Lajmet

Ramush Haradinaj: Kosova duhet ta shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të mbahen më 3 prill. Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë, duke shtuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar si të paaftë dhe arrogante qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit, Albin Kurti

Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar  si të paaftë dhe arrogante qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Ai në një konferencë për media ka thënë se në 12 muajt, Qeveria Kurti është përcjellë me populizëm dhe arrogancë. Sipas tij, Qeveria Kurti ka braktisur kauzat fundamentale që i proklamonte …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Një vit paaftësi e Qeverisë Kurti, në dëm të shtetit dhe të qytetarëve

Memli Krasniqi

 Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të paaftë, jokompetente dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, qeverisjen një vjeçare të Albin Kurtit. “Ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë performanca e dobët në realizimin e objektivave të saj. Karakteristika themelore …

Më shumë...

Mali i Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Podgoricë, për hapjen e tri qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi

Qyteti i Tuzit në Mal të Zi në vitin e ardhshëm merr statusin e komunës

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën zyrtare të Serbisë për hapjen e tri qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit, ka bërë të ditur kryeministri, Zdravko Krivokapiq, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë proserbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti nuk ka qëndrim të prerë për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ashtu sikur i kundërshtoi Mali i Zi

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, pati  një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. Bëhet e ditur se gjatë bisedës u diskutua për situatën në rajon dhe sigurinë e rajonit pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Republika e Kosovës që nga fillimi ka …

Më shumë...

Qeveria ka paralajmëruar rritjen e pagave minimale në vend, por jo edhe rritjen e pagave të kategorive të luftës së UÇK-së

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Rritja e pagës minimale në Kosovë,  që është paralajmëruar nga Qeveria, nuk përfshin edhe pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Propozimet për pagën minimale me numra i ka paraqitur vet ministri i Financave, por nuk ka vepruar njëjtë me …

Më shumë...

Nuredin Ibishi: Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, ku kundërshtohet mbajtja e votimeve të Serbisë në Kosovë

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kryeministri,  Albin Kurti, duhet të qartësojë qëndrimin e tij para këtyre zgjedhjeve, duke mos pritur momentin e fundit. Qeveria ende nuk po deklarohet përfundimisht lidhur me këto zgjedhje. Vuçiqi po çon jo vetëm deklarata por edhe kërcënime ndaj autoriteteve të Kosovës …

Më shumë...

Përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë shënuan Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë shënuan Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Resurset pyjore të Kosovës në politikat institucionale janë vendosur si një prioritet kombëtar, të cilat janë edhe një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes avancimit të politikave të duhura pyjore dhe realizmit të një sërë projektesh, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku edhe më …

Më shumë...

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, u prit në takim nga kryeministri, Albin Kurti dhe Ministrja, Albulena Haxhiu

Albert Zogaj

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, u prit në takim sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor, si dhe rritjes së dinamikës …

Më shumë...

Kryesia e Kuvendit më 24 mars mbanë seancë, me rastin e 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Kuvendi i Kosovës

Të enjten, më 24 mars 2022, në orën 11:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë solemne, në shënim të 23-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe. Ndërkaq në orën 13:00, do të mbahet seancë e rregullt plenare.  Kështu vendosi Kryesia …

Më shumë...

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetari të Partisë Demokratike

Në mbledhjen me grupin parlamentar dhe kryesinë, Basha tha se ka marrë vendimin të bëjë një hap pas, duke u tërhequr nga posti i kryetarit por do të vazhdojë të punojë për ringritjen e PD-së dhe bashkimin e demokratëve, por në asnjë moment nuk e përmendi Berishën. “25 prilli ishte …

Më shumë...

Amerika mirëpret aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por sqaron se përpjekjet për anëtarësim kërkojnë një qasje afatgjate

NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por kërkesat për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjate dhe të kujdesshme, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. “Kosova mund ta dëshmojë më së miri gatishmërinë e saj për …

Më shumë...

Kremlini ngriti notë proteste kundër ambasadorit amerikan në Rusi, Sullivan pas shpalljes së Vladimir Putinit “kriminel lufte”

Vladimir Putin

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Rusi, John Sullivan, pas deklaratave të kryetarit amerikan,   Joe Biden, i cili e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “kriminel lufte” për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ministria  ruse  përmes një deklarate më 21 mars lëshoi …

Më shumë...

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar Arta Balajn, drejtoreshë të Kulturës për këtë komunë

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar Arta Balajn, drejtoreshë të Kulturës për këtë komunë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar sot, Arta Balajn si drejtoreshë e Kulturës për këtë komunë. Uran Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë …

Më shumë...

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 26 raste të reja, janë shëruar 45 të infektuar

Covid

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  970   testime  sa janë bërë në nivel vendi, 26  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është …

Më shumë...

Gjyqtari i Gjykatës Speciale pyet Prokurorinë se a mund të përfundojnë hetimet kundër krerëve të UÇK-së, deri më 6 maj

Gjykata Speciale

Në konferencën e 11-të për ecurinë e çështjes në rastin e pretenduar penal kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e paraparë që të mbahet më 24 mars, gjyqtari do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit  ta njoftojë nëse mund të përfundojnë hetimet deri më 6 maj. …

Më shumë...