilibri duhet të rivendoset

Dmitri Medvedev

Kremlini zyrtar konsideron se Rusisë do t’i duhet të forcojë mbrojtjen e saj në Detin Baltik, duke përfshirë “një rritje të kapaciteteve bërthamore”, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s. Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do t’i bënte, po të mos ishim  të …

Më shumë...