leoni

Lajmet

Sot arrijnë në Kosovë për një vizitë pesë ditore, diplomati amerikan Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajcak

Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Sot arrijnë për një vizitë pesë ditore, në vendin tonë, i dërguari Special  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Takimi i dy diplomatëve më të lartë të Amerikës dhe BE-së, me autoritetet e larta të …

Më shumë...

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, edhe kësaj radhe, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, edhe kësaj radhe, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së

Përmes një postimi të tij në 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve në Rugovë të Hasit, Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë,  Alejandro Greco ai ka shkruar: “Të gjithë motrat e vëllezërit shqiptarë: Përkujtojmë përvjetorin e 23-të, më 27, 28 dhe 29 janar të 1999, ku ranë 21 luftëtarë dhe eprorë të …

Më shumë...

Në 25-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e parë të UÇK-së: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

23 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Në 25-vjetorin e rënies, me aktivitete të ndryshme tematike e përkujtimore sot  përkujtohen me nderim e respekt, dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.  Më 31 janar të vitit 1997, ata kanë rënë në një pritë të Policisë serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Zahir …

Më shumë...

Lajçak: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet dhe Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e veta për të

Lajcak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar për mediet se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet. Askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republikë Serbe” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Ndiej keqardhje për atë që ka ndodhur me policin dhe marr përgjegjësinë për incidentin

KMDLNJ: Në protestën e organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike morën pjesë mbi 3000 qytetarë

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur pas ndodhisë në  protestën e ditës së shtunë  ku ai goditi me shuplakë një zyrtar policor. Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin. Tutje Molliqaj ka shpjeguar situatën …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Nuk ka ndonjë argument shkencor që ka arritur në përfundim se ora policore mbron nga infektimi

Sazan Ibrahimi

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka deklaruar se ora policore si masë anti-COVID nuk është duke dhënë rezultat. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi thotë se ora policore nuk është një zgjidhje dhe se nuk është duke dhënë një rezultat qysh kur kanë qenë rastet e pakta me të infektuar. …

Më shumë...

Vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur revoltë të fuqishme popullore, në Kanada

Vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur revoltë të fuqishme popullore, në Kanada

Vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur revoltë popullore  në Kanada. Disa qindra drejtues kamionësh kanë ‘marshuar’ në kryeqytet me mjetet e tyre. Ata iu kanë drejtuar Parlamentit dhe mandej kanë marshuar në qytet si formë proteste, veçanërisht ndaj pasaportës së vaksinimit, me flamuj kanadezë e banderola me thirrje për liri dhe …

Më shumë...

Turqia vazhdon të interesohet e të kërkojë të drejtave e turqve në Trakinë Perëndimore

Turqia vazhdon të interesohet e të kërkojë të drejtave e turqve në Trakinë Perëndimore

Turqia ka njoftuar se do të vazhdojë të jetë një “kërkuese e pathyer” e të drejtave të turqve të Trakisë Perëndimore dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë të gjithë popullit që punon me përkushtim për përdorimin e këtyre të drejtave. Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një mesazh mbështetës në …

Më shumë...

IKSHPK ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat antikovid

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat antikovid. “Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund …

Më shumë...

Sot në 32-vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu

Sot në 32-vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot në 32 vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, të cilët ranë më 30 dhjetor të vitit 1990, në qendër të Malishevës, gjatë protestave të atij viti, kundër regjimit. Në këtë përkujtim, kryetari …

Më shumë...

Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj paralajmëron protesta dhe aksione tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protesta dhe aksione tjera kundër shtrenjtimit të rrymës. “Të dëgjohet vullneti i qytetarëve, të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës. Pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë. Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë …

Më shumë...

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 2 mijë e 390 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 281 të infektuar

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  10 mijë 336  testime  sa janë kryer  në nivel vendi, 2 mijë e 390 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë …

Më shumë...

Stoltenberg: Nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s, në Ukrainë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet. “Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka …

Më shumë...

Lëvizja për Bashkim: ZRRE dhe Qeveria ende kanë kohë për përmirësimin e gabimeve të tyre ndaj qytetarëve

Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim ka shprehur qëndrimin e saj për situatën energjetike të krijuar në vendin tonë, pas paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë dhe ka konstatuar se ZRRE dhe Qeveria ende kanë kohë për përmirësimin e gabimeve të tyre ndaj qytetarëve. “Kosova po përballet me një krizë energjetike si …

Më shumë...

Çeku: Mund të ketë rritje të çmimit të rrymës për biznese por jo edhe për ekonomitë familjare

Ish ministri i Energjisë dhe Minierave nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Et’hem Çeku, ka deklaruar se mund të ketë rritje të çmimit të rrymës për biznese por jo edhe për ekonomitë familjare. Gjatë intervistës të dhënë për “Kosovapress” ai ka deklaruar se ka fajësuar të gjitha partitë …

Më shumë...

SHVL-UÇK ka kërkuar përgjegjësi për rastin e pjesëtarit të UÇK-së, tashmë i ndjerë, Rexhail Qerimi

Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë kërkuar përgjegjësi rastin e pjesëtarit të UÇK-së, tashmë i ndjerë, Rexhail Qerimit, për të cilin u raportuar se u gjetë i vdekur në burgun e Shkupit. Në reagim thuhet se “fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur për balljen …

Më shumë...