Lajmet

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar për kontributin e tyre mërgatën tonë në SHBA

Kryeministri Albin Kurti, ka falënderuar për kontributin e tyre për Kosovën mërgatën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë bisedës së zhvilluar me ta, ai ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së tij ka shënuar përparim në fusha të shumta. “Vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga shpërthimi në Zveçan ka vetëm dëme materiale

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga shpërthimi në Zveçan ka vetëm dëme materiale. Duke folur për këtë shpërthim, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. “Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës …

Më shumë...

Limaj: Keqqeverisja e kryeministrit Kurti do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka tërhequr vërejtjen se keqqeverisja e kryeministrit Albin Kurti do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme. Ai ka theksuar më tutje se kjo qeveri është e shquar me politika populiste. “Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë …

Më shumë...

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e OKB-së, tha se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, theksoi rëndësinë e Kosovës si një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar duke bërë thirrje  që të mos mbahet peng nga pretendime dhe justifikime të rreme. Rama i …

Më shumë...

Pavarësisht kërkesës unanime ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, Qeveria Kosovës nuk sa bërë asnjë hap

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Pavarësisht kërkesës së fundit nga aleatët ndërkombëtarë drejtuar  Qeverisë së Kosovës që të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një gjë e tillë sipas analistëve nuk do të ndodh. Nëse kryeministri Albin Kurti do të dërgonte draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në …

Më shumë...

Miroslav Lajcak takon Albin Kurtin me zyrtarët e lartë amerikanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka mbajtur një takim me Kryeministrin Albin Kurti, në prani të Ndihmës Sekretarit për Çështje Evropiane, James O’Brien, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Lajcak njoftoi se biseda u fokusua në mënyrat për të çuar përpara dialogun …

Më shumë...

Ambasadori Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, është çelës lidhur me përfitimet nga Plani i Rritjes së BE-së

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë. Rohde theksoi se ky përkushtim është një hap vendimtar për të siguruar disbursimin e parë të fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së. Mirëpres përkushtimin e …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Kosova do të nisë zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit në qeverinë e ardhshme

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në qeverinë e ardhshme Kosova do të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit. Në një postim, Hoti theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të përqendrohet në nisjen e investimeve të mëdha në sektorin e energjisë, ndërtimin e autostradave …

Më shumë...

Sot u nda nga jeta, Gjenerali i UÇK-TMK-FSK-së, veprimtari i mirënjohur, Imri Ilazi – Komandant Ferri

Sot u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë – Imri Ilazi – Komandant Ferri. Lajmin mortor e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të …

Më shumë...

Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes,  Mimoza Kusari-Lila, dhe kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq. Haxhiu theksoi se pas publikimit të bisedës ku përmendet edhe ai, zonja Kusari ka tentuar të kontaktojë me të, por ai …

Më shumë...

Muhamet Hamiti: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk dallojnë në politikat e tyre, për izolimin e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se të dy ndajnë të njëjtën qasje politike. Hamiti reagoi pas deklaratës së Osmanit, e cila pranoi se edhe pse mund të ketë dallime në qasjen me Kurtin, në interesat afatgjata të …

Më shumë...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmin verbal të kryeministrit Kurti kundër medieve në vendin tonë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin më të fundit kundër  mediave,  nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në reagim është shprehur shqetësimi për akuzat e pabazuara të Kryeministrit, i cili pretendon se mediat “paguhen nga regjimet e kaluara” për prodhimin e lajmeve të rreme lidhur me Byronë për …

Më shumë...

KMDLNj kritikon vizitën e ministrit danez të drejtësisë për legalizimin e dy sistemeve korrektuese në Kosovë

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj vizitës së Ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard, në Kosovë. Vizita shënoi fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit, ku do të vendosen të dënuarit e dëbuar nga Danimarka, të gjithë nga vende të …

Më shumë...

Shoqëria civile dhe opozita alarmojnë për zgjatjen e mandatit të ushtruesve të detyrës në administratën publike

Shoqëria civile dhe opozita kanë ngritur shqetësime lidhur me vazhdimin e mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrash në administratën publike, përtej afatit ligjor të përcaktuar. Iniciativa CorrWatch ka raportuar se, që nga 26 shtatori 2024, pozitave me ushtrues detyre u ka skaduar mandati sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë. Sipas …

Më shumë...

Anglezët përdorin për herë të parë korridorin strategjik Adriatik-Deti i Zi, për vendosje të trupave, në Kosovë

Ushtarët anglezë kanë bërë histori duke u bërë trupat e para të NATO-s që kanë arritur në Kosovë përmes korridorit të ri strategjik Adriatik-Deti i Zi, i njohur si “Korridori i 8-të”. Ky korridor, i projektuar për të përshpejtuar dërgimin e trupave, kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, …

Më shumë...

Barometri Ballkanik: Kosova e para në rajon për  braktisjen e vendlindjes nga qytetarët e saj, e dyta Shqipëria

Barometri Ballkanik, duke ofruar shifra sa i takon emigracionit, mbështetur në  një anketë publike ka nxjerrë përfundime se , 16% e qytetarëve në Shqipëri kanë bërë plan për të emigruar dhe po ashtu edhe 20% e shqiptarëve në Kosovë e kanë një plan të tillë. Kështu bën me dije publikimi, i …

Më shumë...